bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 4
1 Samuel 4
Albanian 2018
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 5 →
1
Fjala e Samuelit i drejtohej gjithë Izraelit. Izraeli u ngrit e shkoi në luftë kundër filistinëve. Ata fushuan në Eben Ezer, ndërsa filistinët në Apek.
2
Filistinët u renditën kundër Izraelit dhe, pasi u përhap lufta, Izraeli u mund. Ata vranë në fushëbetejë katër mijë burra.
3
Populli u kthye në fushim dhe pleqësia e Izraelit doli e tha: «Përse i la Zoti filistinët të na mundnin? Merreni pra arkën e besëlidhjes së Zotit prej Shilohut e silleni këtu mes nesh, që të na shpëtojë nga dora e armikut».
4
Kështu, populli dërgoi disa njerëz në Shiloh dhe ata e sollën arkën e besëlidhjes së Zotit të ushtrive që rri mbi kerubë. Të dy bijtë e Eliut, Hofniu e Finehasi, ishin me arkën e besëlidhjes së Perëndisë.
5
Porsa mbërriti arka e besëlidhjes së Zotit në fushim, gjithë Izraeli brohoriti fort saqë ushtoi toka.
6
Filistinët e dëgjuan brohoritjen e thanë: «Ç'është ky kushtrim kaq i fortë që vjen nga fushimi i hebrenjve?». Kur e morën vesh që kishte ardhur arka e Zotit,
7
u trembën e thanë: «Paska ardhur një perëndi në fushim! Mjerë ne! Kjo s'ka ndodhur ndonjëherë!
8
Mjerë ne! Kush do të na shpëtojë nga dora e këtyre perëndive të fuqishëm? Këta perëndi goditën Egjiptin me çdo lloj plage në shkretëtirë.
9
Por, merrni zemër e bëhuni burra, o filistinë, përndryshe do t'u shërbeni hebrenjve siç na shërbyen ata neve! Bëhuni burra e luftoni!».
10
Atëherë filistinët luftuan dhe Izraeli u mund. Të gjithë ua mbathën nëpër tendat e veta dhe u bë gjakderdhje e madhe. Prej Izraelit u vranë tridhjetë mijë ushtarë.
11
U morën edhe arkën e Perëndisë dhe dy bijtë e Eliut, Hofniu e Finehasi, mbetën të vrarë.
12
Po atë ditë erdhi me vrap në Shiloh një burrë nga beteja. Ai ishte benjaminas dhe i kishte petkat e grisura e kryet me dhe.
13
Teksa vinte, Eliu ishte ulur në ndenjëse buzë rrugës e po vështronte i shqetësuar për shkak të arkës së Perëndisë. Burri hyri në qytet, i njoftoi e i gjithë qyteti klithi.
14
Kur i dëgjoi britmat, Eliu pyeti: «Ç'janë këto britma?». Burri nxitoi e i tregoi Eliut,
15
që tashmë ishte nëntëdhjetë e tetë vjeç dhe nuk shihte, pasi e kishin lënë sytë.
16
Burri i tha: «Unë jam ai që mbërriti nga beteja. Sot ia mbatha». Eliu e pyeti: «Po bijtë e mi?».
17
Lajmëtari iu përgjigj: «Izraeli ia mbathi para filistinëve. Populli u bë kasaphanë dhe dy bijtë e tu, Hofniu e Finehasi, mbetën të vrarë. U mor edhe arka e Perëndisë».
18
Kur dëgjoi të përmendet arka e Perëndisë, Eliu ra me kurriz nga ndenjësja ndanë portës, theu qafën e vdiq, se ishte në moshë e në peshë. Ai kishte qenë gjyqtar në Izrael për dyzet vjet.
19
E reja e tij, gruaja e Finehasit, ishte shtatzënë. Kur dëgjoi lajmin për kapjen e arkës së Perëndisë dhe për vdekjen e të vjehrrit e të shoqit, e kapën dhimbjet e lindjes dhe lindi.
20
Teksa po jepte shpirt, gratë përreth i thanë: «Mos ki frikë, se linde djalë». Por ajo as u gjegj, as bëzajti.
21
Djaloshin e quajti Ikabod, se tha: «I iku lavdia Izraelit», për shkak se arka e Perëndisë u mor dhe se i vdiq i vjehrri dhe i shoqi.
22
Ajo tha: «I iku lavdia Izraelit, sepse u mor arka e Perëndisë».
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31