bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 17
Matthew 17
Albanian 1827
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 18 →
1
E pas gjashtë ditet, muarr Iisui Petronë edhe Iakovonë, edhe Ioannë vëllan’ e tij, e i hipi ata ndë një mal të lartë veçë mbënjanë.
2
E u metamorfos (ndërroi të parëtë) përpara ature, e faqea e tij i ndriti posi Dielli, e rrobat’ e tij u bënë të bardha posi drita.
3
E na e u duk nd’ata Moisiu edhe Ilia, e kuvëndoijnë bashkë me të.
4
E Petrua u përgjegj, e i tha Iisuit: Zot, mirë është të rrimë navet këtu; ndë do, të bëjëmë këtu tre tënda, një për ti, e një për Mosinë, e një për Ilianë.
5
E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni.
6
E si e digjuanë mathitejtë ranë përmbis mbi faqe të ture, e u frikuanë shumë.
7
E Iisui erdhi pranë, e i zuri ata, e u tha: Ngreuni, mos u frikoni.
8
E kur ngrijtinë sit’ e ture, s’panë ndonjë tjatër përveçme Iisunë vetëmë.
9
E kur zbritn’ ata nga mali, i porsiti ata Iisui, e u tha: Mos thoi njeriut këtë që patë ngjera sa të ngjalletë nga të vdekuritë i biri njeriut.
10
E e pietn’ atë mathitit e tij, e i thanë: Pse grammatejtë thonë dha, se Ilia do të vijë përpara?
11
Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature, se Ilia vjen përpara, e do të vërë gjithë botënë ndë taks.
12
Edhe u thom juvet se Ilia erdhi ndashti, po nuk’ e njohn’ atë, e i bënë atij, sa që deshnë. Kështu edhe i biri i njeriut do të pësojë nga ata.
13
Ahiere kupëtuanë mathitejtë se për Ioannë vaptistinë ju thosh ature.
14
E si erdh’ ata tek qe turm’ e njerëzet, erdhi nde ai një njeri, e ju përgjegj.
15
E i thosh: Zot, le të të vijë likshtë për tim bir, se e zë bëtaja, e mundonetë shumë. Shumë herë bie ndë zjar, e shumë herë ndë ujë.
16
E e pruva atë ndë mathiti të tua e nukë mundnë ta shëroijnë.
17
Edhe Iisui u përgjegj, e i tha: O soj i pabesë edhe i shtrëmbërë, ngjera kur të jem me juvet? Ngjera kur të u duroj juvet? Bimani atë këtu.
18
E e qërtoi atë Iisui, e dolli nga ai i paudhi, e u shërua atë sahat djali.
19
Ahiere erdhë mathititë nde Iisui vetëmë mbënjanë, e i thanë: Pse navet nukë mundm ta krejëmë atë?
20
Edhe Iisui u tha ature, se nukë besoni mirë. Se u thom me të vërteta, ndë paçi besë sa një koqe sinapit, do të thoi këtit malit: Ngreu këteje, e hajde atje, e do ta bëjë, e do të mos jetë ndë ju ndonjë që të mos bënetë.
21
Po kij soj i djajet nukë del ndrishe, përveçme me të falturë, edhe me t’agjëruarë.
22
E si vijnë ata rrotull ndë Galileë, u tha ature Iisui: Do të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet.
23
E do ta vrasënë atë, e të tretënë ditë do të ngrihetë. E u helmuanë shumë.
24
E si erdhë ata ndë Kapernaum, ju qasnë Petrosë ata që mbëjedhënë haraçetë, e i thanë: Dhaskali juaj nukë paguan haraçnë?
25
U thotë: Paguan. E kur hiri ndë shtëpi, i tha atij më përpara Iisui: Si të duketë, Simon? Mbretërit’ e dheut nga cilëtë marënë të dhënatë a haraçnë? Nga bijt’ e ture, a nga të huajtë?
26
E i thot’ atij Petrua: Nga të huajtë. I thot’ atit Iisui: nd’është kështu, të bijtë jan’ elefthero.
27
Po që të mos skandhalisjëmë ata, hajde ndë det, e vurë angjistrënë, e atë pishk që të dalë përpara, ngree, e hapi gojën’ e tij, e do të gjeç një statirë, e si ta març atë, epua ature për mua, edhe për tij.
← Chapter 16
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 18 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28