bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 23
Luke 23
Albanian 1827
← Chapter 22
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 24 →
1
E si u ngrenë gjithë turm’ e ature, e prunë atë te Pillatua.
2
E nisnë ta kallëzoijnë atë, e të thoshnë: Këtë e gjem që na nakatos filinë tënë e mbodhis të paguajmë Qesarit të dhënëtë, e që thotë vetëhen’ e tij se është Krisht mbret.
3
Edhe Pillatua e pieti atë, e i tha: Ti je Mbreti i Çifutet? Edhe ai ju përgjegj atij, e i tha: Ti e thua.
4
Edhe Pillatua u tha të parëvet së priftëret edhe turmëvet: Nukë gjej ndonjë faj mbë këtë njeri.
5
E ata shtrëngonishnë më fort, e thoshnë, që nakatos llaonë, tuke dhidhaksurë ndëpër gjith’ Iudheë, si nisi nga Galilea, ngjera këtu.
6
E Pillatua si digjoi Galileë, pieti pa nd’është njeriu nga Galilea.
7
E si mpsoi se është ndënë urdhër t’Irodhit, e dërgoi atë përsëri te Irodhi, që gjëndej ahiere edhe ai ndë Ierusalim mb’ato dit.
8
E Irodhi si e pa Iisunë, u gëzua shumë, sepse shumë kohë dëshëron ta shih atë, sepse kish digjuarë që thoshnë shumë për të, e shpëren të shih që të bënej ndonjë thavmë nga ai.
9
E pieti atë shumë të pietura. E ai nukë ju përgjegj atij as ndë ndonjë.
10
E qenë përpara të parët’ e priftëret edhe grammatejtë, që e kallëzoijnë atë shumë fort.
11
E Irodhi me asqer’ e tij, si e ksenderoi atë e e përqeshi, porsiti t’i vishnë atij rroba të mira, e e dërgoi atë te Pillatua.
12
E atë ditë u bënë miq Pillatua me Irodhnë njëri me jatërinë; se më përpara qenë ndë hasmëri.
13
E si mbëjodhi Pillatua të parët’ e Priftëret, edhe arhondëtë, edhe llaonë.
14
U tha ature: Më prutë mua përpara këtë njeri, posi nakatoshiar të llaoit. E ja unë e pieta përpara juvet, e nukë gjeçë mbë këtë njeri ndonjë faj nga ato që e kallëzoni juvet.
15
E as Irodhi gjeti gjë, sepse tek ai u dërgova juvet, e ja që nukë pat bërë ndonjë faj që t’i bjerë vdekëjë.
16
Do ta rrah adha atë, pra do ta lëshoj.
17
E kishte edhe shtrëngim të ju lëshon ature nga hapsana një njeri ndë ditë të së krëmptesë.
18
E gjithë turmëtë mbëjedhurë bashkë thirrë, e thanë: Ngrena këtë nga mesi, e lëshona nevet Varavanë.
19
Kij ishte vënë ndë hapsanë për një nakatosi që qe bërë ndë qutet, e për një vrejëlë.
20
E përsëri u tha Pillatua, se duan të lëshon Iisunë.
21
E ata bërtitnë, e thoshnë: Mbërthee ndë Kruq, mbërthee ndë Kruq atë.
22
Edhe Pillatua u tha ature për së tretit, se: Ç’të keq ka bërë kij? Nukë gjej tek ai ndonjë faj për vdekëjë. Ta rrah adha atë, pra ta lëshoj.
23
E ata e shtrëngoijn’ atë më tepër me të thirrë të fortë e kërkoijnë që të mbërthenej ndë Kruq. E sa vijnë po shtonejnë të thirturat’ e së parëvet së priftëret edhe të turmësë.
24
Edhe Pillatua apofasisi që t’u bënej ajo që duajnë.
25
E u lëshoi ature atë që qe vënë ndë hapsanë për nakatosi e për vrejëlë, që i kërkoijn’ ata; e Iisunë e dha ndë thelimë të ture.
26
E kur e shpijnë atë zunë një Simon nga Qirini që kthenej nga ara, e i vunë atij mbë krahë Kruqnë ta bij pas Iisuit.
27
E vijnë pas tij shumë turmë llaoit e gravet. E ato e qaijnë e priteshinë për të.
