bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1872
/
Luke 2
Luke 2
Albanian 1872
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 3 →
1
Edhe nd’ato ditt duel urdhënë prei Kaisarit Augustit me u shkruem gjithë bota.
2
(Këjo e shkrueme ishte bamë përpara kur ishte Kyreni guvernator’ i Syrisë).
3
Edhe të gjithë shkojshinë me u shkruem, gjithë-se-cilli ndë qytet të vet.
4
Hipi edhe Iosefi prei Galilesë, prei qytetit Nazaret, ndë Iude, ndë qytet të Davidit, qi quhetë Bethleem (sepse ai ishte prei shtëpisë, edhe atënisë Davidit),
5
për me u shkruem bashkë me Marinë; qi ishte fejuem me ate për grue, e cilla ishte me barrë.
6
Edhe ata kur ishin’ atie, asai iu mbushnë ditt për me piellë.
7
Edhe puell birin’ e vet paralindësinë, edhe u mpështuell me shpërgaj, edhe e vuni ndë grasht; sepse s’kishinë vend atie ku kishinë ranë.
8
Edhe nd’atë vend ishinë disa bari, ranë ndër ara, tue rueitunë me ret natënë tufën’ e vet.
9
Edhe qe engjull’ i Zotit tek erdhi mb’ata, edhe lafti i Zotit i ndriti rreth, edhe u frikuenë me frikë të madhe.
10
Edhe engjull’ i Zotit u tha atyne: Mos u frikoni, sepse qe te po u ap juve za të mirë për nji gëzim të madh, qi ka me qenunë mbë çdo popull,
11
sepse sot u leu juve, ndë qytet të Davidit, nji Shëlbues, i cilli ashtë Zoti Krisht.
12
Edhe këjo shenjë qoftë mbë ju. Keni me gjetunë nji foshnje mpështiellë me shpërgaj, ndenjunë ndë grasht.
13
Edhe bashkë me engjullin’ u duk befas nji shumicë ushtërie qiellore, tue lavduem Perëndinë, e tue thanë:
14
Laft mbë Perëndinë qi ashtë mbë të naltat, edhe paqtim mbë dhet, pëlqim ndë nierëzit.
15
Edhe engjujtë si iknë prei atyne ndë qiell, ata baritë thanë njiani tietrit: Le të shkojmë tashti ngjysh ndë Bethleem, e të shofimë këte punë qi ashtë bamë, të cillënë na e diftoi Zoti.
16
Edhe erthnë me vrap, e gjetnë edhe Marinë, edhe Iosefinë, edhe foshnjenë ndenjunë ndë grasht.
17
Edhe ata si panë, diftuenë për fjalënë qi u fol atyne për këte çun.
18
Edhe gjith’ ata qi ndëgjuen’ u mërekulluenë për ato fjalë qi u folnë atyne baritë.
19
Edhe Marie ruente me vetëhe gjithë këto fjalë, tue i vumë mbrenda ndë zemërët të vet.
20
Edhe baritë u këthyenë, tue lavduem, e tue nderuem Perëndinë për gjith’ ato qi ndëgjuen’ e panë, sikurse u fol mb’ata.
21
Edhe kur u mbushnë tetë ditt për me rreth-premë dialinë, emën’ i ati u queit IESU, qi ishte queitunë prei engjullit para se ai qe zanë ndë barkut.
22
Edhe kur u mbushnë ditt e pastrimit asai, mbas ligjësë Moiseut, e prunë ndë Ierusalem, me e nxierrë përpara Zotit;
23
(sikurse ashtë shkruem ndë ligjë të Zotit: “Se çdo mashkullë qi çel shtratin’ e barkut ka me u queitunë shenjt te Zoti”),
24
edhe për me dhanë kurbaninë, sikurse ashtë thanë ndë ligjë të Zotit: “Nji parë turtuj, a dy zoq pullumbash.”
25
Edhe qe tek ishte nji nieri ndë Ierusalem, qi e kishte emninë Symeon; edhe kyi nieri ishte i dreitë, e me frikën’ e Perëndisë, tue pritunë ngushullimin’ e Israelit; edhe Shpirti Shenj t ishte mbi ate.
