bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Luke 14
Luke 14
Albanian 1872
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 15 →
1
Edhe ai kur erdhi ndë shtëpi të nji nieriu prei të parëvet Farisevet për të shëtunë me ngranë bukë, ata ishinë tue vum’ ore ate.
2
Edhe qe nji nieri i idhropikasunë tek ishte përpara ati.
3
Edhe Iesui u përgjeq, e u tha ligjëtarëvet edhe Farisevet, tue thanë: Ndë qoftë se asht’ e udhësë me shëndoshunë për të shëtunë?
4
Edhe ata s’pëzajtnë. Atëherë ai e kapi, edhe e shëndoshi, edhe e lishoi.
5
Mbasandai u përgjeq, e u tha atyne: Kuit prei jush t’i bierë gomari e kau ndë pus, edhe s’ka me e nxierrë përnjiherë për ditë të shëtunë?
6
Edhe ata s’muftnë me iu përgjegjunë mbë këto fjalë.
7
Edhe u thoshte nji parabull’ atyneve qi ishinë thirrunë (sepse vente ore si sgjithshinë vendet’ e para), tue u than’ atyne:
8
Kur të thirresh prei ndonjianit ndë darsmë, mos ulesh me ndenjunë ndë krye të mësallësë; druese mos ashtë thirrunë prei ati ndonji tietër ma i ndershim se ti,
9
edhe vien ai qi thirri tyi edhe ate, e të thotë: Epi vendinë këti; edhe atëherë do të fillojsh me turpëni me zanë vendin’ e mbrapëm.
10
Por kur të thirresh, shko, e rri mbë vendin’ e mbrapëm; qi, kur të vijë ai qi të ka thirrunë, të thotë tyi: Mik, hip ma përsipër; atëherë ka me qenunë laft për tyi përpara atyneve qi rrinë ndë mësallë bashkë me tyi.
11
Sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përven vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt.
12
I thoshte edhe ati qi kishte thirrun’ ate: Kur të bajsh drekë a darkë, mos thirr miqt e tu, as nierëzit’ e tu, as fëqij të pasunë; druese mos të thërrasinë prap edhe ata, edhe bahetë shpagim mbë tyi.
13
Por kur të bajsh gostë, thirr të vobeq, ulogë, të çalë, të verbën;
14
edhe ke me qenun’ i lumunë; sepse ata s’kanë me ta shpaguem; edhe ka me t’u shpaguem ndë të ngjallunit’ e të dreitëvet.
15
Edhe nji prei asish qi kishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, kur ndëgjoi këto fjalë, i tha: Lum ai qi të hajë bukë ndë mbëretënit të Perëndisë.
16
Edhe ai i tha: Nji nieri bani nji darkë të madhe, edhe thirri shumë vetë;
17
edhe ndë kohë të darkësë dërgoi shërbëtorin’ e vet me u than’ atyneve qi ishinë thirrunë: Ejani, se tashti të gjitha janë gati.
18
Por të gjithë filluenë me nji fjalë me u tërhekunë mbë-nj’-anë. I pari i tha, se: Bleva nji arë, edhe kam nevojë me dalun’ e me e pamë, të lutem, lisho-më,
19
Edhe nji tietër tha: Bleva pesë pendë qe, edhe po vete me i provuem; të lutem, lishomë.
20
Edhe nji tietër tha: Mora grue, edhe përandai nukë mundem me ardhunë.
21
Edhe ai shërbëtori erdhi, e i diftoi të zotit këto. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërue, e i tha shërbëtorit vet: Dil shpeit ndëpër rrugat e ndëpër udhët e qytetit, edhe bier këtu mbrenda të vobeqit, e ulogët’ e të çalët’ e të verbënitë.
22
Edhe shërbëtori tha: Zot, u ba sikurse urdhënove, por ashtë vend edhe ma.
23
Edhe i zoti i tha shërbëtorit: Del ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe nguti me hymë, qi të mbushetë shtëpia eme.
24
Sepse po u thom juve, se as ndonji prei atyne nierëzëvet qi qenë thirrunë s’ka me ngranë darkënë t’eme.
25
Edhe shumë gjindëje shkojshinë bashkë me ate; edhe ai u këthye, e u tha atyne:
26
Ndë arthtë kushi tek unë, e të mos ketë mëni të i atin’ e vet, e t’amën’, e gruen’, e dielmt’, e të vëllazënit’, e të motërat’, edhe jetën’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
27
Edhe ai qi s’bar kryqin’ e vet, e vien mbrapa mejet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
28
Sepse cilli prei jush do me ndërtuem nji pyrg, edhe nukë rri ma përpara, e mendon qish ka për të prishunë, ndë past’ ato qi lypsenë për me e mbaruem?
29
Druese si të vejë themel, edhe të mos mundetë me e mbaruem, atëherë gjithë sa ven’ ore do të fillojnë me qeshunë me atë,
30
tue thanë, se: Kyi asht’ ai nieriu qi filloi me ndërtuem, edhe nukë mufti me e mbaruem.
31
Apor cilli mbëret, tue votunë me luftuem me nji tietër mbëret, nukë rri ma përpara, edhe mendohetë, ndë qoft’ i fortë me dhetë mijë me i dalunë përpara ati qi vien kundrë ati me njizet mijë?
32
Se ndë mos, kur asht’ ai edhe lark, dërgon laimësi, e kërkon me bamë paqtim.
33
Kështu pra gjithë-se-cilli prei jush qi nukë mohon gjithë pasëjen’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
34
Krypa asht’ e mirë, por ndë u prishtë krypa, me se ka me u krypunë?
35
Nuk’ ashtë ma e vëjefshime as për plehë; por e hedhin jashtë. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24