bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 1
Luke 1
Albanian 1827
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 2 →
1
Sepse vunë dorë shumë të rrëfejënë me taks Istorin’ e ature punëravet që nevet i dimë fort mirë.
2
Sikundrë na i dëftuanë navet ata që i panë me si të ture që krie herësë, e që u bënë punëtorë të fjalësë.
3
M’u duk edhe mua mirë, o i larti Theofil, që arçë që krie herësë pas ature të t’i shkruaj ti një e nga një me taks.
4
Që të njohç të vërtetënë e ature punëravet që je dhidhaksurë mbë to.
5
Gjau ndë dit të Irodhit, mbretit së Iudheësë, qe një prift që quhej Zaharia, nga efimeria e Aviait; edhe gruaja e tij qe nga bijat’ e Aaronit, edhe ëmër’ i saj Elisavet.
6
E ishnë që të di përpara Perndisë të drejtë, e ecëijnë ndë gjithë porsi e të drejta të Zotit pa të sharë.
7
E nukë patnë ata djalë, sepse Elisavetja qe shterpë, e të di qenë të shkuarë ndë mot të ture.
8
E gjau tek bënte ai punët’ e priftërisë (mësonte) mbë taks të efimerisë tij, përpara Perndisë.
9
Sikundr’ është adeti i efimerisë, u ndodh që thimjatis, e hiri ndë Nao (qishë) të Zotit.
10
E gjithë turm’ e llaoit ishnë që falejnë jashtë ndë kohë të thimjamësë.
11
E u duk nde ai Ëngjëll’ i Zotit që rrijte mb’anë të djathëtë të thisiastirit së thimjamësë.
12
E si e pa Zaharia, u drodh e ra mbi të të trëmburë.
13
E tha Ëngjëlli nde ai: Mos u trëmb, o Zaharia, se u digjua të luturitë tat; e Elisavetja gruaja jote do të të pjellë ti bir, e do t’i vëç ëmërinë Ioann.
14
E do të jetë tek ti gëzim e lodrë, e shumë do të gëzonenë mbë të lerë të tij.
15
Se do të jet’ i madh përpara Zotit, e do të mos pijë as verë as siqera, e do të mbushetë nga Shpirt Shënjt që nga barku i mëmësë tij.
16
E shumë nga bijt’ e Israilit do të kthejë mbë Zotnë Perndin’ e ture.
17
E ai do të vijë përpara atij me Shpirt e me fuqi të Iliasë, të kthejë zëmërat’ e jatët mbi djem, e të padigjuaritë nd’urtëci të së drejtëvet, e t’i bëjë gati Zotit llao të dërtuarë.
18
E Zaharia i tha Ëngjëllit: Qish do ta kupëtoj këtë punë? Se unë jam plak, e gruaja ime shkuarë nga koh’ e saj.
19
E ju përgjegj Ëngjëlli, e tha atij: Unë jam Gavriili që rri përpara Perndisë, e jam dërguarë të të thom tij, e të të ap tij këtë haber të mirë.
20
Edhe ja, do të pushoç sot di e tutje, e të mos mundç të flaç, ngjera mb’atë ditë që të bënenë këto, sepse nukë besove ndë fjalë të mia, që do të paguhenë mbë kohë të ture.
21
E llaoi e pritnë Zaharianë, e çuditejnë për të mënuarë të tij ndë nao (qishë).
22
E si dolli, nukë mund t’u flit ature. E kupëtuanë që pa ndonjë çudi ndë nao. E ai u bënte ature isharet, e mbeti pa gojë.
23
E u bë si sosnë dit’t’ e punësë së priftërisë tij, vate mbë shtëpi të tij.
24
E pas këture ditet u mbars Elisavetja gruaja e tij, e fshih vetëhen’ e saj pesë muaj, e thoshte.
25
Se kështu bëri Zoti tek meje, mb’ato dit kur deshi të kthenej të vështron për të ngrijturë dhunënë time nga njerëzitë.
26
E ndë të gjashtinë muaj u dërgua Ëngjëlli Gavriil nga Perndia, ndë një qutet të Galileësë, që quhetë Nazaret.
27
Mbë një vergjëreshë që qe aravoniasurë me burrë nga shtëpi e Dhavidhit, që quhej Iosif, e vergjëresha quhej Mariam.
28
E si hiri Ëngjëlli tek ajo, i thotë: Gëzo, o e gëzuarë, Zoti është bashkë me tij, ti je e bekuarë ndë mes të gravet.
29
E ajo si e pa, u drodh për këtë fjalë, e mëndonej me vetëhe të saj: Ç’do të jetë kij hjeretismo?
30
E Ëngjëlli i thot’ asaj: Mos u trëmb Mariam, sepse gjete nder afër Perndisë.
31
E ja do të bëneç me barrë, e do të pjellç djalë, e do t’i vëç ëmërinë Iisu.
32
Kij do të jetë i madh, e do të thuhetë i biri i së lartit, e do t’i apë atij Perndia fron’ e Dhavidhit, babait së tij.
33
E do të mbretërojë mbë shtëpi të Iakovit për gjithë jetë; e mbretëria e tij nukë ka të sosurë.
34
Edhe Mariami i tha Ëngjëllit: Qish do të jetë këjo, se unë burrë nukë njoh?
35
E u përgjegj Ëngjëlli, e i thot’ asaj: Shpirt Shënjt do të vijë mbi tij, e fuqi e së lartit do të të mbulojë tij; pra andaj edhe ajo akoma që të lejë nga teje Shënjt, do thuhetë bir i Perndisë.
