bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 19
Matthew 19
Albanian 1827
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 20 →
1
E u bë që kur sosi Iisui këto fjalë, u ngre nga Galilea, e erdhi ndë sinorë të Iudheësë, përtej Iordhanit.
2
E i vanë pas si shumë botë, e i shëroi ata atje.
3
E u qasnë nde ai Farisejtë, e e piraksn’ atë, e i thoshnë ndë mund njeriu të ndajë gruan e tij me çdolloi sebep.
4
Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Nukë dhiavastë, se ai që i bëri, që herën’ e parë mashkull edhe fëmërë i bëri ata?
5
E tha: Për këtë do të lërë njeriu baban’ e tij edhe mëmënë, e do të bashkonetë me gruan’ e tij, e do të jenë të di një kurm.
6
Na, që nukë janë di, po një kurm. Atë adha që bashkoi Perndia, njeriu le të mos e ndajë.
7
I thon’ atij: Pse Moisiu porsiti t’apëmë kartë të së ndarit, e ta ndajëmë?
8
U thot’ ature: Se Moisiu nga zëmëra juaj e liga e e keqia u dha urdhër juvet të ndani gratë tuaj, po më përpara nukë qe kështu.
9
Edhe u thom juvet, se ai që të ndajë gruan’ e tij pa qënë kurvëri ndë mes, e të marrë tjatër, bënetë miho (kurvjar); edhe ai që të marrë grua të ndarë, që rron burri saj, bënetë kurvjar.
10
I thon’ atij mathi(ti)t’ e tij: Ndë është kështu pun’ e njeriut me gruan’ e tij, nuk’ ësht’ e mirë të martonetë.
11
Edhe ai u tha ature: Nukë mund ta dheksëjnë gjithë këtë fjalë, përveçme ature që ju është dhënë.
12
Se janë të dredhurë, që u lenë kështu nga barku i mëmësë, e janë të dredhurë, që u drodhë nga njerëzitë, e janë të dredhurë, që druadhë vetëhen’ e ture për mbretërin’ e Qiellvet. Ai që mund të hijë, le të hijë.
13
Atëherë i prun’ atij djelm, që të vij mb’ata duartë, e t’i bekon, e mathititë i qërtoijnë ata.
14
Edhe Iisui u tha: Liri djelmtë, e mos i mbani ata të vijënë tek meje, se të tillëvet është mbretëria e Qiellvet.
15
E si vuri mbi ata duartë, iku ateje.
16
E ja një njeri u qas nde ai, e i tha: Dhaskal i mirë, ç’të mirë të bëj, që të kem jetë të pasosurë?
17
Edhe ai i tha atij: Pse më thua të mirë? Ndonjë s’ësht’ i mirë përveçme një, Perndia. E ndë do të hiç ndë jetë, ruaj porsitë.
18
I thot’ atij: Cilatë? Edhe Iisui i tha: Këto: Të mos vraç njeri, të mos kurvëroç, të mos vjedhç, të mos martiriç rrem.
19
Të nderoç babanë, edhe mëmënë, edhe të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde.
20
I thot’ atit trimshori: Gjithë këto i ruajta që ndë të ri tim, edhe ç’më duhet’ akoma?
21
I tha atit Iisui: Ndë do të jeç telio, hajde e shit plaçkat’ e tua, e epua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje.
22
E si digjoi trimshori fjalënë, iku helmuarë, se qe që kish shumë mulqe.
23
E Iisui u tha mathitivet së tij: Me të vërteta u thom juvet, se me zahmet do të hijë i paturi ndë mbretëri të Qiellvet.
24
E pameta u thom juvet: Më kollaj është të shkojë nga vëra e gjëlpërësë gamilia, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë.
25
E si digjuanë mathitit’ e tij, u çuditnë shumë, e thoshnë: Vallë, kush mund të sosetë?
26
Edhe Iisui shtiu sitë e vështoi, e u tha ature: nd’anë të njerëzet këjo ësht’ e zahmeçme, po nd’anë të Perndisë gjithë janë të kollajta.
27
Ahiere u përgjegj Petrua, e i tha atij: Ja navet që i lam gjithë, e erdhm pas teje, vallë, ç’do të jetë me nevet?
28
Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
29
E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
30
Edhe shumë të parë do të bënenë të pastajmë, e të pastajmë të parë.
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 20 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28