bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Luke 15
Luke 15
Albanian 1872
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 16 →
1
Edhe gjithë publikanët’ e fajtorët’ iu afruenë për me e ndëgjuem.
2
Edhe Fariseit’ e Shkruisitë murmurojshinë, tue thanë, se: Kyi pret fajtorë, edhe ha bashkë me ata.
3
Edhe ai u tha atyne këte parabullë, tue thanë:
4
Cilli nieri asht’ ai prei jush qi të ketë nji qind dhen, edhe ndë huptë nji prei atyneve, nukë le të nandë-dhet’ e nandatë ndë shkretinë, edhe vete me kërkuem ate qi ka hupunë, ngjysh sa ta gjejë?
5
Edhe si ta gjejë, e merr mbi krahat’ e vet tue u gëzuem.
6
Edhe kur vien ndë shtëpit, thërret miqt’ edhe fëqijtë, e u thot’ atyne: Gëzohi bashkë me mue, se gjeta delenë t’eme qi pat hupunë.
7
Po u thom juve, se kështu ka me qenunë gëzim edhe ndë qiell për nji fajtuer qi pendohetë, se për nandë-dhet’ e nandë të dreitë, të cillëtë s’kanë nevojë për pendesë.
8
A cilla grue asht’ ajo qi ka dhetë drehemë, ndë i huptë nji drehem, nukë ndes kandilin’, edhe mpshin shtëpinë, edhe kërkon me kujdes, ngjysh sa ta gjejë?
9
Edhe si ta gjejë, thërret mikneshat’ e fëqijtë, tue thanë: Gëzohi bashkë me mue, se gjeta dreheminë qi hupa.
10
Kështu, po u thom juve, bahetë gëzim përpara engjujvet Perëndisë për nji fajtuer qi pendohetë.
11
Për-së-ri tha: Nji nieri kishte dy bij;
12
edhe ma i vogëli prei asish i tha të i atit: Atë, më nep piesën’ e gjasë qi më bije me marrë. Edhe ai u dau gjanë atyne.
13
Edhe mbas pak ditsh ma i vogëli bir mbëloth gjithë se qish pat, edhe iku ndë dhe të huej, mbë nji vend të largë, edhe atie shpërdau gjan’ e vet, tue shkuem jetë si plank-prishës.
14
Edhe ai si prishi të gjitha, u ba nji zi e madhe mb’ate vend, edhe ai filloi me pasunë të mangutë.
15
Atëherë voiti e u ngjit mbas nji qytetari t’ati vendi; edhe ai e dërgoi nd’arat e veta me kullotunë thitë.
16
Edhe dëshëronte me mbushunë barkun’ e vet me harupat qi hajshinë thitë, por kurkushi s’i nepte.
17
- Edhe ai si erdhi mbë vetëvetëhenë, tha: Sa punëtorëve të t’im et u tepërojnë bukëtë; e unë po vdirem prei uniet!
18
Do të ngrihem e do të vete tek em atë, edhe do t’i thom: O Atë, fëjeva ndë qiell, edhe përpara tejet,
19
edhe nukë jam ma i vëjefshim me u queitunë biri yt: banmë porsi nji prei punëtorëvet tu.
20
Edhe u ngrit e erdhi tek i ati vet. Edhe ai kur ishte edhe lark, i ati e pa, edhe iu dhimti; edhe u tuerr e ra mbë shit t’ati, edhe e puthi.
21
Edhe i biri i tha: O Atë, fëjeva ndë qiell, edhe përpara tejet, edhe nukë jam ma i vëjefshim me u queitunë biri yt.
22
Por i ati u tha shërbëtorëvet vet: Nxirni jashtë stolin’ e parë, edhe ia veshni; edhe i veni unazënë n’dorë, edhe këpucëtë ndë kambët;
23
edhe bini viçin’ e ushqyeshim, edhe thernia; edhe le të ham’ e le të gëzohemi,
24
sepse kyi em bir qe i vdekun’, e u ngjall për-së-ri; edhe qe i hupun’, e u gjind. Edhe filluenë me u gëzuem.
25
Edhe i bir’ i ati ma i madhi ishte nd’arë; edhe kur erdhi e u afru ndë shtëpit, ndëgjoi kankë e valle.
26
Edhe thirri nji prei shërbëtorëvet, edhe e pyeste qish janë këto punë.
27
Edhe ai i tha, se: Ka ardhun yt vëlla. Edhe yt atë theri viçin’ e ushqyeshim, sepse e priti të shëndoshë.
28
Edhe ai u zemërue, edhe s’donte me hymë mbrenda. I ati pra duel, e i lutei.
29
Edhe ai u përgjeq, e i tha të i atit: Qe te po të shërbej kaqi viet, edhe as ndoni herë s’ta kapërceva urdhëniminë; edhe kurrë ndonji herë s’më dhe nji eth, qi të gëzohem bashkë me miqt e mi.
30
Por kur erdhi kyi yt bir qi hangër gjanë tande bashkë me kurvat, i there viçin’ e ushqyeshim.
31
Edhe ai i tha: O dial, ti je përherë bashkë me mue, edhe gjithë të miatë janë të tuatë.
32
Edhe duhei me u gazëmuem e me u gëzuem, sepse kyi yt vëlla qe i vdekun’, e u ngjall për-së-ri; edhe qe i hupun’ e u gjind.
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 16 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24