bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Luke 1
Luke 1
Albanian 1872
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 2 →
1
Mbassi vunë dorë shumë vetë me diftuem me rregullë për ato punët qi janë vërtetuem mbë ne,
2
sikurse na i kanë lan’ ata qi i panë me sy çë ndë krye të herësë, edhe u banë shërbëtorët’ e fjalësë;
3
e pashë me udhë edhe unë, qi i rashë mbrapa të gjithave nji për nji çë ndë krye të herësë, me të shkruem me rreshtë për këto, o i pushtetshim Theofil,
4
qi të njofish të vërtetuemen’ e atyne punëvet qi u mësove.
5
Ndë ditt të Herodit, mbëretit Iudesë, ishte nji prift qi ia thoshin’ emninë Zahari, prei famullisë Abia; edhe grueja e ati ishte prei së bijash Aaronit, edhe ia thoshin’ emninë Elisabetë.
6
Edhe këta të dy ishinë të dreitë përpara Perëndisë, tue ecunë pa palavi ndër gjith’ urdhënimet e dreitënimet e Zotit.
7
Edhe ata s’kishinë dial, sepse Elisabeta ishte shterpë, edhe të dy ishinë të lashtë ndër ditt të veta.
8
Edhe ai kur ishte tue bamë punët’ e priftënisë përpara Perëndisë ndë rregullë të famullisë vet,
9
mbas zakonit punësë priftënisë, i ra shorta me tymitunë me qem, kur hyni ndë tempull të Zotit.
10
Edhe gjithë shumica e popullit ishte tue u falunë përjashtë ndë kohë të qemit.
11
Edhe iu duk engjull’ i Zotit, ndenjunë mb’anë të diathtë të theroresë qemit.
12
Edhe Zaharia kur pa, u përzie, edhe e muer frika.
13
Por engjulli i tha: Mos u friko, Zahari, sepse lutëja jote u ndëgjue, edhe grueja jote Elisabeta ka me të piellë bir, edhe ke me ia queitun’ emninë Gjionn.
14
Edhe ka me qenë mbë tyi gëzim e gazmend, edhe shumë vetë kanë me u gëzuem për të lemit t’ati.
15
Sepse ka me qen i math përpara Zotit, edhe s’ka me pimë venë e sikera; edhe ka me u mbushunë me Shpirtinë Shenjt çë prei barkut s’amësë vet.
16
Edhe ka me këthyem shumë vetë prei të bijvet Israelit mbë Zotinë Perëndin’ e atyne.
17
Edhe ai ka me ardhunë përpara ati me frymë e me fuqi të Eliut, për me këthyem zemërat’ e atënave mbë dielmt, edhe të pandëgjueshmitë ndë urti të dreitëvet, për me bamë gati nji popull të ndrequnë për Zotinë.
18
Edhe Zaharia i tha engjullit: Si kam me e marrë vesht këte punë? Sepse unë jam plak, edhe grueja eme asht’ e lashtë ndë ditt të veta.
19
Edhe engjulli u përgjeq, e i tha: Unë jam Gabrieli qi rrij përpara Perëndisë; edhe u dërgueshë për me të folunë, e për me të dhanë zanin’ e mirë për këto punë.
20
Edhe qe te s’do të pëzajsh, edhe s’do të mundesh me folë ngjysh mb’atë ditë qi të bahenë këto, sepse nuk’ u zune besë fjalëvet mia, të cillatë kanë me u mbushunë ndë kohë të vet.
21
Edhe populli ishte tue pritunë Zaharinë, edhe mërekulloheshinë përse po vonohei ai ndë tempull.
22
Edhe kur duel, nukë mundei me u folë atyne; edhe e muernë vesht se kishte pamë nji të dukunë ndë tempull; edhe ai u bante atyne me shenjë, edhe mbeti shurdh.
23
Edhe si u mbushnë ditt e shërbesës’ ati, voiti ndë shtëpit të vet.
