bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Luke 17
Luke 17
Albanian 1872
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 18 →
1
Edhe u tha dishepujvet: S’ka se si mos me ardhunë shkandujtë, por mjer ai, qi vijnë prei ati?
2
Ma mirë ashtë për ate me iu varunë nji gur mullini ndë qafë të vet, edhe me u hedhunë ndë det, se me shkandalizuem nji prei kësi të vogjilish.
3
Kini kujdes vetëvetëhesë. Edhe ndë të baftë faj yt vëlla, qirtoje; edhe ndë u pendfotë, falia.
4
Edhe ndë të baftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe të këthehetë shtatë herë ndë ditët, e të thotë: Pendohem, - t’ia falish.
5
Edhe apostujt’ i thanë Zotit: Shtona besënë.
6
Edhe Zoti tha: Ndë paçi besë sa nji koqe senapi, kishitë me i thanë kësai drusë manit - Shkulu këndyj, edhe mbillu ndë det; edhe kishte me u ndëgjuem juve.
7
Edhe cilli prej jush të ketë nji shërbëtuer qi lavron, a ruen dhentë, ka me i thanë përnjiherë, kur këthehetë prei arësë: Shko, e rri me ngranë?
8
Apor s’ka me i thanë: Ban gati qish të ha për darkë, edhe shpërvilu, e shërbemë, ngjysh sa të ha e të pij; edhe mbasandai ke me ngran’ e ke me pimë ti?
9
Mos ia di për nder ati shërbëtorit, sepse bani ato qi e pat urdhënuem? Nukë më duketë.
10
Kështu edhe ju, kur të bani gjith’ ato qi u kan’ urdhënuem juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë të pavëjefshim, sepse kemi bam’ ate qi patëm detyrë me bamë.
11
Edhe ai kur po vinte ndë Ierusalemë, shkonte ndëpër miedis të Samarisë e të Galilesë.
12
Edhe ai kur po hynte ndë nji katund, i duelnë përpara dhetë burra të kromosunë, të cillëtë qindruenë për së largut;
13
edhe ata ngritnë zaninë, tue thanë: Mieshtri Iesu, përdëllena.
14
Edhe ai kur pa, u tha atyne: Shkoni e diftoni vetëvetëhenë te priftënit. Edhe ata tue votunë, u qiruenë.
15
Edhe nji prei asish kur pa se u shëndosh, u këthye tue lavduem Perëndinë me za të madh,
16
edhe ra përmbys për-anë kambëvet ati, e iu fal ndersë; edhe ai ishte Samaritan.
17
Edhe Iesui u përgjeq, e tha: A nuk’ u qiruenë të dhetëtë? Por të nandëtë ku janë?
18
Nuk’ u gjindën të tierë të këthehenë me i dhanë laft Perëndisë, veç kyi komp’ i huej?
19
Edhe i tha: Ngreu, e shko, besa jote të shpëtoi.
20
Edhe kur u pyet prei Fariseish: Kurë vien mbëretënia e Perëndisë? U përgjeq atyne, e tha: Mbëretënia e Perëndisë nukë vien me të vumë ore,
21
as s’kanë për me thanë: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Sepse qe mbëretënia e Perëndisë tek ashtë ndërmiet jush.
22
Edhe u tha dishepujvet: Kanë me ardhunë ditt, qi do të dëshëroni nji ditë me pamë të birin’ e nieriut, edhe s’keni me e pamë.
23
Edhe kanë me u thanë juve: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Mos shkoni, as mos i merrni mbrapa.
24
Sepse porsi vetima qi veton prei nji anësë qiellit, mbë tietrën’ anën’ e qiellit, kështu ka me qenun’ edhe i bir’ i nieriut ndë ditët të vet.
25
Por përpara ai duhetë me pësuem shumë, edhe mos me u pëlqyem prei këti brezi.
26
Edhe sikurse u ba ndë ditt të Noes, kështu ka me qenun’ edhe ndë ditt të birit nieriut.
27
Hajshin’, e pijshin’, e martoheshin’, e martojshinë, ngjysh mb’atë ditë qi hyni Noeja ndë arkët, edhe erdhi përmbyteja, e i vdori të gjithë.
28
Kështu sikurse u ba edhe ndë ditt të Lotit: hajshin’, e pijshin’, e blijshin’, e shitshin’, e mbillshin’, e ndërtojshinë.
29
Edhe çë mb’ate ditë qi duel Loti prei Sodomësë, ra shi ziarrmi e squfuri prei qiellit, edhe i vdori të gjithë.
30
Porsi këto ka me qenunë nd’atë ditë, kur të dali për faqe i bir’ i nieriut.
31
Nd’ate ditë kush të jetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati mbrenda ndë shtëpit, le të mos sdrypi me i ngritunë; kështu edhe ai qi të jetë nd’arë, le të mos këthehetë prapë.
32
Bini ndër mend gruen’ e Lotit.
33
Ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e viderrë; edhe ai qi ta vdierri, ka me e rueitunë.
34
Po u thom juve, nd’ate natë kanë me qenunë dy vetë mbë nji shtrat; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
35
Dy veta kanë me qenunë tue blueitunë mbë nji vend; njiana ka me u marrë, edhe tietra ka me u lanë.
36
Kanë me qenunë dy vetë nd’arë; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
37
Edhe ata u përgjegjën’ e i thanë: Ku, o Zot? Edhe ai u tha atyne: Ku ashtë korpi, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë.
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 18 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24