bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Genesis 27
Genesis 27
Albanian 2018
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 28 →
1
Kur Isaku u plak dhe e lanë sytë aq sa nuk shihte më, thirri Esaun, birin e tij të madh, e i tha: «Biri im!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam».
2
Isaku tha: «Ja, u plaka e nuk e di kur do të vdes.
3
Merr armët, kukurën e harkun e dil për gjah në fushë.
4
Pastaj më përgatit një gjellë ashtu siç e dua unë e ma sill ta ha që të të bekoj para se të vdes».
5
Por Rebeka e dëgjoi Isakun teksa fliste me të birin, Esaun. Kështu, kur Esau shkoi në fushë për gjah,
6
ajo i tha të birit, Jakobit: «E dëgjova tët atë që foli me Esaun, vëllanë tënd, e i tha:
7
“Më sill pak gjah e më përgatit një gjellë që ta ha e të të bekoj në prani të Zotit para se të vdes”.
8
Tani, pra, biri im dëgjo çka po të urdhëroj.
9
Shko në kope e më merr dy keca të mirë që ta përgatis gjellën për tët atë ashtu siç e do ai.
10
Pastaj çoi atit tënd të hajë, që ai të të bekojë para se të vdesë».
11
Jakobi i tha Rebekës, së ëmës: «Esau, im vëlla, është leshtor, ndërsa unë nuk jam i tillë.
12
Ndoshta im atë më prek e dal mashtrues para tij e kështu, në vend të bekimit, do t'i sjell vetes mallkim».
13
E ëma iu përgjigj: «Mallkimi yt rëntë mbi mua, biri im, ti vetëm më dëgjo e shko e merr kecat».
14
Atëherë ai shkoi, i mori e ia solli të ëmës. Ajo e përgatiti gjellën ashtu siç e donte i ati.
15
Pastaj Rebeka mori rrobat më të mira të Esaut, birit të saj të madh, që i kishte në shtëpi, e ia veshi Jakobit, birit të saj të vogël.
16
Duart dhe pjesën e lëmuar të qafës ia mbuloi me lëkurën e kecave.
17
Pastaj ia dha në dorë Jakobit, të birit, gjellën e bukën që kishte përgatitur.
18
Ky shkoi tek i ati e i tha: «O ati im». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam. Kush je ti, biri im?».
19
Jakobi i tha të atit: «Jam unë, Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më the. Ngrihu, pra, e ha nga gjahu im, që të më bekosh».
20
Isaku i tha të birit: «Sa shpejt e kape biri im?!». Ai iu përgjigj: « Zoti, Perëndia yt, ma nxori përpara».
21
Isaku i tha Jakobit: «Afrohu biri im, që të të prek e ta di nëse je biri im Esau, apo jo».
22
Jakobi iu afrua Isakut, të atit. Ai e preku e tha: «Zëri është i Jakobit, ndërsa duart janë të Esaut».
23
Ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore si duart e Esaut, të vëllait. Atëherë ai e bekoi.
24
Isaku i tha: «A je ti biri im Esau?». Ai u përgjigj: «Po».
25
Atëherë ai tha: «Ma afro gjellën që të ha nga gjahu i birit tim e të të bekoj». Jakobi i dha për të ngrënë e i solli verë për të pirë.
26
Pastaj Isaku, i ati, i tha: «Afrohu e më puth, biri im».
27
Ai u afrua dhe e puthi. Isaku u mori erë rrobave të tij dhe e bekoi e tha: «Ja, era e tim biri, si era e fushës që Zoti bekoi.
28
Perëndia të dhëntë vesën e qiellit e pjellorinë e tokës, begati drithi e vere.
29
Popuj të shërbefshin e kombe u përkulshin para teje. Bëhu zot i vëllezërve të tu e para teje u përkulshin bijtë e nënës sate. Mallkuar qoftë kushdo që të mallkon e kushdo që të bekon qoftë i bekuar».
30
Sapo Isaku mbaroi bekimin e pa u larguar mirë Jakobi nga i ati, u kthye nga gjahu Esau, i vëllai.
31
Edhe ky përgatiti gjellën, ia solli të atit e i tha: «Ngrihu, o ati im, e ha nga gjahu i birit tënd, që të më bekosh».
32
I ati i tha: «Kush je ti?». Ai iu përgjigj: «Jam yt bir, i parëlinduri yt, Esau».
33
Atëherë Isaku u trondit tmerrësisht shumë e tha: «Kush ishte ai që zuri gjah e ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti, e bekova e ai do të mbetet i bekuar».
34
Kur Esau dëgjoi fjalët e të atit, klithi me të madhe e, plot hidhërim, i tha: «Më beko edhe mua, o ati im!».
35
Por ai i tha: «Yt vëlla erdhi me dredhi dhe mori bekimin tënd».
36
Esau tha: «Jo më kot quhet Jakob. Është hera e dytë që më mashtron. Ma mori të drejtën e parëlindjes e, ja, tani më mori edhe bekimin». E shtoi: «A të ka mbetur ndonjë bekim për mua?».
37
Isaku iu përgjigj: «Ja, e kam bërë zot mbi ty. Ia dhashë tërë vëllezërit si shërbëtorë dhe drithin e verën ia dhurova. Ç'të bëj për ty, o biri im?».
38
Esau i tha të atit: «Vetëm një bekim paske, o ati im? Më beko edhe mua, o ati im!». Dhe qau me të madhe.
39
Atëherë Isaku, i ati, i tha: «Ja, larg begatisë së tokës do të banosh e larg vesës së qiellit të lartë.
40
Prej shpatës do të jetosh e tët vëllai do t'i shërbesh. Por, kur të ngrihesh, zgjedhën e tij do ta heqësh qafe».
41
Esau e urrente Jakobin për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati e thoshte me vete: «Ditët e zisë për atin tim po afrohen, atëherë do ta vras Jakobin, tim vëlla».
42
Kur i treguan Rebekës fjalët e Esaut, birit të saj të madh, ajo dërgoi njerëz dhe thirri Jakobin, birin e saj të vogël, e i tha: «Esau, yt vëlla, po ngushëllon veten duke menduar të të vrasë.
43
Tani, biri im, më dëgjo: ngrihu e ik te Labani, im vëlla, në Haran.
44
Rri me të për pak kohë derisa vëllait tënd t'i bjerë zemërimi,
45
t'i kalojë mëria e të harrojë çfarë i bëre. Pastaj unë do të dërgoj njerëz e do të të marr prej andej. Pse t'ju humbas që të dy në të njëjtën ditë?».
46
Pastaj Rebeka i tha Isakut: «M'u neverit jeta prej këtyre bijave të Hetit. Nëse Jakobi merr grua nga bijat e Hetit, siç janë bijat e këtij vendi, nuk kam ç'e dua jetën!».
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 28 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50