36
E ja Elisavetja gjëria jote, edhe ajo u mbars djalë nd’pleqëri të saj; e kij muaj është i gjashti i asaj që quhej shterpë.
37
Se nuk’ është’ e pamundurë ndonjë punë afër Perndisë.
38
E Mariami i tha: Ja kopilia e Zotit, u bëftë tek meje sikundrë thua. E iku nga ajo Ëngjëlli.
39
E Mariami u ngre mb’ato dit, e vate me të shpejta mbë një mal të Iudheësë.
40
E hiri mbë shtëpi të Zahariasë, e i thot’ Elisavetsë: Gëzo.
41
E poqë digjoi Elisavetja gëzimn’ e Mariasë, këceu djali ndë bark të saj, e u mbush prej Shënjtit Shpirt Elisavetja.
42
E thirri me zë të madh, e tha: E bekuarë je ti ndë mes të gravet, edhe pemm’ e barkut sit ësht’ e bekuarë.
43
E nga më erdhi këjo, të vijë tek u, mëm’ e Zotit sim?
44
Se ja, poqë erdhi zëri i gëzimit sit ndë veshë të mia, këceu djali ndë bark tim nga gëzimi.
45
E e lumura ajo që besoi, që do të teliosenë ato që u folë nga Zoti tek tij.
46
E Mariami tha: Madhëcon Shpirti im Zotnë.
47
E gëzonetë Shpirti im mbë Zotnë, që më shpëtoi mua.
48
Sepse ktheu sitë të shih mua kopilen’ e tij të vogëlënë, se ja që ndashti e sot di parë, do të më thonë të lumurë gjithë filitë.
49
Sepse ai që është i fortë bëri punëra të mëdha tek u; e ëmër’ i tij është Shënjt.
50
Edhe ndëjes’ e tij është brez pas brezit, mb’ata që kanë frikën’ e tij.
51
Bëri punëra të forta me llërë të tij; përhapi fodullëtë me silloi të zëmëravet së ture.
52
Zbriti të fortëtë nga fronetë, e ngrijti të vogjëjtë.
53
T’urëtitë i mbushi të mira, e të pasuritë i dërgoi mbrazëtë.
54
I ndihu Israilit, robit së tij, të mos harojë eleimosin’ e tij.
55
(Sikundrë u taksi baballarëvet sanë, Avraamit edhe farësë tij) për gjithë jetë.
56
E mbeti Mariami me atë bashkë ngjera mbë tre muaj, e pasandaj u kthie ndë shtëpi të saj.
57
E Elisavesë i erdhi koha për të pjellë, e polli djalë.
58
E digjuanë të afëritë e gjërit’ e saj, që shtoi Zoti eleimosin’ e tij tek ajo, e gëzonejnë bashkë me atë.
59
E u bë ndë të tetënë ditë, erdhë të peritemnë djalënë, e i vijnë ëmërin’ e tij mbë ëmër të jatit së tij, Zaharia.
60
E ëmma e tij u përgjegj, e tha: Jo, po do të quhetë Ioann.
61
E i than’ asaj, se nuk’ është njeri ndë gjëri tuaj, që të quhetë me këtë ëmër.
62
E i bëijnë isharet edhe jatit së tij, ç’do që të quhet’ ai.
63
E si kërkoi një copë dhogë, e shkroi, e thosh: Ioann është ëmër’ i tij. E u çuditnë të gjithë.
64
E atë çast ju hap goja e tij, edhe gjuha e tij; e flit, e lëvdon Perndinë.
65
E gjithë gjitoninë i muarr frika. E flitejnë këto fjalë ndë gjithë mal të Iudheësë.
66
E gjith’ ata që i digjoijnë i vijnë ndër mënd të ture, e thoshnë: Vallë ç’do të jetë kij djalë? E dor’ e Zotit qe me të.
67
E jati i tij Zaharia u mbush nga Shpirt Shënjt, e profitepsi, e tha:
68
I lëvduarë qoftë Zoti Perndia e Israilit, sepse ktheu sinë, e pa, e lefterosi llaon’ e tij.
69
E ngrijti për nevet ndë shtëpi të Dhavidhit, djalit së tij, fuqi; e do të na shpëtojë.
70
Sikundrë pat folë me gojë të Shënjtorëvet Profitet që herën’ e parë.
71
Ngrijti shpëtim të na shpëtojë nga duart’ e hasmëret sonë, edhe nga gjith’ ata që na duanë ndë keq.
72
Të bëjë ndëjesë me përinjtë tanë, e të kujtojë dhjatën’ e tij të Shënjtëruarënë.
73
Benë që qe betuarë nde Avraami, babai inë, të na ip nevet.
74
Që të na shpëton nga duart’ e hasmëret sonë, e ta lëvdojëmë atë pa frikë.
75
Me Shënjtëri edhe me të vërtetë përpara tij, gjithë dit’ e jetësë sonë.
76
Edhe ti djalë do të quheç profit i së lartit, se do të shkoç përpara faqesë Zotit, të bëç gati udhët’ e tij.
77
Të apç ndë llao të tij të dinë ç’është shpëtim i ture, për të ndëjierë fajet’ e ture.
78
Me anë të zëmërësë lejmonjare të Perndisë sonë, që me ato na pa Dielli që len lartazit.
79
Për të ndriturë nd’ata që rrijnë ndë hie, e ndë skotadh të vdekëjesë, për të ndrequrë këmbëtë tona mb’udhë të paqesë.
80
E djali rritej e forconej prej anet së Shpirtit, e ishte mb’erimira, ngjera mbë ditë që u çfaq ai ndë Israil.
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24