bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 4
Matthew 4
Albanian 1827
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
1
Ahiere Iisui u pru nga shpirti ndë erimi, të guzitej nga i paudhi.
2
E si agjëroi dizet dit edhe dizet net, pastaje i erdhi u.
3
E u qas tek ai Djalli e i tha: Ndë është që je biri i Perndisë, thuaj të bënenë këto gurë bukë.
4
E ai u përgjegj e i tha: Është shkruarë se njeriu jo me bukë vetëmë mund të rrojë, po edhe me çdo fjalë që del nga goja e Perndisë.
5
Ahiere e mori atë Djalli, e e shpuri ndë shënt qutet e e vuri mbi kube të qishësë.
6
E i tha atij: Ndë është që je i biri i Perndisë shtjerë vetëhenë poshtë, se është shkruarë, që do të porsitjë ndë Ëngjëllit’ e tij për ti, e do të të ngrenë ndë duar, të mos përpjeksh mbë gur këmbënë tënde.
7
I tha atij Iisui: Pameta është shkruarë edhe këjo: Të mos piraks Zotnë tëndë Perndinë.
8
Pameta e mori atë djalli e e hipën ndë një mal të lartë shumë, e i dëftoi atij gjithë mbretëritë e jetësë, edhe nderet e ture.
9
E i tha atij: Do të t’i ap ti, ndë rafç të më faleç mua, gjithë këto.
10
Ahiere i thotë atij Iisui: Hajde prapa meje satana, se është shkruarë: t’i faleç Zotit sit Perndisë, edhe atij vetëmë t’i apç lëvdim.
11
Atëherë iku i paudhi nga ai, e ja erdhë ëngjëllt’ e e shërbeijnë.
12
E si digjoi Iisui se Ioanni u paradhos, iku e vate ndë Galileë.
13
E si iku nga Nazareti erdhi e mbeti ndë Kapernaum që është afër detit, ndë sinuar të Zavullonit edhe të Nefthalimit.
14
Që të paguhetë ajo që u tha nga Profiti Isaiu, që thotë:
15
“Dheu i Zavullonit, edhe dheu i Nefthalimit, [ mb’ ] udhën’ e detit, përtej Iordhanit, Galilea e së pabesëvet.
16
Llaoi që rrij ndë erësirë, pa dritë të madhe, edhe ata që rrijnë ndë erësi, edhe ndë skotadh të vdekëjësë dritë feksi mb’ata”.
17
Ahiere nisi Iisui të dhidhaks, e të thosh: Metanoisni; se afër është Mbretëria e Qiellvet.
18
E si ecën Iisui afër detit së Galileësë pa di vëllazër, Simonë që quhej Petro, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, që vijnë rrjetëtë ndë det (se qenë pishkëtorë).
19
E u tha ature: Ejani pas meje, e do t’u bëj juvet pishkëtorë të njerëzet.
20
Edhe ata atë çast lanë rrjetëtë, e vanë pas tij.
21
E si vate më teje, pa di të tjerë vëllazër, Iakovonë edhe Ioanë, të bijtë e Zevedheosë që rrijnë ndë varkë bashkë me baban’ e ture Zevedheonë, e dërtoijnë rrjetët’ e ture, e i thirri edhe ata.
22
Edhe ata atë çast lanë varkënë edhe baban’ e ture, e vanë pas tij.
23
E Iisui gjezdiste ndëpër gjithë Galileë, tuke dhidhaksurë ndë Sinagoje të ture, e tuke qiriksurë Ungjilln’ e mbretërisë, edhe shëron gjithë sëmundët’ e llaoit, e gjithë të ligatë.
24
E ëmër i tij mori gjithë Sirianë, e bijnë nde ai gjith’ ata që qenë sëmurë keq, e vasanishesinë nga çdolloi sëmundë, edhe nga dhemonë, edhe nga bëtajë, edhe nga të mbajturë, e i shëron ata.
25
Edhe nga Galilea erdhë shumë turmëra pas tij, edhe nga Dhekapoli, e Ierusalimi, e Iudhea, edhe përtej Iordhanit.
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28