bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 11
Matthew 11
Albanian 1827
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 12 →
1
E u bë si i sosi Iisui këto porsi që u tha të dimbëdhjetë mathitivet së tij, u ngre ateje, e vate të dhidhaksjë e të qiriksjë edhe ndë qutete t’ature.
2
E Ioanni si ndjeu ndë hapsanë punërat’ e Krishtit, dërgoi di nga mathitit e tij.
3
E i tha atit: Ti je ai që është për t’ardhurë, a tjetër presëmë?
4
Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Si të veni, thoi Ioannit ato që ndieni edhe shihni.
5
Të verbërë shohënë, e të çalë ecëjënë, të fëlliqurë qëronenë, e të vdekurë ngjallenë, e ndë të varfërë rrëfenetë Ungjilli.
6
Edhe i lumur’ ësht ai që nukë skandhalisetë nde mua.
7
E kur iknë këta nisi Iisui t’u thosh botësë për Ioannë: Pse dualltë ndë erimi të shihni kallam që tundetë nga era?
8
Vallë pse dualltë të shihni? Njeri të veshurë me rroba të buta? Ja, ata që vishenë të butatë ndë shtëpira të Mbretëret janë.
9
Po ç’dualltë të shihni? Profit? Vërtet u thom juvet, që më tepër nga profit.
10
Se Kij ësht’ ai që për të është shkruarë: Ja, që unë dërgoj Ëngjëllinë tim të shkojë përpara teje, ai do të dërtojë udhënë tënde përpara teje.
11
Me të vërteta u thom juvet, nuk’ u ngre ndonjë njeri nga ata që janë lerë prej gravet, më i madh se Ioanni Vaptistiu, po më i vogëli ndë (m)bretëri të Qiellvet, është më i madh nga ai.
12
E që nga dit’ t’ e Ioannit Vaptistiut ngjera ndashti mbretëria e Qiellvet mirretë me të shpejtuarë, e ata që shpejtojënë e rrëmbejënë atë.
13
Se gjithë Profitëritë edhe nomi ngjera ndë dit të Ioannit profitepsnë.
14
Edhe ndë doi ta dheksni, ai është Ilia që duaj të vinte.
15
Cili ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
16
Me çfarë njeri gjan këjo siri e këture njerëzet? Këta gjajënë me ata djelm që rrinë mb’udhë, e thërresënë shokëvet së ture.
17
E u thonë: I ram flloeresë për ju, e nukë luajtitë valle. U qajtim juvet, e nuk u helmuatë.
18
Sepse erdhi Ioanni që as haj as pij, e thonë: Të paudhë ka.
19
Erdhi i biri i njeriut, që edhe ha, edhe pi, e thonë: Na njeri ngrënës edhe verëpimës, miku i Tellonëvet edhe i fajëtorëvet. E u gjukua sofia nga djelmt’ e saj.
20
Ahiere nisi të shan ato qutete, që nd’ato u bënë më të shumatë thavmëra të tij, e nukë metanoisnë.
21
Ve mbë tij Horazin, ve mbë tij Vithsaidha, se ndë ishnë bënë ndë Tiro, edhe ndë Sidhonë thavmaturgjitë që u bënë mbë ju, që më përpara do të kishnë metanoisurë, e do të vishnë thesë, edhe do të vijnë ndë krie hi.
22
Pameta u thom juvet, se Tirosë edhe Sidhonësë do t’u jetë më leh ndë ditë të gjukimit, se juvet.
23
Edhe ti, o Kapernaum, që je ngrijturë ngjera mbë Qiell, ngjera mbë pisë do të gremiseç, se gjithë këto thavmëra që u bënë tek teje, të qenë bënë ndë Sodhomë do të qenë mbeturë ngjera kësaj ditet.
24
Po un’ u thom juvet, se më i leh do të jetë mundimi ndë vënd të Sodhomësë ndë ditë të gjukimit, se mbë tij.
25
Atëherë u përgjegj Iisui, e tha: I lëvduarë qofç, o tatë, Zot i Qiellit edhe i dheut, se i fshehe këto nga sofotë edhe nga të mënçuritë, e ua dëftove foshnjëvet.
26
Kështu vërtet, o tatë, se ashtu u duk mirë përpara teje.
27
Të gjitha m’u dhanë nga jati im, e ndonjë njeri nukë njeh të birë, përveçme i jati. Edhe as të janë s’e njeh njeri, përveçmë i biri, edhe ai që të dojë i biri të ja dëftojë.
28
Ejani tek u gjithë sa jeni të lodhurë edhe të ngarkuarë, e unë do t’u prëj juvet.
29
Merri zigonë tim (xedhënë) mbi qafë tuaj, e mpsoni nga meje, se unë jam i butë e i urtë ndë zëmërë, e do të gjeni të prëjturë ndë shpirte tuaj.
30
Sepse zigoi im (xedha ime) ësht’ i mirë, edhe barra ime ësht’ e lehë.
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 12 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28