24
Edhe mbas këtyne ditsh Elisabeta grueja e ati u mbars, edhe pshifte vetëvetëhenë pesë muej, tue thanë,
25
se: Kështu bani Zoti mbë mue ndër këto ditt qi vuni ore me hequnë të përqeshunitë prei mejet ndërmiet nierëzish.
26
Edhe mbë të gjashttinë muej, engjulli Gabriel u dërgue prei Perëndisë ndë qytet të Galilesë, qi e kishte emninë Nazaret,
27
te nji virgjineshë qi ishte fejuem me nji burr qi e kishte emninë Iosef, prei shtëpisë Davidit; edhe virgjinesha e kishte emninë Mari.
28
Edhe Engjulli kur hyni tek ajo, tha: Gëzohu, o e gëzueme, Zoti ashtë bashkë me tyi; e bekueme je ti ndërmiet gravet.
29
Edhe ajo kur pa, u përzie për fjalën’ e ati, edhe mendohei, qish do me qenë kyi farë të përshëndetuni.
30
Edhe engjulli i tha: Mos u friko, Mari; sepse gjete hir për-anë Perëndisë.
31
Edhe qe te ke me u mbarsunë ndë bark, edhe ke me piellë bir, edhe ke me ia queitun’ emninë IESU.
32
Kyi ka me qen’ i math, edhe ka me u queitun’ i Biri të Naltit; edhe Zoti Perëndia ka me i dhanë shkambin’ e Davidit atit ati;
33
edhe ka me mbëretënuem ndë shtëpit të Iakobit për gjithë jetënë; edhe mbëretënia e ati s’ka me pasunë të mbaruem.
34
Edhe Maria i tha engjullit: Qysh ka me qenë këjo punë, sepse unë s’ngjof burr?
35
Edhe engjulli u përgjeq, e i tha: Shpirti Shenjt ka me ardhunë mbë tyi, edhe fuqia të Naltit ka me të hijesuem, përandai edhe ajo gja e shenjtënueme qi len prei tejet ka me u queitunë Bir Perëndie;
36
edhe qe Elisabeta, fisi yt, edhe ajo u mbars me bir ndë pleqëni të vet; edhe kyi muej asht’ i gjashtti asai qi quhetë shterpë.
37
Sepse s’ashtë punë qi s’mundetë për-anë Perëndisë.
38
Edhe Maria tha: Qe shërbëtoreja e Zotit; u baftë mbë mue mbas fjalësë s’ate. Edhe engjulli iku prei asai.
39
Edhe nd’ato ditt Maria u ngrit, e voiti me nxitim ndë malësit, ndë nji qytet të Iudesë;
40
edhe hyni ndë shtëpit të Zaharisë, edhe përshëndeti Elisabetënë.
41
Edhe Elisabeta kur ndëgjoi të përshëndetunit’ e Marisë, foshnjeja karceu ndë bark t’asai; edhe Elisabeta u mbush me Shpirtinë Shenjt,
42
edhe bërtiti me za të madh, e tha: E bekueme je ti ndërmiet gravet, edhe e bekueme ashtë pema e barkut tand.
43
Edhe prei kah më befti këjo punë, për me ardhun’ e ama Zotit t’em tek unë?
44
Sepse qe porsa erdhi zani të përshëndetunit tand ndë veshët e mi, foshnjeja karceu me gëzim ndë bark t’em.
45
Edhe lum ajo qi të besojë, sepse kanë me u mbushunë tek ajo qish janë folunë prei Zotit.
46
Edhe Maria tha: Shpirti em madhënon Zotinë,
47
edhe fryma eme u gëzue mbë Perëndinë shëlbuesinë t’em.
48
Sepse shtiu sytë mbë të përvumit e shërbëtoresë vet, sepse qe çë tashti e mbaskëndai gjithë brezatë kanë me më lumënuem,
49
sepse i Forti bani punë të mëdha mbë mue; edhe emëni i ati asht’ i shenjtënueshim,
50
edhe përdëllim i ati ashtë breza mbas brezash mb’ata qi e kanë frikë.
