bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Matthew 21
Matthew 21
Albanian 1827
← Chapter 20
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 22 →
1
E si u qasnë ndë Ierusalim, e erdhë ndë Vithfagji, afër malit së ullinjet, atëherë Iisui dërgoi di mathiti, e u tha ature:
2
Hajdeni ndë fshat që është përtej juvet, e me një do të gjeni një gomare lidhurë, edhe kroçnë me të bashkë, e si ta zgjidhni bimani mua.
3
E ndë ju thashtë juvet njeri gjë, thoi: Zot’ i ture i do, e do t’i dërgojë ato menjëherë.
4
Edhe gjithë këjo u bë, që të paguhetë ajo që u tha nga profiti, që thotë:
5
Thoi vashëzësë së Sionit: Ja, mbreti it vjen tek tij i butë, e i hipurë kaluar mbi gomare, e mbi kroç bir të gomaresë së munduarë.
6
E si vanë mathititë e bënë sikundrë porsiti nd’ata Iisui.
7
E prunë gomarenë edhe kroçnë, e vunë mbi ato rrobat’ e ture, e hipi sipër mbi to.
8
E turm’ e njerëzet, shtroijnë rrobat’ e ture mb’udhë, e të tjerë prisnë dega nga lisatë, e i shtroijnë mb’udhë.
9
E turmat’ e njerëzet që vijnë përpara, edhe prapa, thërisnë, e thoshnë: Osana të biri Dhavidhit, i bekuarë ësht’ ai që vjen mbë ëmër të Zotit, osana mbë të lartatë.
10
E si hiri ai ndë Ierusalim, u drodh gjithë quteti, e thoshnë: Cili është kij?
11
E turmat’ e njerëzet thoshnë: Kij është Iisui profiti, që është nga Nazareti Galileësë.
12
E hiri Iisui ndë qishë të Perndisë, e nxori jashtë gjith’ ata që shitnë e bleijnë ndë qishë, edhe trapezet e sarafëvet jua gremisi, edhe fronet’ e ature që shitnë pëllumbatë.
13
E u thot’ ature: Është shkruarë, shtëpia ime do të quhetë shtëpi e së falturit, e ju e bëtë atë spile të kusarëvet.
14
E u qasnë nde ai të verbërë, e të çalë ndë Iero, e i shëroi ata.
15
E si panë të parët’ e priftëret edhe Grammatikotë këto çudira që bëri, e djelmtë që thërisnë ndë qishë, e thoshnë: Osana të biri Dhavidhit, u zëmëruanë.
16
E i thanë atij: A digjo(n) se ç’thonë këta? Edhe Iisui u thot’ ature: Digjoj. Nukë dhiavastë kurrë, se nga goja e foshnjëvet, edhe ature që thithijënë qumështë do të nxjer lëvdim?
17
E si i la ata dolli jashtë nga quteti ndë Vithani, e mbeti atje.
18
E ndë mëngjes kur kthenej ndë qutet, e mori uja.
19
E si pa një rrënjë fik ndë udhë, erdhi mbë të, e nukë gjeti tjatër mbë të, përveçme fletavet vetëmë, e i thotë fikut: Mos u bëftë pemë kurrë ndë jetë nga teje. E u tha atëherë fiku.
20
E si panë mathitejtë, u çuditnë, e thanë: Qish u tha fiku menjëherë?
21
E Zoti Krisht u përgjegj, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, ndë paçi besë e ndë mos qofi me di zëmëra, jo vetëmë këtë që u bë te fiku do të bëni, po edhe këtit malit ndë i thëfçi: Ngreu e bjerë ndë det, do të bënetë.
22
E sa të lipëni ndë të falturë me besë, të gjitha do t’i mirri.
23
E si erdhi ai ndë qishë, u qasnë nde ai tek dhidhaks të parët’ e priftëret edhe pleqësi e llaoit, e i thoshnë: Me ç’urdhër bën këto, edhe kush ta dha ti këtë urdhër?
