bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 6
1 Samuel 6
Albanian 2018
← Chapter 5
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 7 →
1
Arka e Zotit ndodhej në krahinën e filistinëve prej shtatë muajsh.
2
Filistinët thirrën priftërinjtë e shortarët e u thanë: «Çfarë të bëjmë me arkën e Zotit? Na tregoni si ta dërgojmë në vendin e vet?».
3
Ata u përgjigjën: «Nëse e ktheni arkën e Perëndisë së Izraelit, mos e dërgoni duarzbrazur, por me fli faji. Atëherë do të shëroheni e do ta dini përse dora e tij po ju shtypte».
4
Ata thanë: «Çfarë t'i çojmë si fli faji?». Ata u përgjigjën: «Pesë lytha të artë e pesë minj të artë për çdo prijës filistin, se me këto u goditët ju të gjithë e prijësit tuaj.
5
Bëni shëmbëlltyra lythash e minjsh që shkretuan tokën. Kështu do t'i jepni lavdi Perëndisë së Izraelit e ndoshta ai do ta lehtësojë dorën e tij mbi ju, mbi perënditë e tokat tuaja.
6
Përse i ngurtësoni zemrat më kot, siç i ngurtësoi Egjipti e faraoni? A nuk i lanë ata izraelitët të shkojnë, pasi Zoti u soll ashpër me ta?
7
Prandaj bëni një qerre të re, merrni dy lopë qumështore që nuk janë vënë kurrë në zgjedhë e mbrehini në qerre, ndërsa viçat e tyre mbajini në stallë.
8
Merreni pastaj arkën e Zotit dhe vendoseni mbi qerre bashkë me sendet e arta që do t'i sillni si fli faji. Ato vendosini në një kuti përbri. Niseni qerren për udhë.
9
Nëse vini re se ngjitet udhës për Bet Shemesh, atëherë paska qenë Perëndia ai që na ka goditur me këtë fatkeqësi të madhe. Nëse jo, dijeni se nuk ishte dora e tij, por ishte rastësi».
10
Kështu vepruan. Morën dy lopë qumështore, i mbrehën në qerre, ndërsa viçat e tyre i mbajtën në stallë.
11
E vendosën arkën e Zotit në qerre bashkë me kutinë, me minjtë e artë e me shëmbëlltyrat e lythave të tyre.
12
Lopët filluan të ecnin drejt udhës për në Bet Shemesh. Ecnin drejt duke pëllitur e nuk shmangeshin as majtas, as djathtas, dhe prijësit e filistinëve i ndiqnin pas derisa mbërritën në kufi të Bet Shemeshit.
13
Ndërkohë në Bet Shemesh korrësit po korrnin grurin nëpër luginë. Kur ngritën sytë e panë arkën, u gëzuan.
14
Qerrja mbërriti e qëndroi tek ara e Jozuehut. Aty ndodhej një gur i madh. Atëherë i thyen drutë e qerres e ia kushtuan lopët Zotit si fli shkrumbimi.
15
Levitët e ulën arkën e Zotit bashkë me kutinë që mbante orenditë e arta e i vunë mbi gurin e madh. Atë ditë populli i Bet Shemeshit i kushtoi Zotit fli shkrumbimi e flijime.
16
Pesë prijësit e filistinëve e panë dhe u kthyen po atë ditë në Ekron.
17
Këto janë lythat e artë që çuan filistinët si fli faji për Zotin: një për Ashdodin, një për Gazën, një për Ashkelonin, një për Gatin e një për Ekronin.
18
Edhe pesë minjtë e artë ishin sipas numrit të qyteteve filistine që u përkisnin pesë prijësve, duke përfshirë qytetet e fortifikuara dhe fshatrat e parrethuara. Guri i madh mbi të cilin u vendos arka e Zotit gjendet edhe sot e kësaj dite në fushën e Jozuehut, në Bet Shemesh.
19
Perëndia goditi disa banorë të Bet Shemeshit, sepse vështruan arkën e Zotit. Ai goditi shtatëdhjetë vetë prej pesëdhjetë mijë banorëve dhe populli vajtoi, se Zoti i kishte goditur rëndë.
20
Atëherë banorët e Bet Shemeshit thanë: «Kush mund të qëndrojë para Zotit, këtij Perëndie të shenjtë? E kujt do t'ia çojmë?».
21
Ata u çuan fjalë banorëve të Kirjat Jearimit e u thanë: «Filistinët na e kthyen arkën e Zotit. Ejani e merreni!».
← Chapter 5
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 7 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31