bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
1 Samuel 22
1 Samuel 22
Albanian 2018
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 23 →
1
Davidi iku që andej dhe ia mbathi për te shpella e Adulamit. Kur e morën vesh, vëllezërit dhe tërë shtëpia e të atit shkuan tek ai.
2
Me të u bashkuan të gjithë ata që ishin ngushtë, që kishin marrë hua e që ishin të pakënaqur. Davidi u bë prijësi i tyre. Ishin rreth katërqind vetë.
3
Davidi u nis që andej, shkoi në Micpah të Moabit e i tha mbretit të Moabit: «Të lutem, lejoji tim atë e time më të rrinë me ju derisa të marr vesh se çfarë do të bëjë Perëndia me mua».
4
I solli te mbreti i Moabit e ata banuan me të gjatë gjithë kohës që Davidi u strehua në fortesë.
5
Profeti Gad i tha Davidit: «Mos rri më në fortesë, por shko në tokën e Judës». Davidi shkoi e mbërriti në pyllin e Haretit.
6
Kur e mori vesh se Davidin e kishin parë bashkë me njerëzit e tij, Sauli ndodhej në Gibeah. Ishte ulur nën një mare, në një kodrinë. Mbante një heshtë në dorë e ishte rrethuar me shërbëtorë.
7
Ai u tha shërbëtorëve që e rrethonin: «Dëgjoni, o benjaminas! A do t'ju japë biri i Jeseut ara e vreshta secilit prej jush? A do t'ju bëjë të gjithëve kryemijës apo kryeqindës?
8
Përse, pra, shestoni kundër meje? Si nuk doli askush të më njoftonte për besën që lidhi im bir me birin e Jeseut? Si nuk i erdhi keq për mua asnjërit prej jush që të më njoftonte se im bir po i ndërsen shërbëtorët e mi të më fusin në kurth, siç po ndodh sot?».
9
Atëherë Doeg Edomiti, që ishte mes shërbëtorëve të Saulit, tha: «E kam parë të birin e Jeseut kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, biri i Ahitubit.
10
Ahimeleku e pyeti Zotin për të e i dha ushqime dhe shpatën e Goliat Filistinit».
11
Atëherë mbreti dërgoi njerëz që të sillnin prej Nobit priftin Ahimelek, birin e Ahitubit, dhe tërë familjen e tij priftërore. Të gjithë erdhën te mbreti.
12
Sauli i tha: «Dëgjo, o i biri i Ahitubit!». Ai u përgjigj: «Urdhëro, imzot!».
13
Sauli i tha: «Përse sheston kundër meje bashkë me të birin e Jeseut? I dhe bukë e shpatë e u këshillove me Perëndinë për të, që të ngrihej kundër meje e të më zinte në kurth, siç po ndodh sot».
14
Ahimeleku iu përgjigj mbretit e i tha: «Cili nga tërë shërbëtorët e mbretit është besnik si Davidi? Ai është dhëndri i mbretit, prijësi i rojës sate dhe njeri i nderuar në familjen tënde!
15
Pse, a sot fillova ta pyes Perëndinë për të? Kurrsesi! Mos t'i shkojë në mendje mbretit asgjë e keqe për shërbëtorin e vet apo për tërë shtëpinë e atit tim, se shërbëtori yt nuk ka ditur as gjënë më të vogël!».
16
Por mbreti i tha: «Do të dënohesh me vdekje Ahimelek, ti dhe tërë shtëpia jote!».
17
Pastaj mbreti u tha rojave që ishin me të: «Shkoni e vritni priftërinjtë e Zotit, se edhe ata e përkrahin Davidin. E dinin se po ikte e nuk më njoftuan». Por shërbëtorët e mbretit nuk deshën të vinin dorë mbi priftërinjtë e Zotit për t'i vrarë.
18
Atëherë mbreti i tha Doegut: «Shko ti e vriti priftërinjtë». Doeg Edomiti u kthye e i vrau priftërinjtë. Atë ditë vrau tetëdhjetë e pesë burra që mbanin efodin e linjtë.
19
Edhe Nobin, qytetin e priftërinjve, e shkoi në teh të shpatës. Shkoi në teh të shpatës burra e gra, fëmijë e foshnja, qe, gomarë e dhen.
20
Por njëri nga bijtë e Ahimelekut, të birit të Ahitubit, shpëtoi e shkoi pas Davidit. Ai quhej Abiatar.
21
Kur i tregoi Davidit se Sauli i kishte vrarë priftërinjtë e Zotit,
22
Davidi i tha: «E dija që atë ditë se Doeg Edomiti, duke qenë atje, do ta njoftonte Saulin. Unë ia solla vdekjen tërë shtëpisë së atit tënd.
23
Rri me mua e mos ki frikë. Ai që po kërkon të më marrë jetën mua, po kërkon të ta marrë edhe ty. Tek unë do të jesh i sigurt!».
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 23 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31