24
Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e ndë ma thaçi mua atë, edhe unë do t’u thom juvet me ç’urdhër bëj këto.
25
Pagëzimi i Ioannit nga Qielli qe, a nga njerëzitë? E ata mëndonishnë me vetëhe të ture, e thoshnë: Ndë thafçim nga Qielli, do të na thotë nevet: Pse adha nukë besuatë?
26
E ndë thafçim nga njerëzitë, trëmbemi botënë, se të gjithë e kanë Ioannë posi profit.
27
E ju përgjegjnë Iisuit, e i thanë: Nukë dimë. Edhe ai u tha ature: Edhe unë nuk’ u thom juvet, se me ç’urdhër bëj këto.
28
Ç’u duketë juvet? Një njeri kish di djelm, e ju qas së parit, e i tha: Bir, hajde sot e puno ndë vështë tim.
29
Edhe ai u përgjegj, e i tha: Nukë dua. Më pastaj ndërroi mëndnë, e vate.
30
E ju qas edhe së ditit, e i tha edhe atij ashtu; e ai ju përgjegj, e i tha: Unë, zot. E nukë vate.
31
Cili dha nga këta të di bëri thelimënë e së jatit? E i thanë: I pari. U thot’ ature Iisui: Me të vërteta u thom juvet, se Tellonëritë, edhe kurvjarëtë, do të venë më përpara se juvet ndë mbretëri të Perndisë.
32
Se erdhi ndër ju Ioanni me udhë të së drejtësë, e nuk’ e besuatë; e Tellonetë edhe kurvjarëtë besuanë mbë të, e juvet ndonëse patë, nukë ndërruatë mëndë pastaj, të besojëtë mbë të.
33
Tjetër paravoli digjoni: Një njeri zot shtëpiet, e ai vuri (fitepsi) një vështë, e e thuri atë me gardhe, e rrëmoi mbë të patitir, e stisi mbë të pirgo (kullë) e e dha atë ndë bujq, e iku.
34
E kur afëroi koh’ e pemëvet, dërgoi kopilt’ e tij ndë bujqër të mirrë pemmët’ e tij.
35
Edhe bujqëritë si i zunë kopijt’ e tij, njerinë e rrahnë, e tjatërin’ e muarrë me gurë.
36
Pameta dërgoi të tjerë kopij, më të shumë se të parëtë, e ua bënë edhe aturevet ashtu.
37
E më të pastajmenë dërgoi mb’ata të bir’ e tij, e tha: Do të kenë turp nga biri im.
38
Edhe bujqëritë si panë të birë thanë me vetëhe të ture: Kij është klironomi, ejani ta vrasëmë atë, e t’i mbajëmë klironomin’ e tij.
39
E si e zunë atë, e krienë jashtë nga vështi, e e vranë.
40
E po kur të vijë i zoti i vështit, ç’do të ju bëjë ature bujqëret?
41
I than’ atij: Këta të këqinj, shumë keq do t’i vrasë, e vështënë do ta apë ndë të tjerë bujqër, që ata do t’i apënë atit pemmëtë mbë kohë të ture.
42
U thot’ ature Iisui: Nukë dhiavastë kurrë ndë kartëra, atë gur që katafronisnë mjeshtrëtë, ai u bë e u vu krie ndë qoshe; nga Zoti u bë këjo, e duketë çudi ndë si tona?
43
Pra andaj u thom juvet, se mbretëria e Perndisë do të ngrihetë nga juvet, e do të ipetë ndë milet, që të bëjë pemët’ e saj.
44
Edhe ai që të bjerë mbi këtë gur, do të thërmonetë, edhe nde cili që të bjerë sipër, atë do ta bëjë pluhur.
45
E si ndienë të parët’ e priftëret edhe farisejtë paravolit’ e tij, kupëtuanë se për ata i thotë.
46
E kërkoijnë që ta zirinë atë, po u trëmnë nga bota, se e kishnë atë posi profit.
← Chapter 20
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 22 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28