bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 11
1 Samuel 11
Albanian 2018
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 12 →
1
Atëherë Nahash Amoniti u ngrit, fushoi kundër Jabesh Gileadit e ata i thanë: «Eja të lidhim besën e ne do të të shërbejmë».
2
Nahash Amoniti u përgjigj: «Vetëm nëse nxirrni syrin e djathtë do të bëj besëlidhje me ju, që ta turpëroj gjithë Izraelin».
3
Pleqësia e Jabeshit i tha: «Na prit për shtatë ditë, që të dërgojmë lajmëtarë nëpër gjithë vendin e Izraelit. Nëse nuk ka kush të na shpëtojë, do të dorëzohemi».
4
Lajmëtarët mbërritën në Gibeahun e Saulit dhe e njoftuan popullin për gjithçka. Atëherë mbarë populli vuri kujën e vajtoi.
5
Ndërkohë Sauli po kthehej prej kullotës duke ecur pas qeve. Atëherë pyeti: «Çfarë ka populli që po vajton?». Ata i treguan lajmin që kishin sjellë burrat e Jabeshit.
6
Kur i dëgjoi këto fjalë, shpirti i Perëndisë vërshoi mbi të dhe ai u zemërua fort.
7
Mori një pendë qe dhe i bëri copa-copa, të cilat i dërgoi përmes lajmëtarëve në çdo vend të Izraelit duke thënë: «Kështu do të përfundojnë qetë e kujtdo që nuk i shkon pas Saulit e Samuelit». Tmerri i Zotit e kaploi popullin e ata dolën si një trup i vetëm.
8
Sauli mblodhi në Bezek treqind mijë izraelitë, prej të cilëve tridhjetë mijë ishin prej Judës.
9
Ai u tha lajmëtarëve që kishin ardhur: «Thuajuni njerëzve të Jabesh Gileadit se nesër në mesditë do të çlirohen». Lajmëtarët i njoftuan njerëzit e Jabeshit dhe ata u gëzuan.
10
Atëherë njerëzit e Jabeshit i thanë Nahashit: «Nesër do të dorëzohemi. Bëj me ne si të duash».
11
Të nesërmen Sauli e ndau popullin në tre njësi. Mbërriti në fushim që në orët e para të mëngjesit e i sulmoi amonitët deri në mesditë. Ata që mbetën u shpërndanë e nuk u gjetën as dy vetë bashkë.
12
Atëherë populli i tha Samuelit: «Kush janë ata që thanë: “Pse Sauli do të mbretëruaka mbi ne?”. Sillini këtu që t'i vrasim».
13
Por Sauli tha: «Mos vritni njeri sot, se në këtë ditë Zoti i dha fitoren Izraelit».
14
Pastaj Samueli i tha popullit: «Ejani të shkojmë në Gilgal që të përtërijmë mbretërinë».
15
Mbarë populli shkoi në Gilgal e po atje e bënë Saulin mbret para Zotit. I kushtuan Zotit fli paqtimi dhe Sauli e të gjithë izraelitët u gëzuan pa masë.
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 12 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31