bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 1
1 Samuel 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 2 →
1
Ishte një herë një burrë prej Ramahut, një cofit nga malet e Efraimit, që quhej Elkanah. Ai ishte biri i Jerohamit, të birit të Elihuit, të birit të Tohuit, të birit të Cuf Efratitit.
2
Elkanahu kishte dy gra. Njëra quhej Ana, tjetra Penina. Penina kishte fëmijë, ndërsa Ana jo.
3
Ky njeri nisej për vit nga qytetit i tij e shkonte në Shiloh për të adhuruar e për t'i kushtuar fli Zotit të ushtrive. Atje shërbenin si priftërinj të Zotit dy bijtë e Eliut, Hofniu e Finehasi.
4
Kur kushtonte fli, Elkanahu u jepte nga një pjesë të flisë Peninës, gruas së tij, dhe tërë bijve e bijave të saj,
5
ndërsa Anës i jepte vetëm një pjesë, sepse, edhe pse e donte, Zoti e kishte lënë beronjë.
6
Anën e mundonte edhe kundërshtarja e saj që e thumbonte për shkak se Zoti e kishte lënë beronjë.
7
Kështu ndodhte çdo vit. Sa herë që shkonte në shtëpinë e Zotit, kundërshtarja e thumbonte dhe ajo qante e nuk hante.
8
Elkanahu, i shoqi, i thoshte: «Përse qan e nuk ha? Përse je e trishtuar? A nuk jam unë për ty më i mirë sesa dhjetë djem?».
9
Një herë, pasi patën ngrënë e pirë në Shiloh, Ana u ngrit ndërsa prifti Eli rrinte ulur në ndenjëse, në të hyrë të tempullit të Zotit.
10
Me shpirt të këputur, ajo iu lut Zotit e vajtoi me dënesë
11
duke iu betuar: «O Zot i ushtrive, në e pafsh mjerimin e shërbëtores tënde, në e kujtofsh e në mos e harrofsh shërbëtoren tënde, në më dhënç një trashëgimtar, ty, o Zot, do të ta kushtoj tërë jetën e tij e brisku nuk ka për t'ia prekur flokun e kokës».
12
Ndërsa i lutej ende Zotit, Eliu po vështronte buzët e saj.
13
Ana po lutej në zemrën e saj, vetëm duke lëvizur buzët e pa bërë zë. Kështu, Eliu kujtoi se kishte pirë,
14
prandaj edhe i tha: «Edhe sa kohë do të rrish e dehur? Mos pi më verë!».
15
Ana iu përgjigj: «Jo, imzot, nuk kam pirë as verë, as pije të forta. Më dhemb shpirti, prandaj dhe po ia zbraz zemrën Zotit.
16
Mos kujto se shërbëtorja jote është grua e pahijshme. Gjithë kësaj kohe jam lutur për shkak të mjerimit dhe dëshpërimit tim të madh».
17
Atëherë Eliu i tha: «Shko në paqe. Perëndia i Izraelit ta plotësoftë kërkesën që i bëre!».
18
Ajo i tha: «Gjettë hir para teje shërbëtorja jote!». Pastaj shkoi udhës së vet, hëngri dhe nuk pati më fytyrë të trishtuar.
19
Të nesërmen u ngritën herët në mëngjes, adhuruan Zotin dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Ramah. Elkanahu fjeti me Anën, gruan e tij, dhe Zoti e kujtoi.
20
Kur u plotësuan ditët, Ana mbeti shtatzënë e lindi një djalë. Ajo e quajti Samuel, sepse tha: « Zotit ia kërkova!».
21
Elkanahu me mbarë familjen e tij shkoi për t'i kushtuar flinë vjetore Zotit dhe për të përmbushur kushtin e tij.
22
Por Ana nuk shkoi me të, sepse i tha të shoqit: «Vetëm pasi ta ndaj nga gjiri do ta sjell djalin e do ta paraqes te Zoti, që të jetojë atje përherë».
23
Elkanahu, i shoqi, iu përgjigj: «Bëj si të të duket më mirë. Rri derisa ta ndash nga gjiri. Zoti e përmbushtë fjalën e tij!». Kështu, Ana ndenji për të mëkuar të birin derisa e ndau nga gjiri.
24
Pasi e ndau nga gjiri, ajo e solli të birin në Shiloh bashkë me një mëzat tre vjeçar, një kilogram miell dhe një kacek vere. Djaloshi ishte ende i vogël.
25
Si e therën mëzatin, e sollën djaloshin tek Eliu
26
dhe ajo tha: «Të lutem, imzot, pasha jetën tënde, unë jam ajo gruaja që pati ndenjur me ty këtu duke iu lutur Zotit.
27
Për këtë djalë u luta dhe Zoti ma plotësoi kërkesën që i bëra.
28
Prandaj dhe unë po ia fal Zotit. Sa të jetë gjallë, djaloshi do t'i përkasë Zotit ».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31