bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 21
1 Samuel 21
Albanian 2018
← Chapter 20
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 22 →
1
Davidi u ngrit e iku, ndërsa Jonatani u kthye në qytet.
2
Davidi mbërriti në Nob, te prifti Ahimelek, i cili u tremb kur e takoi Davidin e i tha: «Përse je vetëm e s'ke askënd me vete?».
3
Davidi iu përgjigj: «Mbreti më ka urdhëruar të kryej një punë e më porositi të mos i tregoj askujt për këtë gjë, prandaj dhe u kam thënë djelmoshave të më presin diku.
4
A të gjenden pesë bukë apo ndonjë gjë tjetër të më japësh?».
5
Prifti iu përgjigj: «Nuk kam asnjë bukë të zakonshme. Kam vetëm bukë të shenjtëruara, por djelmoshat nuk duhet të kenë shkuar me gra».
6
Davidi iu përgjigj priftit: «Pa dyshim. Gratë nuk na lejohen kur nisemi për udhë. Djelmoshat e kanë gjymtyrën të shenjtëruar edhe kur dalim rëndom. Sot e kanë edhe më të shenjtëruar!».
7
Atëherë prifti i dha bukë të shenjtëruar, se nuk kishte bukë tjetër përveç bukës së paraqitjes që e kishte hequr nga prania e Zotit për ta zëvendësuar me bukë të ngrohtë.
8
Atë ditë ndodhej aty një prej shërbëtorëve të Saulit për të përmbushur një detyrim para Zotit. Ai quhej Doeg Edomiti dhe ishte i forti i barinjve të Saulit.
9
Davidi i tha Ahimelekut: «A të gjendet këtu ndonjë heshtë apo ndonjë shpatë? Nuk i mora dot me vete shpatën dhe armët, ngaqë nxitoja për punët e mbretit».
10
Prifti u përgjigj: «Kam shpatën e Goliat Filistinit që ti e vrave në luginën e Elahut. Është e mbështjellë me një copë, mbrapa efodit. Merre nëse e do, se tjetër armë këtu nuk ka». Davidi i tha: «Kësaj s'i gjendet shoqja, ma jep!».
11
Atë ditë Davidi iku larg Saulit e shkoi tek Akishi, mbreti i Gatit.
12
Shërbëtorët e Akishit i thanë mbretit: «A nuk është ky Davidi, mbreti i vendit? A nuk është ky ai për të cilin këndojnë e kërcejnë duke thënë: “Sauli vrau një mijë, ndërsa Davidi dhjetëra mijëra!”?».
13
Davidit i bënë përshtypje këto fjalë dhe i hyri frikë e madhe nga Akishi, mbreti i Gatit.
14
Atëherë u shtir para tyre si i marrë duke çjerrë kanatet e portave e duke i lënë jargët t'i rridhnin nëpër mjekër.
15
Akishi u tha shërbëtorëve: «A nuk e shihni se është i marrë, përse e sillni tek unë?
16
A nuk kam mjaft të marrë që më paraqitni edhe këtë që sillet si i marrë para meje? Mos e lini të hyjë në shtëpinë time».
← Chapter 20
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 22 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31