bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 27
Matthew 27
Albanian 1827
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 28 →
1
E si u bë mëngjes, u mbëjuadhë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqësia e llaoit, e kuvënduanë kondrë Iisuit për të vrarë atë.
2
E si e lidhnë atë, e shpunë, e e dhanë nde Igjemoni Pondio Pellatua.
3
Ahiere si pa Iudha, ai që paradhosi atë, se u dëmëtua, u mendua, e ktheu prapë të tridhjetë t’ërgjëndatë, ndë të parët’ e priftëret edhe ndë pleqësi.
4
E u tha: Fëjeva, që paradhosa gjak të pafajë. Edhe ata i thanë: Ç’dert kemi na; ndë qafë tënde.
5
E si hodhi asprëtë ndë Qishë, iku, e vate e u vuar.
6
Edhe të parët’ e priftëret, si muarrë asprëtë, thanë: Nuk’ ësht’ e udhësë t’i vëmë këto ndë Korvana, sepse janë të shpërblierit’ e gjakut.
7
E si bënë kuvënd, blenë me ato arën’ e qeramidhçiut, për të kallturë ndë varre të huajtë.
8
Pra andaj i thon’ asajt aret ngjera sot Ar’ e gjakut.
9
Ahiere u pagua ajo që u tha nga profiti Ieremia, që thotë: Muarrë të tridhjetë t’ërgjëndatë, të shpërblerit’ e atij që blenë me pazar nga të bijt’ e Israilit.
10
E i dhanë ato nd’arë të qeramidhçiut, sikundrë më dëftoi mua Zoti.
11
E Iisui u pru përpara Igjemonit, e e pieti atë Igjemoni, e i thosh: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe Iisui i thot’ atij: Ti e thua.
12
E kur e kallëzoijnë atë të parët’ e priftëret edhe pleqtë, nukë përgjegjej fare.
13
Ahiere i thotë Pillatua: Nukë digjon sa thonë këta kondrë tij?
14
E nukë ju përgjegj atij as ndë një fjalë, kaqë që u çudit Igjemoni shumë.
15
E nd’ato dit të pashkësë kishte zakon Igjemoni që të lëshon llaoit një të zinçirit, cilinë që të duaijnë.
16
E atëherë kishnë ndë zinçir një të digjuarë që e thoshnë Varava.
17
E si qenë mbëjedhurë ata, u tha ature Pillatua: Cilinë doi të u lëshoj juvet, Varavanë, a Iisunë, që quhetë Krishti?
18
Sepse e kupëtoi që nga zilia e kishn’ atë paradhosurë.
19
E si ndënji ai mbi fron i dërgoi gruaja e tij, e i tha: Mos u trazo ndë punëra t’atij njeriut së drejtë, sepse shumë pësova sot mbë gjumë për atë.
20
E të parët’ e priftëret edhe pleqësia mbushnë kokënë botësë, që të kërkojënë Varavanë, e Iisunë ta vrisnë.
21
Edhe Igjemoni u përgjegj, e u tha ature: Cilinë doi nga të di të u lëshoj juvet? Edhe ata i thanë: Varavanë.
22
U thot’ ature Pillatua: Ç’ta bëj dha Iisunë që quhetë Krisht? I than’ atij të gjithë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
23
Edhe Igjemoni u tha, se: Ç’të keq bëri? E ata më tepër thërisnë, e thoshnë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.
24
E si e pa Pillatua, që nukë mund të bëjë gjë, po më shumë kallaballëk bënetë, mori ujë, e lau duartë përpara llaoit, e tha: Jam pa faj nga gjaku i këtij së drejtit, ju e paçi mbë qafë.
25
E u përgjegj gjithë llaoi, e tha: Gjaku i atij mbi navet, edhe mbi djelm tanë.
26
Ahiere u lëshoi ature Varavanë, e Iisunë, si e rrahu me kamçi, e dha ta mbërthejnë ndë Kruq.
27
Ahiere trimat’ e Igjemonit, e muarrë Iisunë, ndë Pretorio, e mbëjuadhë mbi atë gjithë shokëtë.
28
E si e sveshnë, i vunë sipër një Hllamidhë të kuqe.
29
E pleksnë kurorë nga gjëmba, e vunë mbi krie të tij, e i dhanë edhe kallam mbë dorë të djathëtë të tij, e bijnë mbë gjunjë përpara tij, e përqeshnë me atë e i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet.
30
E si pështijnë nde ai muarrë kallamnë, e i bijnë mbë kokë të tij.
31
E si e përqeshnë atë, i nxuarë hllamidhënë, e i veshnë rrobat’ e tij, e e shpunë ta mbërtheijnë ndë Kruq.
