bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 23
1 Samuel 23
Albanian 2018
← Chapter 22
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 24 →
1
Davidin e lajmëruan e i thanë: «Ja, filistinët po sulmojnë Kejlahun e po përlajnë lëmenjtë».
2
Atëherë Davidi pyeti Zotin: «A t'i sulmoj filistinët?». Zoti iu përgjigj: «Sulmoji filistinët e çliroje Kejlahun».
3
Por njerëzit e Davidit i thanë: «Ja, ne jemi në Judë e na ka kapur frika. Si të shkojmë në Kejlah kundër forcave filistine?».
4
Atëherë Davidi pyeti sërish Zotin e ai iu përgjigj: «Ngrihu e shko në Kejlah, se unë po t'i dorëzoj filistinët».
5
Davidi bashkë me njerëzit e vet shkoi në Kejlah, i sulmoi filistinët dhe dëboi bagëtitë e tyre. Filistinët u shpartalluan dhe Davidi i çliroi banorët e Kejlahut.
6
Abiatari, biri i Ahimelekut, kishte shkuar te Davidi në Kejlah dhe kishte marrë me vete efodin.
7
Saulin e lajmëruan se Davidi kishte mbërritur në Kejlah. Atëherë ai tha: «Ma ka dorëzuar Perëndia, se shkoi e u mbyll në një qytet me dyer e shula».
8
Sauli mblodhi tërë popullin për të mësyrë Kejlahun e për të rrethuar Davidin e njerëzit e tij.
9
Davidi e mori vesh se Sauli po kurdiste ligësi kundër tij, prandaj i tha priftit Abiatar që të sillte efodin.
10
Atëherë Davidi tha: «O Zot, Perëndia i Izraelit, shërbëtori yt mori vesh se Sauli po kërkon të vijë në Kejlah për ta shkatërruar qytetin për shkakun tim.
11
A do të më dorëzojnë banorët e Kejlahut te Sauli? A do të vijë Sauli, siç dëgjoi shërbëtori yt, o Zot, Perëndia i Izraelit? Tregoji, të lutem, shërbëtorit tënd!». Zoti iu përgjigj: «Sauli do të vijë».
12
Davidi e pyeti: «A do të na dorëzojnë te Sauli krerët e Kejlahut?». Zoti i tha: «Po, do t'ju dorëzojnë».
13
Atëherë Davidi dhe gjashtëqind njerëzit e tij ikën prej Kejlahut e u endën gjithandej. Saulit i treguan se Davidi kishte ikur prej Kejlahut dhe ai nuk e sulmoi.
14
Davidi banoi në fortesat e shkretëtirës, në malësinë e shkretëtirës së Zifit. Sauli e kërkonte ditë për ditë, por Perëndia nuk ia dorëzoi kurrë Davidin.
15
Davidi ishte në shkretëtirën e Zifit, në Horesh, kur pa se Sauli kishte dalë për t'i marrë jetën.
16
Jonatani, biri i Saulit, u ngrit e shkoi te Davidi në Horesh. Ai i dha zemër në emër të Perëndisë
17
e i tha: «Mos ki frikë, se Sauli, ati im, nuk ka për të të gjetur. Ti do të mbretërosh në Izrael e unë do të jem i dyti pas teje. Këtë e di edhe im atë».
18
Të dy lidhën besën para Zotit. Davidi qëndroi në Horesh e Jonatani u kthye në shtëpi.
19
Atëherë zifitët shkuan te Sauli në Gibeah e i thanë: «Davidi fshihet mes nesh, në fortesat e Horeshit, në malin e Hakilahut, që ndodhet në jug të Jishmonit.
20
Prandaj, eja, o mbret, kur të ta ketë ënda e ne do të ta dorëzojmë».
21
Sauli u tha: « Zoti ju bekoftë, se po tregoheni të dhembshur me mua.
22
Shkoni e sigurohuni përsëri. Gjeni e shikoni ku i shkel këmba e kush e ka parë atje, se kam dëgjuar se është shumë dinak.
23
Shikoni e gjeni të gjitha vendet ku fshihet, pastaj ejani tek unë të sigurt e unë do të vij me ju. Nëse ndodhet në këtë vend, do ta kërkoj anekënd Judës».
24
Ata u larguan nga Sauli e shkuan në Zif. Davidi e njerëzit e tij ndodheshin në shkretëtirën e Maonit, në Arabah, në jug të Jishmonit.
25
Sauli e njerëzit e tij shkuan për ta kërkuar, por Davidin e njoftuan dhe ai zbriti te shkëmbi e banoi në shkretëtirën e Maonit. Sauli e mori vesh dhe e gjurmoi nëpër shkretëtirën e Maonit.
26
Sauli shkoi në njërin shpat të malit, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij ishin në shpatin tjetër. Davidi nxitoi të largohej prej Saulit, kur Sauli dhe njerëzit e tij po i rrethonin për t'i kapur.
27
Atëherë mbërriti një lajmëtar te Sauli e i tha: «Nxito dhe eja shpejt, se filistinët po sulmojnë vendin».
28
Sauli hoqi dorë nga ndjekja e Davidit e shkoi të ndeshej me filistinët, prandaj ai vend u quajt shkëmbi i Hamahlekotit.
← Chapter 22
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 24 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31