bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Genesis 23
Genesis 23
Albanian 2018
← Chapter 22
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 24 →
1
Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet.
2
Ajo vdiq në Kirjat Arba që është në Hebron, në tokën e Kanaanit. Atëherë Abrahami erdhi për të mbajtur zi e për ta vajtuar.
3
Pastaj u ngrit në prani të së ndjerës e u tha bijve të Hetit:
4
«Mes jush jam i huaj e shtegtar. Më jepni për pronë një varr mes jush që ta varros të ndjerën ashtu siç duhet ».
5
Bijtë e Hetit iu përgjigjën:
6
«Dëgjo, imzot! Mes nesh, ti je një princ i fuqishëm. Varrose të ndjerën në varrin tonë më të mirë. Asnjëri prej nesh nuk do ta kursejë varrin e tij që ti të varrosësh të ndjerën tënde».
7
Atëherë Abrahami u ngrit e u përkul me nderim para popullit të atij vendi, para bijve të Hetit,
8
e u tha: «Nëse dëshironi që ta varros të ndjerën ashtu siç duhet, ma dëgjoni fjalën e ndërhyni për mua para Efronit, birit të Coharit,
9
që të ma japë për varr shpellën e Makpelës, që është e tija e që ndodhet në fund të arës së tij, dhe të ma shesë në praninë tuaj me çmimin e plotë».
10
Efroni, hititi, ishte ulur mes bijve të Hetit. Atëherë ai iu përgjigj Abrahamit në prani të bijve të Hetit, para të gjithë atyre që hynin në portën e qytetit:
11
«Jo, imzot, më dëgjo! Arën po ta jap bashkë me shpellën që është në të. Po ta jap para bijve të popullit tim. Aty varrose të ndjerën tënde».
12
Abrahami u përkul me nderim para popullit,
13
e në prani të vendasve i tha Efronit: «Nëse më dëgjon, unë do ta paguaj çmimin e arës. Merre prej meje, që të varros atje të ndjerën time».
14
Efroni iu përgjigj:
15
«Imzot, më dëgjo! Katërqind sikla argjendi për një copë tokë nuk janë asgjë as për mua, as për ty. Shko e varrose të ndjerën tënde».
16
Atëherë Abrahami e dëgjoi Efronin dhe ia peshoi argjendin, që i kërkoi, në prani të bijve të Hetit, katërqind sikla argjendi sipas peshës së tregut.
17
Kështu ara e Efronit në Makpelë, që ndodhej përballë Mamreut, ara dhe shpella që është në të, tërë pemët brenda kufijve të arës,
18
u bënë pronë e Abrahamit në prani të bijve të Hetit, para të gjithë atyre që hynin në portën e qytetit.
19
Pastaj Abrahami e varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelës, përballë Mamreut, që është në Hebron, në vendin e Kanaanit.
20
Kështu, ara bashkë me shpellën iu dhanë Abrahamit nga bijtë e Hetit për pronë varri.
← Chapter 22
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 24 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50