bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Genesis 49
Genesis 49
Albanian 2018
← Chapter 48
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 50 →
1
Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t'ju tregoj se çfarë do t'ju ndodhë në ditët që po vijnë:
2
Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit, dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
3
O Ruben, i parëlinduri im, ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime, i epërm në krenari e fuqi,
4
i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi, se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe. Mbi shtratin tim ai u shtri.
5
Simeoni e Levi vëllezër janë e për dhunë shpatat i kanë!
6
Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im. Se nga zemërimi vranë njerëz e dema gjymtuan si deshën.
7
Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar e mëria e tyre mizore. Te Jakobi do t'i ndaj e nëpër Izrael do t'i shpërndaj.
8
O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu. Mbi zverkun e armiqve të tu do të jetë dora jote. Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd!
9
Pjellë luani është Juda. Prej presë u ktheve biri im. Ai ulet e shtrihet si një luan e kush guxon ta zgjojë?
10
Skeptri nuk do t'i hiqet Judës, as shkopi i prijësit këmbëve të tij. Do t'i sjellin tagrin, popujt do ta dëgjojnë.
11
Gomarin e lidh në pjergull, kërriçin te hardhia më e mirë. Me verë e lan rrobën e tij, me lëngun e rrushit petkun.
12
Të kuq si vera sytë e tij, të bardhë si qumështi dhëmbët.
13
Zabuloni pranë detit do të banojë e për lundrat liman do të jetë. Kufirin në Sidon do ta ketë.
14
Isahari është gomar i fortë, shtrirë mes dy gardhesh.
15
Pa se vendpushimi ishte i mirë e toka e këndshme e uli kurrizin nën barrë, shërbëtor i nënshtruar u bë!
16
Dani, popullin e vet do të gjykojë, si çdo fis tjetër i Izraelit.
17
Qoftë si gjarpri rrugës e nepërka udhës, që thembrën e kalit kafshon e kalorësin në shpinë e rrëzon.
18
Shpëtimin tënd pres, o Zot!
19
Gadin do ta sulmojnë kusarët, por në kthim do t'i sulmojë ai.
20
Asheri do të ketë bukë të shijshme e për mbretër ushqime të përzgjedhura.
21
Neftaliu është drenushë e lirë që pjell drerë të bukur.
22
Jozefi është si pemë frutore, si pemë frutore pranë burimit, me degë tej murit.
23
Hidhur e qëlluan, harkëtarët e sulmuan.
24
Por i fortë mbeti harku i tij e krahët iu forcuan nga dora e të fuqishmit të Jakobit, nga bariu e shkëmbi i Izraelit,
25
nga Perëndia i atit tënd që të ndihmon, nga i gjithëpushtetshmi që të bekon me bekime nga qielli lart e me bekime nga humnera poshtë, me bekime nga gjiri e nga barku.
26
Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë bekimeve të maleve të amshuara e begatisë së kodrave të përjetshme. Ato qofshin mbi kryet e Jozefit, mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër!
27
Benjamini është ujk grabitqar, prenë e ha në mëngjes e në mbrëmje plaçkën ndan!».
28
Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet.
29
Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit,
30
në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut, në tokën e Kanaanit, në fushën që Abrahami bleu si pronë varri nga Efron Hititi.
31
Atje janë varrosur Abrahami e Sara, gruaja e tij. Atje është varrosur Isaku e Rebeka, gruaja e tij. Atje kam varrosur Lean.
32
Fusha e shpella iu blenë bijve të Hetit».
33
Pasi urdhëroi të bijtë, Jakobi i mblodhi këmbët mbi shtrat e dha shpirt. Ai u varros me popullin e tij.
← Chapter 48
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 50 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50