bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 14
Matthew 14
Albanian 1827
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 15 →
1
Ahiere mb’atë kohë, digjoi Irodhi Tetrahi zën’ e Iisuit.
2
E u tha djelmet së tij: Kij është Ioanni Vaptistiu, ai u ngre nga të vdekuritë, e andaj bënenë tek ai gjithë këto çudi.
3
Se Irodhi e zuri Ioannë, e e lidhi, e e vuri ndë hapsanë për Irodhiadhënë, gruan’ e Filippoit, vëllait së tij.
4
Se i thosh atij Ioanni: Nuk’është ndëjierë tek ti të keç atë.
5
E duaj ta vrit atë, po trëmbej nga bota, se e kishn’ atë posi Profit.
6
E mbë ditë të së lerit së Irodhit, luajti valle vashëza e Irodhiadhësë ndë mes të ture, e i pëlqeu Irodhit shumë.
7
Pra andaj i taksi me be që t’i ip çdo që t’i kërkon.
8
Edhe ajo si e mpsoi mëm’ e saj, i thotë: Amë mua këtu ndë një kupë kriet’ e Ioannit vaptistiut.
9
E mbreti u helmua; po për be që bëri, edhe për ata që rrijnë me të bashkë, porsiti që t’i ipetë.
10
E dërgoi e i preu krietë Ioannit ndë hapsanë.
11
E e prunë kriet’ e tij ndë kupë, e ja dhanë çupësë, e e pruri te ëmm’ e saj.
12
E vanë mathitit’ e tij, e ngrijtinë kurminë, e e kallë ndë varr. E erdhë nde Iisui, e i than’ atë që u bë.
13
Edhe Iisui si digjoi, iku ateje me varkë, e ndënji vetëmë ndë vënd që s’qe njeri, e si digjuanë bota, vanë pas sij mbë këmbë nga qutetetë.
14
E si dolli Iisui pa shumë botë, e i erdhi likshtë për ata, e u shëroi të sëmurët’ e ture.
15
E si u bë natë (u err) ju qasn’ atij mathitit e tij, e i thanë: Vëndi ësht’ erimi, edhe koha është shkuarë, lësho botënë të venë ndëpër fshatëra, e të blejënë të ngrëna për vetëhe të ture.
16
Edhe Iisui u thot’ ature: Nukë duhetë të venë, epuni ju të hanë.
17
Edhe ata i than’ atij: Nukë kemi këtu, përveçmë pesë bukë, edhe di pishq.
18
Edhe Iisui u thotë: Pa bjermëni ato këtu.
19
E si porsiti botënë të rrijnë mbi barëra, e mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqetë, e vështoi ndë Qiell e i bekoi, e i theu, e u dha mathitivet bukëtë, e mathitejtë i ndajtinë ndë botë.
20
E hangrë gjithë, e u frinë e ngrijtinë copatë që u tepëruanë, dimbëdhjetë kofina plot.
21
E ata që hangrë qenë burra ngjera pesë mijë, përveçme gravet, edhe djelmet.
22
E atë çast anangasi Iisui mathitit e tij të hijënë ndë varkë, e të presënë atë përteje ngjera sa të lëshojë botënë.
23
E si lëshoi botënë hipi ndë mal vetëmë të bën të falturit’ e tij, e si u err, mbeti vetëmë atje.
24
E varka ishte ahiere ndë mes të detit, e përpiqej nga tallazetë, se qe era kondrë.
25
E ndë të katërtënë pjesë të natësë, vate mb’ata Iisui, tuke ecurë mbi det.
26
E si e panë atë mathitejtë, që ecën mbi det, u frikuanë, e thoshnë, se është fantasi, e nga frika thirrë.
27
E atë çast u foli ature Iisui, e u tha: Kini tharos, unë jam, e mos u trëmbni.
28
E Petrua ju përgjegj atij, e i tha: Zot, ndë je ti, thuajmë që të vij tek tij mbi ujëra.
29
Edhe ai i thotë: Eja. Edhe Petrua zbriti nga varka, e ecën mbi ujëra, të vin nde Iisui.
30
E si pa erënë të fortë, u frikua, e si nisi të mbitej, thirri, e tha: Zot, shpëtomë.
31
E atëherë Iisui ndëri dorënë, e e zuri, e i thotë: Ndë se dhistakse, besëpakë?
32
E si hinë ata ndë varkë, qëndroi era.
33
E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je.
34
E si shkuanë përteje, vanë ndë vënd të Gjenisaretit.
35
E si e njohnë atë burrat’ e atit vëndit, dërguanë rrotullë gjith’ atit vëndit, e prunë nde ai gjith’ ata që ishnë keq e gjëmuarë.
36
E i luteshin’ atij, që të zijnë pëqin’ e rrobësë tij vetëmë e sa që e zunë, u shëruanë.
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28