bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 5
1 Samuel 5
Albanian 2018
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 6 →
1
Filistinët e morën arkën e Perëndisë nga Eben Ezeri dhe e sollën në Ashdod.
2
Pasi e morën arkën e Perëndisë, e sollën te tempulli i Dagonit dhe e vendosën përbri Dagonit.
3
Kur banorët e Ashdodit u gdhinë të nesërmen, panë se Dagoni kishte rënë me fytyrë përtokë para arkës së Zotit. E morën dhe e vendosën në vendin e vet.
4
Kur u gdhinë të nesërmen, panë se Dagoni kishte rënë sërish me fytyrë përtokë para arkës së Zotit. Koka dhe dy pëllëmbët e Dagonit ishin këputur nga trupi dhe kishte mbetur vetëm trupi.
5
Prandaj edhe sot e kësaj dite priftërinjtë e Dagonit dhe të gjithë ata që vijnë te tempulli i tij nuk e shkelin pragun e Dagonit në Ashdod.
6
Dora e Zotit i goditi rëndë ashdoditët, ngaqë e dërrmoi dhe e goditi me çibanë Ashdodin dhe rrethinat e tij.
7
Si e panë ashdoditët se çfarë ndodhi, thanë: «Të mos qëndrojë më arka e Perëndisë së Izraelit mes nesh, se ai po na godet rëndë ne dhe Dagonin, perëndinë tonë».
8
Atëherë çuan fjalë, thirrën të gjithë prijësit e filistinëve e u thanë: «Ç'të bëjmë me arkën e Perëndisë së Izraelit?». Ata u përgjigjën: «Ta çojmë në Gat». Dhe kështu bënë me arkën e Perëndisë së Izraelit.
9
Si e sollën, dora e Zotit u shtri kundër qytetit, të cilin e kaploi një tmerr i madh. Ai i goditi me çibanë njerëzit e qytetit, nga më i madhi te më i vogli.
10
Pastaj e çuan arkën e Perëndisë në Ekron. Por teksa e çonin në Ekron, banorët thirrën: «Po na e sjellin arkën e Perëndisë së Izraelit që të na vrasin ne dhe popullin tonë».
11
Ata çuan fjalë, thirrën të gjithë prijësit e filistinëve e u thanë: «Largojeni arkën e Perëndisë së Izraelit, lëreni të kthehet në vendin e vet, që të mos vdesim ne dhe populli ynë». Mbarë qytetin e kishte kapluar tmerri i vdekjes, sepse dora e Zotit po i godiste rëndë edhe atje.
12
Kush nuk vdiste, e zinin çibanët. Atëherë klithma e qytetit u dëgjua deri në qiell.
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 6 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31