bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Genesis 48
Genesis 48
Albanian 2018
← Chapter 47
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 49 →
1
Pas këtyre ngjarjeve Jozefin e njoftuan se i ati ishte sëmurë. Atëherë Jozefi mori me vete të dy bijtë, Manaseun dhe Efraimin.
2
Kur i treguan Jakobit se po vinte biri i tij, Jozefi, mblodhi forcat dhe u ul mbi shtrat.
3
Pastaj i tha Jozefit: «Perëndia i gjithëpushtetshëm m'u shfaq në Luz, në tokën e Kanaanit, e më bekoi.
4
Ai më tha: “Ja, unë do të të shtoj, do të të shumoj e do të të bëj një shumicë popujsh. Këtë tokë do t'ua jap pasardhësve të tu si pronë të përjetshme”.
5
Tani pra, të dy bijtë e tu, Efraimi dhe Manaseu, që të lindën në tokën e Egjiptit para se unë të vija këtu, do të jenë bijtë e mi ashtu siç janë Rubeni dhe Simeoni.
6
Ndërsa bijtë e lindur pas tyre do të jenë të tutë dhe, për nga trashëgimia, do të thirren sipas emrit të Efraimit e Manaseut,
7
sepse Rakela më vdiq rrugës kur po vija nga Padani. Ajo vdiq në tokën e Kanaanit, kur ishim ende larg Efratës, dhe unë e varrosa aty, rrugës për në Efratë, ku është Betlehemi».
8
Kur Izraeli i pa bijtë e Jozefit, tha: «Kush janë këta?».
9
Jozefi iu përgjigj të atit: «Janë bijtë e mi që Perëndia m'i dha në këtë vend». Atëherë Jakobi i tha: «M'i sill pranë që t'i bekoj».
10
Izraelin e kishin lënë sytë për shkak të pleqërisë e nuk mund të shikonte më. Jozefi i afroi të bijtë dhe Jakobi i puthi e i përqafoi.
11
Izraeli i tha Jozefit: «Kurrë nuk e prisja të të shihja, por ja, Perëndia më ka lejuar të shoh edhe pasardhësit e tu!».
12
Jozefi i mori të bijtë nga prehri i të atit e u përkul me nderim gjer në tokë.
13
Pastaj i mori të dy dhe ia afroi Jakobit. Efraimin e vuri në të djathtë të vetes, që ishte në të majtë të Izraelit, ndërsa Manaseun e vuri në të majtë të vetes, që ishte në të djathtë të Izraelit.
14
Por Izraeli shtriu dorën e djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit, më të voglit. Ndërsa dorën e majtë e vuri mbi kryet e Manaseut. Kështu, ai i kryqëzoi duart, ndonëse Manaseu ishte i parëlinduri.
15
Atëherë e bekoi Jozefin e tha: «Perëndia, në praninë e të cilit jetuan etërit e mi, Abrahami e Isaku, Perëndia që ka qenë bariu im gjatë tërë jetës sime deri më sot,
16
engjëlli që më shpengoi nga çdo e keqe, ai i bekoftë djemtë. Në ta u përmendtë emri im dhe emri i etërve të mi, Abrahamit e Isakut. U shtofshin e u shumofshin mbi tokë!».
17
Kur Jozefi pa se i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kryet e Efraimit, nuk i erdhi mirë. Ia kapi dorën të atit për t'ia hequr nga kryet e Efraimit e për t'ia vënë mbi krye Manaseut.
18
I tha të atit: «Jo kështu, ati im! Ky është i parëlinduri. Vëre dorën e djathtë mbi kryet e tij!».
19
Por i ati e kundërshtoi e i tha: «E di biri im, e di! Edhe ai do të bëhet një popull i madh. Megjithatë vëllai i tij i vogël do të bëhet më i madh dhe pasardhësit e tij do të bëhen mori kombesh».
20
Atë ditë Jakobi i bekoi e u tha: «Në emrin tuaj Izraeli do të bekojë duke thënë: “Të bëftë Perëndia si Efraimi e Manaseu!”». Kështu, ai e vuri Efraimin para Manaseut.
21
Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Ja, unë po vdes, por Perëndia do të jetë me ju e do t'ju kthejë në tokën e etërve tuaj.
22
Unë po të jap një pjesë më tepër se vëllezërit e tu, pjesën që mora nga dora e amoritëve përmes shpatës dhe harkut tim».
← Chapter 47
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 49 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50