bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Luke 18
Luke 18
Albanian 1872
← Chapter 17
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 19 →
1
U thoshte atyne edhe nji parabullë, se duhetë me u falunë përherë, edhe mos me u lodhunë,
2
tue thanë: Ishte nji gjyqtar ndë nji qytet qi s’kishte frikë Perëndinë, edhe s’kishte turp nierinë.
3
Ishte edhe nji e ve nd’ate qytet, edhe vinte tek ai, tue thanë: Banmë gjykime qi kam me kundrë-gjyqësinë.
4
Edhe ai për shumë kohë nukë donte, por mbasandai tha me vetëvetëhenë: Por edhe ndë qoftë se s’kam frikë Perëndinë, edhe s’kam turp nierinë,
5
pak së paku sepse ajo grueja e ve më gulçon, le t’ia baj gjyqinë, qi të mos vijë përherë me më munduem.
6
Edhe Zoti tha: Ndëgjoni qish thotë gjyqtari i paudhë,
7
por Perëndia a s’ka me bamë gjyqin’ e të sgjedhunavet vet qi thërrasinë tek ai dit’ e natë, ndonësë ban zemërën’ e gjanë për ata?
8
Po u thom juve, se ka me u bamë gjyqin’ atyne për së shpeiti. Por kur të vijë i bir’ i nieriut, vallë ka me gjetunë besënë mbi dhet?
9
Edhe u tha edhe këte parabull’ atyneve qi shpërejshinë mbë vetëvetëhenë, se janë të dreitë, edhe nuk’ i zishinë për gja të tierëtë.
10
Dy nierës hipnë ndë tempull me u falunë; njiani ishte Farise, edhe tietri publikan.
11
Fariseu ndejti e falei ndër vetëhe tue thanë këto fjalë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam porsi nierëzit’ e tierë, të rrëmbyeshim, të paudhë, kurvarë, a edhe porsi kyi publikani.
12
Agjinoj dy herë ndë javët, ap të dhetën’ e gjithë çë-do gjaje qi kam.
13
Edhe publikani ishte ndenjunë prei së largut, e nukë donte as sytë me ngritunë përpietë ndë qiell, por rrifte krahanorin’ e vet, tue thanë: O Perëndi, ndëje mue fajtorinë.
14
Po u thom juve, se - Kyi u këthye ndë shtëpi të vet ma i dreitë se ai, sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përve vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt.
15
Edhe i prun’ edhe foshnjetë qi t’i përkasi; edhe dishepujtë, kur panë, i qirtuenë.
16
Por Iesui si i thërriti për-anë, tha: Leni çunat’ e vogjilë me ardhunë tek unë, edhe mos i ndalni, sepse të këtillëvet ashtë mbëretënia e Perëndisë.
17
Për të vërtet po u thom juve, se - Ai qi të mos presi mbëretënin’ e Perëndisë porsi nji çun të vogëlë, s’ka me hymë nd’ate.
18
Edhe nji i parë e pyeti, tue thanë: Mieshtër i mirë, qish të baj për me trashiguem jetën’ e pasosëme?
19
Edhe Iesui i tha: Ç’më thue i mirë? Kurkushi s’asht’ i mirë, për veç nji Perëndie.
20
Porosiat’ i di: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Ndero t’ët at’ e t’ët amë”.
21
Edhe ai tha: Të gjitha këto i kam rueitunë çë mbë të rit’ t’em.
22
Edhe Iesui kur ndëgjoi këto, i tha: Edhe nji punë të mëngon - shit gjithë qish ke, edhe i dai ndëpër të vobeqit, edhe ke me pasunë thesorë ndë qiell; edhe eja, e më merr mbrapa.
23
Por ai kur ndëgjoi këto u idhënue, sepse ishte fort i pasunë.
24
Edhe Iesui kur pa se u idhënue, tha: Sa me të vështirë kanë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë gja!
25
Sepse ma kollai ashtë me hymë kamilla ndëpër birë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë,
26
Edhe ata qi ndëgjuenë thanë: E cilli mundetë me u shpëtuem?
27
Edhe ai tha: Të pamundëshimetë për-anë nierëzish, janë të mundëshime për-anë Perëndisë.
28
Edhe Pietri tha: Qe na te lam të gjitha, edhe të muerëm mbrapa.
29
Edhe ai u tha atyne: Për të vërtet po u thom juve, s’ashtë ndonji qi la shtëpi, a përind, a vëllazën, a grue, a dielm, për punë të mbëretënisë Perëndisë,
30
qi të mos shpaguhetë për nji shumë ndë këte kohë, edhe ndë jetët qi vien jetën’ e pa-sosëme.
31
Mbasandai ai muer mbë-nj-anë të dy-mbë-dhetëtë, e u tha atyne: Qe te po hipimë ndë Ierusalem, edhe gjithë sa janë shkruem me anë të profetënavet për të birin’ e nieriut kanë me u mbaruem.
32
Sepse ka me u dhanë ndër duer të kombevet, e ka me u përqeshun’, e ka me u shamë, e ka me u pështymë ndër sy;
33
edhe si ta frushkullojnë kanë me e vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallunë.
34
Por ata s’muernë vesht kurgja prei këtyne fjalëvet; edhe këjo fjalë ishte mpshefunë prei atyneve, edhe nuk’ i merrshinë vesht ato qi u thoheshin’ atyne.
35
Edhe ai kur u afrue ndë Ieriho, nji i verbëtë po rrinte për-an’ udhësë tue lypunë;
36
edhe kur ndëgjoi gjindëjenë tue shkuem, pyeste: Qish ashtë këjo?
37
Edhe i diftuenë se po shkon Iesu Nazoreasi.
38
Edhe ai bërtiti, tue thanë: Iesu, bir’ i Davidit, përdëllemë.
39
Edhe ata qi shkojshinë për-anë e qirtojshinë, qi të mos pëzante, por ai shumë ma tepërë thërriste: Bir’ i Davidit, përdëllemë.
40
Edhe Iesui qindroi edhe urdhënoi me e prumë tek ai; edhe ai si u afrue, e pyeti,
41
tue thanë: Qish do me të bamë? Edhe ai tha: Zot, qi të çel sytë me pamë.
42
Edhe Iesui i tha: Çil’ sytë me pamë, besa jote të shpëtoi.
43
Edhe përnjiherë çeli syt’ e pa, edhe e merrte mbrapa tue lavduem Perëndinë; edhe gjithë populli kur pa, i dha lavdim Perëndisë.
← Chapter 17
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 19 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24