bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Luke 8
Luke 8
Albanian 1872
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 9 →
1
Edhe mbasandai ai bante udhë qytet mbë qytet, e katund mbë katund, tue predikuem e tue dhanë zanin’ e mirë për mbëretënin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhetët’ ishinë bashkë me ate,
2
edhe disa gra qi ishinë shëndoshunë prei frymash këqia e prei sëmundash; Maria qi quhei Magdalenë, prei të cillësë pat nxierrë shtatë djemën,
3
edhe Ioanna grueja e Huzait kujdestarit Herodit, edhe Susanna, edhe shumë të tiera, të cillat’ i shëbejshinë me pasëjen’ e atyne.
4
Edhe si u mbëloth shumë gjindëje, edhe vijshinë tek ai prei çdo qyteti, foli me parabullë:
5
Duel mbiellësi me mbiellë farën’ e vet; edhe ai tue mbiellë disa ra për-an’ udhësë; edhe u shkel, edhe shpendët’ e qiellit e hangrën.
6
Edhe tietra ra mbi gur; edhe si bini, u tha, sepse s’kishte vlagë.
7
Edhe tietra ra ndë miedis të drizavet; edhe si binë drizatë bashkë me ate, e mbytnë.
8
Edhe tietra ra mbi dhe të mirë; edhe si bini, bani pemë për nji nji qind. Këto tue thanë, bërtiste: Kush të ketë veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.
9
Edhe dishepujt’ e ati e pyetshinë, tue thanë: Qish mundetë me qenunë këjo parabullë?
10
Edhe ai tha: Juve ashtë dhanë me ngjoftunë të mpshefëtat’ e mbëretënisë Perëndisë, por të tierëvet me parabulla; qi tue pamë të mos shofinë, edhe tue ndëgjuem të mos marrinë vesht.
11
Edhe parabulla ashtë këjo: Fara ashtë fjala e Perëndisë.
12
Edhe ata qi mbillenë për-an’ udhësë, jan’ ata qi ndëgjojnë, mbasandai vien dialli edhe ngre fjalënë prei zemërës’ atyne, qi të mos besojnë, e të shpëtohenë.
13
Edhe ata përmbi gur, jan’ ata qi, kur ndëgjojnë, presinë fjalënë me gëzim; por ata s’kanë rranjë, sepse ata besojnë për disa kohë, por ndë kohë të ngasëjesë largohenë.
14
Edhe ajo qi ra ndë drizat, këta janë sa ndëgjuenë, por prei gailesh e prei gjasë e prei pëlqimevet e kësai jetësë, shkojn’ e mbytenë, edhe nukë bajnë pemë.
15
Edhe ajo qi ra ndë dhe të mirë, këta jan’ ata qi ndëgjojnë fjalënë, edhe e mbajnë ndë zemërë të bukër’ e të mirë, edhe bajnë pemë me durim.
16
Edhe kurkushi, kur ndes kandilinë, nuk’ e mbulon me anë, as e ve rëposh shtratit; por e ve mbi kandilier për me pamë dritën’ ata qi hyjnë.
17
Sepse s’ashtë ndonji gja e mbulueme, qi s’ka për me u sbuluem; as ndonji gja e mpshefëtë, qi s’ka për me u marrë vesht, e për mos me dalunë për faqe.
18
Vështroni pra si ndëgjoni, sepse ai qi të ketë, ka me iu dhanë; edhe qi ai të mos ketë, edhe ate qi duketë se ka, ka me u marrë prei ati.
19
Edhe erthnë tek ai e ama edhe të vëllazënit’ e ati, edhe s’mundeshinë me iu afruem prei gjindëjesë.
20
Edhe i dhanë za, tue thanë: Jot amë edhe t’yt vëllazën kanë ndenjunë jashtë, e duenë me të pamë.
21
Por ai u përgjeq, e u tha atyne: Ama eme edhe vëllazënit’ e mi janë këta qi ndëgjojnë fjalën’ e Perëndisë, edhe e bajnë.
22
Edhe nji ditë ai hyni ndë lundrë bashkë me dishepujt’ e vet, edhe u tha atyne: Le të shkojmë përtej lëqenit. Edhe u ngritnë.
23
Edhe ata tue lundruem, e muer gjumi, edhe sdripi nji thëllim ere ndë lëqent, edhe po mbushei me ujë lundra, edhe ishinë ndë rrezik.
24
Edhe ata erthnë për-an’ ati, edhe e çuenë, tue thanë: Mieshtër, mieshtër, po hupimë. Edhe ai u çue, e qirtoi erën’, edhe valët’ e ujit, edhe pushuenë, e u ba bunacë.
25
Edhe u tha atyne: Ku ashtë besa juei? Edhe ata u frikuen’ e u mërekulluenë, tue thanë, njiani tietrit: Vallë kush ashtë kyi qi urdhënon edhe erënat’ edhe ujëtë, edhe i ndëgjojnë?
26
Edhe u hodhnë ndë vend të Gadarenvet, qi ashtë përtej kundruell Galilesë.
27
Edhe kur duel ai mbë tokë, i duel përpara nji nieri prei qytetit, i cilli kishte djemën prei shumë motsh, edhe nukë vishte petka, edhe nukë rrinte ndë shtëpi, por ndëpër vorret.