26
Edhe ishte sbuluem tek ai prei Shpirtit Shenjt mos me pamë vdekë para se të shofi Krishtin’ e Zotit.
27
Edhe erdhi me anë të Shpirtit Shenjt ndë tempull; edhe përintë kur prunë mbrenda dialinë, Iesunë, qi të bajshinë për ate mbas zakonit ligjësë,
28
ai e priti n’grykë, edhe lavdoi Perëndinë, e tha:
29
Tashti, o Zotëni, lisho shërbëtorinë tand me paqtim, mbas fjalësë s’ate,
30
sepse syt’ e mi panë shpëtiminë tand,
31
qi bane përpara sysh gjithë popujvet;
32
dritë për të ndritunit e kombevet, edhe laft për popullin tand Israelinë.
33
Edhe Iosefi edhe e ama e ati ishinë tue u mërekulluem për ato qi fliteshinë për ate.
34
Edhe Symeoni i bekoi, edhe i tha Marisë, s’amës’ ati: Qe kyi te gjindetë për të ranë e për të ngritunë shumë vetëve ndë Israel; edhe për shenjë qi flitetë kundrë ati;
35
(edhe nji shpatë ka me shkuem ndëpër shpirt tand), qi të sbulohenë mendimet’ e shumë zemërave.
36
Edhe atie ishte Ana, nji profetëneshë, e bija Fanuellit, prei farës’ Aserit; ajo ishte shumë e lashtë ndër ditt, kishte rruem shtatë viet bashkë me burrinë mbas virgjinisë vet;
37
edhe ajo ishte grue e ve afërë tetë-dhet’ e katër vieç, e cilla nukë dahei prei tempullit, tue adhuruem me agjinime e me të lutuna nat’ e ditë.
38
Edhe ajo mbassi ia mbërrini asai ore, i falei ndersë Zotit, edhe u fliste për ate gjith’ atyne qi pritshinë shpërblim ndë Ierusalem.
39
Edhe si maruenë gjithë qish ishinë mbas ligjësë Zotit, u këthyenë ndë Galile, ndë Nazaret, qytetin’ e vet.
40
Edhe çuni rritei e forcohei ndë shpirt, tue u mbushunë me dituni; edhe hir’ i Perëndisë ishte mbi ate.
41
Edhe përint’ e ati shkojshinë për viet ndë Ierusalem për festë të pashkëvet.
42
Edhe si u ba dy-mbë-dhetë vieç, ata hipnë ndë Ierusalem, mbas zakonit festësë,
43
edhe si u mbaruenë ditt, mbë të këthyemit e atyne, diali Iesui mbeti mbrapa ndë Ierusalem; edhe Iosefi edhe e ama e ati nukë dijshinë.
44
Por kujtuenë se ai ashtë mb’udhë me shokët, edhe ata ecën nji ditë udhë; edhe e kërkojshinë ndëpër fisnat e ndëpër të njoftunit.
45
Edhe mbassi s’e gjetnë, u këthyenë ndë Ierusalem, tue kërkuem ate.
46
Edhe mbas tri ditsh e gjetnë ndë tempull ndenjunë ndë miedis të mieshtravet, tue ndëgjuem ata, e tue pyetun’ ata.
47
Edhe gjith’ ata qi e ndëgjojshinë mërekulloheshinë për mendien’ e për të përgjegjunat e ati.
48
Edhe kur pan’ ate, u habitnë; edhe e ama i tha: Dial, qish na bane kështu? Qe yt-at’ edhe unë te po të kërkojmë me pikëllim.
49
Edhe ai u tha atyne: Përse më kërkoni? Nuk’ e dini se unë duhetë me qenunë ndë punët e t’im et?
50
Por ata nuk’ e muernë vesht fjalënë qi u foli atyne.
51
Edhe sdripi bashkë me ata, edhe erdhi ndë Nazaret; edhe ishte ndën’ urdhënë t’atyne. Edhe e ama ruente gjithë këto fjalë ndë zemërë të vet.
52
Edhe Iesui shkonte mbarë mbë dituni e mbë moshë e mbë hir për-anë Perëndisë e nierëzish.
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24