32
E si duallë, gjenë një njeri nga Qirini, që e thoshnë Simon; atë muarrë angari, që të ngrerë Kruqn’ e tij.
33
E si erdhi ndë vënd që quhetë Gollgotha, ai është që thuhetë Vënd’ i krerëvet.
34
I dhanë atij të pij uthullë trazuarë me vërer, e si e vuri ndë gojë, nukë duaj të pij.
35
E si e kruqasnë atë, ndajtinë rrobat’ e tij, si shtunë shorte, që të paguhetë ajo që qe thënë nga profiti: I ndajtinë rrobat’ e mia me vetëhe të ture, e mbi rrobë time shtinë short.
36
E rrijnë, e ruaijnë atë atje.
37
E vunë mbi krie të tij fajn’ e tij shkruarë: KIJ ËSHTË IISUI MBRETI I ÇIFUTET.
38
Atëherë u mbërthienë ndë Kruq me atë bashkë di kusarë, njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë.
39
E ata që shkoijnë e shaijnë atë, tuke tundurë kokën’ e ture.
40
E tuke thënë: Ti që gremisje Qishënë, e mbë tri dit e dërtoje, shpëto vetëhenë tënde. Ndë je i biri Perndisë, zbrit nga Kruqi.
41
Ashtu edhe të parët’ e priftëret, e përqeshnë bashkë me Gramamtikotë edhe me pleqësinë, e thoshnë:
42
Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij nukë mund të shpëtojë. Ndë është mbret i Israilit, le të zbresë ndashti nga Kruqi, e do të besojëmë mbë të.
43
Ka tharosnë nde Perndia, le ta shpëtojë ndashti atë, nd’është që e do atë, se ai tha, që biri i Perndisë jam.
44
Të tilatë thoshnë edhe kusarëtë që qenë kruqasurë me të bashkë, e e shaijnë atë.
45
E që nga të gjashtë sahatë, ngjera ndë nëntë, u bë erësirë ndë gjithë dhe.
46
E mbë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Illi. Illi. Llama savahthani, që do të thotë: Perndia ime, Perndia ime, përse më le?
47
E ca nga ata që rrijnë atje, si e digjuanë, thanë, se kij thërret Ilianë.
48
E atë çast u lëshua një nga ata, e mori një sfungar, e si e mbushi me uthullë, e vu ndë një kallam e e potis atë.
49
E të tjerë thoshnë: Le t’e lëmë, të shohmë, ndë vjen Ilia ta shpëtojë atë.
50
Edhe Iisui thirri pameta me zë të madh, e dha shpirtinë.
51
E ja, perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipër e ngjera përposh edhe dheu u tund, e gurëtë u çajtinë.
52
Edhe varretë u hapnë, edhe shumë kurme të shënjtorëvet që flijnë, u ngjallnë.
53
E si u ngjallë nga varretë, pas së ngjallurit e atij, hinë ndë qutet të shënjtëruarë, e u duknë ndë shumë.
54
E Qindësi edhe ata që qenë me të bashkë e ruaijnë Iisunë, si panë tërmetnë, edhe ato që u bënë, u frikuanë shumë, e thanë: Vërtet, biri i Perndisë qe kij.
55
E atje qenë edhe gra shumë, e vështroijnë për së largut. Ato erdhë pas Iisuit nga Galilea, e i shërbeijnë atij.
56
Bashkë me ato ish Magdhalini Maria, edhe Maria mëma e Iakovit edhe Iosiut, edhe mëma e bijet së Zevedheosë.
57
E si u err, erdhi një njeri i paturë nga Arimathia, që quhej Iosif, që edhe ai qe mathiti i Iisuit.
58
Kij vate nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit. Atëherë Pillatua porsiti të ipetë kurmi.
59
E si mori kurmnë Iosifi, e tiliksi ndë një çarçaf të pastruarë.
60
E e vuri atë ndë varr të tij të ri, që e kish rrëmuarë ndë shpellë, e si vuri një gur të madh ndë derë, iku.
61
E atje qe Magdhalini Maria, edhe tjatëra Maria, që rrijnë përtej varrit.
62
E të nesërmenë që është pas së prëmtesë, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, edhe farisejtë nde Pillatua.
63
E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem.
64
Porsit dha të ruhetë varri, ngjera të tretënë ditë, se mos vijënë mathitejt’ e tij natënë, e e vjedhënë atë, e thonë te llaoi: U ngjall nga të vdekuritë, e do të bënetë gënjeshtra e pastajme, më e ligë se e para.
65
Edhe Pillatua u tha ature: Keni kustodhinë (trimatë që ruajnë), hajdeni, e ruajni sikundrë dini.
66
Edhe ata si vanë, ruajtinë varrë; e vulosnë gurë me kustodhinë bashkë.
← Chapter 26
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 28 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28