bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 31
1 Samuel 31
Albanian 2018
← Chapter 30
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
1
Filistinët e sulmuan Izraelin. Izraelitët ikën prej filistinëve, por mbetën të vrarë në malin Gilboa.
2
Filistinët e ndoqën këmba-këmbës Saulin me të bijtë dhe vranë Jonatanin, Abinadabin e Malkishuain, bijtë e Saulit.
3
Beteja kundër Saulit u bë e ashpër. Harkëtarët e vunë në shënjestër e ai u plagos nga harkëtarët.
4
Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të vet: «Nxirre shpatën e më shporo, që të mos vijnë këta të parrethprerë, të më shpojnë e të tallen me mua». Por armëmbajtësi nuk pranoi, se pati shumë frikë, prandaj Sauli e mori vetë shpatën e u hodh mbi të.
5
Kur armëmbajtësi pa se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai mbi shpatë e vdiq.
6
Atë ditë vdiqën Sauli, tre bijtë e tij, armëmbajtësi dhe tërë njerëzit e tij.
7
Izraelitët, që ishin në anën tjetër të luginës e ata që ishin përtej Jordanit, panë se luftëtarët kishin ikur dhe se Sauli me bijtë e vet kishin vdekur, i braktisën qytetet e morën arratinë. Atëherë filistinët erdhën e u vendosën aty.
8
Të nesërmen, kur filistinët erdhën të zhvatnin kufomat e të vrarëve, gjetën Saulin e tre bijtë e tij, që kishin rënë në malin Gilboa.
9
Ia prenë kokën, ia hoqën armët dhe i dërguan në tokën e filistinëve, për t'u dhënë lajmin tempujve të idhujve dhe popullit përreth.
10
Armët i vunë në tempullin e Ashtarotës, ndërsa kufomën ia varën në muret e Bet Sheanit.
11
Banorët e Jabesh Gileadit dëgjuan ç'i kishin bërë filistinët Saulit.
12
Të gjithë luftëtarët u ngritën e udhëtuan tërë natën. Morën kufomën e Saulit e kufomat e bijve të tij prej mureve të Bet Sheanit e i sollën në Jabesh. Aty i dogjën.
13
Pastaj ua morën eshtrat, ua varrosën nën qarrin e Jabeshit e agjëruan shtatë ditë.
← Chapter 30
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31