bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 15
1 Samuel 15
Albanian 2018
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 16 →
1
Samueli i tha Saulit: «Unë jam ai që Zoti dërgoi për të të vajosur mbret mbi popullin e tij, Izraelin, prandaj dëgjoje fjalën e Zotit:
2
“Kështu thotë Zoti i ushtrive: po e dënoj Amalekun për çka bëri kundër Izraelit, sepse e pengoi kur doli nga Egjipti.
3
Tani pra, sulmoje Amalekun e shfaros gjithçka gjendet në të. Mos ki mëshirë. Vriti me burra, gra, fëmijë, foshnja, qe, dhen, deve e gomarë”».
4
Atëherë Sauli thirri popullin dhe e rreshtoi në Telaim. Ata ishin dyqind mijë këmbësorë dhe dhjetë mijë burra prej Judës.
5
Sauli mbërriti para qytetit të Amalekut e vuri pritë te vau.
6
Pastaj u tha kenitëve: «Ikni prej amalekitëve, që të mos ju shkatërroj bashkë me ta, se treguat mirësi ndaj gjithë izraelitëve kur dolën nga Egjipti». Kështu, kenitët u larguan prej amalekitëve.
7
Sauli e sulmoi Amalekun nga Havilahu deri në Shur që është kundruall Egjiptit.
8
E kapi të gjallë Agagun, mbretin e amalekitëve, ndërsa mbarë popullin e kaloi në teh të shpatës.
9
Sauli e populli kursyen Agagun, dhentë e qetë më të mira, bagëtitë e majme, qengjat e çdo gjë që ishte e mirë, që nuk deshën t'i shfarosnin. Gjithçka të pavlerë e shfarosën.
10
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Samuelit:
11
«Jam penduar që e bëra mbret Saulin, se më ka kthyer shpinën e nuk i zbaton fjalët e mia». Samueli u trishtua e i thirri Zotit gjithë natën.
12
Samueli u ngrit në të gdhirë për ta takuar Saulin që herët dhe e lajmëruan se Sauli, pasi kishte mbërritur në Karmel, ku kishte ngritur një përmendore për vete, ishte kthyer dhe kishte kaluar për në Gilgal.
13
Samueli shkoi tek ai dhe kur Sauli e takoi, i tha: «Të bekoftë Zoti! Ia mbajta fjalën Zotit ».
14
Por Samueli iu përgjigj: «Ç'është kjo blegërimë qengjash që po më kapin veshët? Ç'është kjo pëllitje lopësh që po dëgjoj?».
15
Sauli i tha: «I sollëm prej Amalekut. Populli i kurseu dhentë e qetë më të mira për t'ia kushtuar Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa pjesën tjetër e shfarosëm».
16
Samueli i tha Saulit: «Hesht! Do të të tregoj se çfarë më tha Zoti mbrëmë». Sauli i tha: «Fol!».
17
Samueli i tha: «Edhe pse të duket vetja i vogël, je kreu i fiseve të Izraelit. Zoti të vajosi mbret mbi Izraelin.
18
Zoti të dërgoi e të tha: “Shfarosi amalekitët, ata mëkatarë. Lufto kundër tyre derisa t'i shkatërrosh”.
19
Përse, pra, nuk e dëgjove zërin e Zotit, por iu vërsule plaçkës duke bërë ligësi në sytë e Zotit?».
20
Sauli iu përgjigj Samuelit: «E kam dëgjuar zërin e Zotit. Shkova siç më dërgoi Zoti dhe e kapa Agagun, mbretin e amalekitëve, ndërsa amalekitët i shfarosa.
21
Populli mori për plaçkë dhentë e qetë më të mira, që ishin caktuar për t'u shfarosur, për t'ia kushtuar në Gilgal Zotit, Perëndisë tënd».
22
Atëherë Samueli i tha: «Pse, a i pëlqejnë Zotit flitë e shkrumbimit e flitë e tjera më shumë se t'i dëgjohet fjala? Ja, më mirë është dëgjesa, se flitë, më mirë vëmendja, se dhjami i deshve.
23
Kundërshtimi është si mëkati i shortarisë, kokëfortësia si ligësia e idhujtarisë. Ngaqë e përbuze fjalën e Zotit, ai e përbuzi sundimin tënd».
24
Atëherë Sauli i tha Samuelit: «Mëkatova, sepse shkela fjalën e Zotit dhe fjalët e tua. Pata frikë popullin dhe dëgjova fjalën e tij.
25
Tani, pra, ma fal mëkatin e kthehu bashkë me mua që të adhuroj Zotin ».
26
Samueli i tha: «Jo, nuk do të kthehem me ty, se ti e përbuze fjalën e Zotit e Zoti të përbuzi si mbret të Izraelit».
27
Samueli bëri të largohej, por Sauli e kapi prej fundit të petkut e ia shqeu.
28
Samueli i tha: «Sot, Zoti e shqeu mbretërinë e Izraelit prej teje e ia dhuroi një tjetri që është më i mirë se ti.
29
Për më tepër ai që është lavdia e Izraelit nuk gënjen e nuk pendohet, se nuk është njeri që të pendohet».
30
Sauli i tha: «Kam mëkatuar, por të lutem më ndero para pleqësisë së popullit e para Izraelit e kthehu me mua që të adhuroj Zotin, Perëndinë tënd».
31
Samueli u kthye me të dhe Sauli adhuroi Zotin.
32
Samueli tha: «Ma sillni Agagun, mbretin e Amalekut». Agagu erdhi në pranga dhe mendonte se nuk i kanosej më vdekja.
33
Por Samueli tha: «Siç la shpata jote gra pa fëmijë, ashtu do të mbetet edhe nëna jote pa fëmijë». Dhe Samueli e theri Agagun para Zotit, në Gilgal.
34
Samueli shkoi në Ramah, ndërsa Sauli shkoi në shtëpinë e vet në Gibeahun e Saulit.
35
Samueli nuk e pa më Saulin gjatë gjithë jetës së vet, por vajtoi për të, se Zoti ishte penduar që e kishte bërë mbret mbi Izraelin.
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 16 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31