bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 22
Matthew 22
Albanian 1827
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 23 →
1
E Iisui u përgjegj pameta ature me paravolira, e u thosh:
2
Mbretëria e Qiellvet ka të gjarë me njeri mbret, që ai bëri dasmët’ e djalit së tij.
3
E dërgoi kopijt’ e tij të thërrisnë ata që qenë ftuarë ndë dasmëra, e nukë duajnë të vijnë.
4
Pameta dërgoi të tjerë kopij, e u tha: Thoi mb’ata që janë ftuarë, na, që dreka ime është hazër, viçëret’ e mia edhe berat’ e majme janë therturë, edhe gjithë sa duhenë janë hazër, po ejani ndë dasmëra.
5
E ata përtuanë, e s’vanë, po njëri vate nd’arë të tij, e tjetëri ndë pramati të tij.
6
E të tjerëtë si zunë kopijt’ e tij i shajtinë, edhe i vranë.
7
E si e digjoi mbreti u zëmërua, e dërgoi asqerët’ e tij, e vrau ata që vranë kopijt’ e tij, edhe qutetn’ e ture e përvëloi.
8
Ahiere u thotë kopijet së tij, se dasma është hazër, po ata që qenë të ftuarë nukë qenë të zotë (aksio).
9
Hajdeni dha ndëpër të dalura të udhëravet, e sa që të gjeni, t’i ftoni mbë dasmëra.
10
E si duallë ata kopij mbë udhëra, mbëjuadhë gjith’ ata që gjenë, të ligj e të mirë, e u mblua dasma nga ata që rrijnë.
11
E si hiri mbreti të shih ata që rrijnë, pa atje një njeri që nukë kish veshurë rroba të dasmësë.
12
E i thot’ atit: Mik, qish hire këtu, kur nukë ke rroba të dasmësë? Edhe ai s’mund të flit.
13
Ahiere u thotë mbreti punëtorëvet: Si t’i lidhni atit duartë, ngrenie atë, e vinie jashtë ndë erësirë të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit e dhëmbëvet.
14
Sepse shumë janë të ftuarë, e të pakë të zgjedhuritë.
15
Ahiere vanë Farisejtë, e bënë të mbëjedhurë, e mëndoneshinë, qish ta zijnë atë ndë fjalë.
16
E dërguanë nde ai mathitit’ e ture, bashkë me Irodhianotë, e i thanë: Dhaskal, e dimë që je i vërtetë, edhe dhidhaks udhën’ e Perndisë me të vërtetë, e nukë ke dert ti për ndonjë, se nukë vështron ndë faqe të njerëzet.
17
Thuajna dha nevet, si të duketë ti? Ësht’ e udhësë të apëmë qinso (haraç) nde Qesari, a jo?
18
E si njohu Iisui ponirin’ e ture, u tha: Pse më piraksni Ipokritej (me di faqe)?
19
Dëftomëni asprën’ e Qinsosë. Edhe ata i prunë një dhinar.
20
E u thot’ ature: E kujt’ është këjo konë, edhe të shkruaritë mbi të?
21
I thon’ atij: Të Qesarit. Ahiere u tha ature: Paguani dha ato që janë të Qesarit, nde Qesari, e ato që janë të Perndisë, nde Perndia.
22
E si e ndienë, u çuditnë, e e lanë atë, e iknë.
23
Nd’atë ditë erdhë nde ai Sadhuqej, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietnë atë, e i thonë:
24
Dhaskal, Mosiu tha: Ndë vdektë njeri që të mos lërë djelm, të martonetë me gruan’ e tij vëllai tij, e të ngjalljë farë nde vëllai tij.
25
E pranë nevet qenë shtatë vëllazër, e si u martua i pari vdiq, e sepse nukë kish farë, la gruan’ e tij nde vëllai tij.
26
Ashtu edhe i diti, edhe i treti, ngjer ndë të shtatë.
27
E më pastaje nga të gjithë, vdiqi edhe gruaja.
28
E po kur të ngjallenë të vdekuritë, cilit nga të shtatë do të jetë gruaja? Sepse gjithë e patnë atë.
29
Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Jeni gënjierë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë.
30
Se ndë kohë që do të ngjallenë të vdekuritë as martojënë as martonenë, po janë posi ëngjëllit’ e Perndisë ndë qiell.
31
E për të ngjallturë të së vdekuret nukë dhiavastë atë që është thënë ndë juvet nga Perndia që thotë:
32
Unë jam Perndia i Avraamit, edhe Perndia i Isaakut, edhe Perndia i Iakovit. Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po e së gjallëvet.
33
E si digjuanë turmët’ e njerëzet, u çuditnë ndë dhidhahi të tij.
34
E Farisejtë si digjuanë, që u mbilli gojënë Sadhuqejet, u mbëjuadhë të gjithë ndë një vënd.
35
E një nga ata që dhidhaksinë nomnë, e pieti tuke ngajturë atë, e i thosh:
36
Dhaskal, cila porsi është më e madhe ndë nom?
37
Edhe Iisui i tha atit: Të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënd, edhe me gjithë mëndienë tënde.
38
Këjo është e para, edhe e madhe porsi.
39
E e ditë që gjan me atë: Të duaç gjitonë tënd, si edhe vetëhenë tënde.
40
Ndë këto të di porsira gjithë nomi edhe profitëritë varenë.
41
E si u mbëjuadhë farisejtë, i pieti ata Iisui.
42
E u thotë: Si ju duketë juvet për Krishtinë, i kuj bir është? I than’ ata: I Dhavidhit.
43
U thot’ ature: Pse adha Dhavidhi me Shënt Shpirt, e thërret atë Zot? E thotë:
44
Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hasmërit’ e tu ndënë këmbë të tua.
45
E ndë e thërret atë Dhavidhi Zot, qish është biri tij?
46
E ndonjë nukë mund t’i përgjegjej atij fjalë, as kuturisi njeri që nga ajo ditë të piesë atë më.
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 23 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28