28
E Iisui si u kthie mb’ato, u tha: Bijat’ e Ierusalimit, mos qaji për mua, po qaji për vetëhe tuaj edhe për djelm tuaj.
29
Sepse ja vijënë dit që do të thonë: Lum shterpatë e barqetë që nukë kanë pjellë, e sisëtë që nukë janë thithurë.
30
Ahiere do të zënë të thonë malevet: Biri mbi nevet. E brigjevet: Mbulonani navet.
31
Sepse ndë bëjënë të tila punëra ndë dru të njomë, ndë të thatënë ç’do të bënetë?
32
E vijnë bashkë me të edhe di të tjerë që qenë gjakëtorë, të vriteshinë bashkë me të.
33
E kur vanë ndë vënd që quhej i krerëvet, atje e mbërthienë atë ndë Kruq, edhe gjakëtorëtë, njerinë mb’anë të djathëtë, e njerinë mb’anë të mëngjërë.
34
E Iisui thosh: Baba, ndëjei ata, sepse nukë dinë se ç’bëjënë. E si ndajtinë rrobat’ e tij, shtijnë shorte.
35
E llaoi rrijte e vështron. E bashkë me ata edhe arhondëtë e përqeshnë, e thoshnë: Të tjerë shpëtoi, le të shpëtojë edhe vetëhen’ e tij, nd’është kij Krishti, i zgjedhuri i Perndisë.
36
E qeshnë me atë edhe trimatë, e i qasejnë afër e i ipnë atij uthullë.
37
E i thoshnë: Ndë je ti mbreti i Çifutet, shpëto vetëhenë tënde.
38
E kishnë vënë mbi të një të shkruarë Gërqishte, Llatinërishte, edhe Çifutërishte: Kij është mbreti i Çifutet.
39
E njeri nga gjakëtorëtë që qenë varturë, e vllasfimis atë, e thosh: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe navet.
40
E tjetëri ju përgjegj me të qërtuarë, e i tha: As ti nukë i trëmbe Perndisë që gjënde ndë të tillë mundim?
41
E sa për nevet qe me hakë, sepse marrëmë ato që punuam, e kij nukë bëri ndonjë të keq.
42
E i thosh Iisuit: Zot, kujtomë mua, kur të viç ndë mbretëri tënde.
43
E i thot’ atij Iisui: Vërtet të thom tij, që sot do të jeç bashkë me mua ndë paradhis.
44
E qe ngjera mbë gjashtë sahati, e u bë skotadh mbë gjithë dhe ngjera mbë nëntë sahat.
45
E Dielli u err, e qulm’ e Naoit u çuar ndë mes.
46
E Iisui si thirri me zë të madh, tha: Baba, ndë duar të tua do të lë Shpirtinë tim. E tek thosh këto dha Shpirtinë.
47
E si pa Qindësi atë që u bë, lëvdoi Perndinë, e tha: Vërtet kij njeri qe i drejtë.
48
E gjithë turmëtë që kishnë ardhurë atje për të parë këtë punë, si panë këto që bënejnë, kthenishnë prapë tuke rrahurë gjoksn’ e ture.
49
E gjithë të njohurit’ e tij rrijnë për së mërguarit, si edhe gratë që kishn’ ardhurë pas si nga Galilea, e shihnë këto punëra.
50
E ja një njeri që quhej Iosif, që qe një nga gjukatësitë, njeri i mirë edhe i drejtë.
51
(Kij nukë qe ndë mushavere e ndë praks të ture) nga Arimathia, qutet i Iudheësë, që shpëren edhe kij mbretërin’ e Perndisë.
52
Kij dolli përpara Pillatosë e kërkoi kurmin’ e Iisuit.
53
E si e zbriti atë, e pështolli me një çarçaf e e vuri atë ndë një varr të peleqisurë, që nukë qe vënë nd’atë ndonjë njeri kurrë.
54
E ajo qe ditë e prëmpte, e mënjët nisej e Shëtuna.
55
E si erdhë pas si edhe gratë, që kishnë ardhurë bashkë me të nga Galilea, panë varrë edhe ku kallë kurmin’ e tij.
56
E mbë të kthierë bënë gati aromëtë e miratë; e sepse qe e Shëtunë nukë luajtinë sikundrë thosh nomi.
← Chapter 22
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 24 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24