28
Edhe kur pa Iesunë, bërtiti, e i ra ndër kambë, edhe tha me za të madh: Qish ke me mue edhe ti, Iesu, i Bir’ i Perëndisë naltë? Të lutem, të mos më mundojsh.
29
Sepse ai porositi frymën’ e ndytë me dalunë prei nieriut, sepse shumë kohë e kishte rrëmbyem, edhe lidhei me vargje, edhe ruhei ndë trambuk, por ai këpuste të lidhunatë, edhe bihei prei djemënish ndëpër shkretina.
30
Edhe Iesui e pyeti, tue thanë: Si ta quejn’ emninë? Edhe ai i tha: Legion, sepse kishinë hymë shumë djemën tek ai.
31
Edhe i lutei të mos i urdhënojë ata me shkuem ndë abyssë.
32
Edhe atie ishte nji tub’ e madhe thish tue kullotunë ndë mal, edhe i luteshinë t’i lajë me hymë tek ata. Edhe ai i la.
33
Edhe djemënitë si duelnë prei nieriut, hynë ndër thit; edhe tuba e thivet u tuerr prei shkrepit e u hoth ndë lëqent, edhe u mbyt.
34
Edhe ata qi i kullotshinë kur panë se qish u ba, iknë, edhe shkuen’ e dhanë za ndë qytet e ndëpër arat.
35
Edhe duelnë me pamë se qish u ba; edhe erthnë te Iesui, edhe gjetnë nierinë, prei të cillit kishinë dalunë djemënitë, tue ndenjunë për-anë kambëvet Iesuit, veshun’ e urtuem; edhe u frikuenë.
36
U diftuen’ atyne pra edhe ata qi kishinë pamë, se si u shpëtue i diallosuni.
37
Edhe gjithë shumica e nahijesë Gadarenvet iu lutunë me ikunë prei asish, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ai hyni ndë lundrët, e u këthye.
38
Edhe ai nieriu qi kishinë dalunë djemënitë prei ati, i lutei me qenunë bashkë me ate, por Iesui e lishoi, tue thanë:
39
Këthehu ndë shtëpit tande, edhe difto gjithë sa bani Perëndia te ti. Edhe ai shkoi, tue leçitunë ndëpër gjithë qytetinë sa bani Iesui tek ai.
40
Edhe Iesui kur u këthye, gjindëja e priti me gëzim, sepse të gjithë ishinë tue pritun’ ate.
41
Edhe qe tek erdhi nji nieri qi e kishte emninë Iair (edhe ai ishte i pari synagogësë), e ra ndër kambë të Iesuit, e i lutei me hymë ndë shtëpi t’ati,
42
sepse ai kishte nji bijë të vetëme, afërë dy-mbë-dhetë vieç, edhe ajo po vdiste. Edhe ai kur ishte tue votunë, gjindëja po e shtrëngonte.
43
Edhe nji grue qi hiqte prei të rriedhunit e gjakut dy-mbë-dhetë viet, e cilla kishte prishunë gjithë gjanë ndëpër mjekësit, por s’kishte muftunë me u shëndoshun’ e as prei ndonjianit,
44
u afrue mbrapazë, edhe preku shqepin’ e petkut ati; edhe përnjiherë iu ndal të rriedhunit’ e gjakut.
45
Edhe Iesui tha: Kush qe ai qi më preku? Edhe kur mohuenë të gjithë, Pietri edhe ata qi ishinë bashkë me ate thanë: Mieshtër, gjindëja të pushtojn’ e të shtrëngojn’, edhe ti thue: Kush qe ai qi më preku?
46
Por Iesui tha: Më preku nji nieri, sepse unë mora vesht fuqinë qi duel prei mejet.
47
Edhe grueja kur pa se s’mpshifetë, erdhi tue u dridhunë, edhe i ra ndër kambë, e i diftoi përpara gjithë popullit për çfarë pune e preku, edhe se u shëndosh përnjiherë.
48
Edhe ai i tha: Ki zemërë, bijë, besa të shpëtoi; shko ndë paqtim.
49
Edhe ai kur po fliste, vien nji nieri prei të parit synagogësë, e i thotë, se: Jot-bijë vdiq; mos e mundo mieshtrinë.
50
Por Iesui kur ndëgjoi, iu përgjeq, tue thanë: Mos ki frikë, veç beso, edhe ka me shpëtuem.
51
Edhe si hyni ndë shtëpit, nukë la kurkend me hymë mbrenda, veç Pietrin’ edhe Iakobin’ edhe Gjionnin’ edhe të i atin’ e vaizës’ edhe t’amënë.
52
Edhe të gjithë po qjajshinë, e po ndukeshinë për ate. Edhe ai tha: Mos qjani; se nukë vdiq, por po fle.
53
Edhe ata e qeshshinë, sepse e dijshinë se vdiq.
54
Por ai si nxuer jashtë të gjithë, e kapi për dore, edhe bërtiti, tue thanë: O vaizë, çohu.
55
Edhe asai i erdhi fryma prap, edhe u ngjall përnjiherë; edhe ai urdhënoi t’i apinë me ngranë.
56
Edhe përint’ e asai duelnë jashtë menç, por ai i porositi mos i thonë kurkuit se qish u ba.
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 9 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24