51
Bani pushtet me krahin’ e vet; përdau madhështorëtë ndë mendim të zemëravet atyne.
52
Sdrypi fuqitarë prei shqembesh, edhe ngriti nierës të përvutë.
53
Të unishëmit’ i mbushi plot me të mira, edhe të pasunit’ i dërgoi jashtë shprazëtë.
54
I ndimoi Israelit shërbëtorit vet, kur pruni ndër mend përdëllim,
55
sikurse foli tek atënit t’anë, mbë Abrahamin’ edhe mbë farën’ e ati, për gjithë jetënë.
56
Edhe Maria mbeti bashkë me ate afërë tre muej, mbasandai u këthye ndë shtëpi të vet.
57
Edhe Elisabetës’ iu mbush moti për me piellë. Edhe puell nji bir.
58
Edhe fëqinjtë e fisi i asai kur ndëgjuenë, se Zoti madhënoi përdëllimin’ e vet tek ajo, gëzoheshinë bashkë me ate.
59
Edhe ndë të tettënë ditë erthnë me rreth-premë çuninë; edhe e queitnë Zahari, me emënin’ e të i atit vet.
60
Por e ama ati u përgjeq, e tha: Jo; por ka me u queitunë Gjionn.
61
Edhe ata i thanë, se: Nuk’ ashtë ndonji ndë fis tand, qi quhetë me këte emënë.
62
Edhe i bajshinë me shenjë të i atit ati, pale qish do me u queitun’ ai.
63
Edhe ai lypi nji dërrasë shkronjet, e shkroi, tue thanë: Emën’ i ati ashtë Gjionn. Edhe të gjith’ u mërekulluenë.
64
Edhe përnjiherë goja e ati, edhe gjuha e ati u çel, edhe fliste tue bekuem Perëndinë.
65
Edhe u erdhi frikë gjith’ atyne qi rrijshinë rreth ati; edhe të gjitha këto fjalë fliteshinë ndëpër gjithë malësin’ e Iudesë.
66
Edhe gjith’ ata qi ndëgjuen’ i vunë këto punë ndë zemërat të veta, tue thanë: Vallë qish do me qenunë kyi çun! Edhe dora e Perëndisë ishte bashkë me ate.
67
Edhe Zaharia i ati ati u mbush me Shpirtinë Shenjt, edhe profetizoi, tue thanë:
68
I bekuem qoftë Zoti Perëndia i Israelit, sepse vuni ore, edhe bani shpërblim mbë popullin’ e vet,
69
edhe ngriti bri shpëtimi mbë ne ndë shtëpit të Davidit shërbëtorit vet,
70
sikurse doli me anë të gojësë të shenjtënueshimivet profetënavet vet çë përpara jetësë;
71
shpëtim prei anëmiqvet t’anë edhe prei dorësë gjith’ atyne qi na kanë mëni;
72
me bamë përdëllim tek atënit t’anë, edhe me përmendunë dhiatën’ e vet të shenjtënuemenë,
73
mbas bese qi iu përbetue atit t’anë Abrahamit,
74
se ka me na dhanë me shpëtuem prei dorës’ anëmiqvet t’anë, edhe me i shërbyem pa frikë,
75
me shenjtëni e me dreitëni përpara ati gjithë ditt e jetësë t’onë.
76
- Edhe ti, o çun, ke me u queitunë profet i të Naltit, sepse ke me shkuem përpara faqesë Zotit, për me bamë gati udhët’ e ati;
77
për me i dhanë mend shpëtimi popullit ati me ndëjesën’ e fajevet atyne,
78
me anë të përdëllimit thellë Perëndisë t’onë, qi na vuni ore e lemeja e diellit prei së naltit,
79
për me ndritun’ ata qi rrinë nd’errësinë e ndë hije të vdekësë, për me bamë kambëtë t’ona me ecunë dreitë nd’udhë të paqtimit.
80
Edhe çuni rritei e forcohei ndë shpirt, edhe ishte ndëpër shkretinat, ngjysh mb’ate ditë, qi diftoi vetëhenë tek Israeli.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24