bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 14
Luke 14
Albanian 1827
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 15 →
1
E kur vate ai ndë shtëpi të njëit nga të parët’ e Farisejet të shëtunë, të haij bukë, e ata rrijnë, e vështroijnë atë.
2
E ja një njeri i dhropiqasurë, i vjen përpara atij.
3
E u përgjegj Iisui e tha mbë dhaskalë të nomit edhe mbë farisej, nd’është ndëjierë të shëtunë të shëruajturitë?
4
E ata pushuanë, e zuri, e e shëroi atë, edhe e lëshoi.
5
E u përgjegj mb’ata, e tha: Cilit nga juvet ndë i raftë ndë pus gomari a kau, e nukë do ta nxjerë atë, atë çast ndë ditë të shëtunë?
6
E as ndë këto nukë mundnë t’i përgjegjishnë atij.
7
E u thoshte edhe të së ftuaret ndë gosti paravoli, sepse pa që zgjidhnë vëndet’ e para, e u tha ature:
8
Kur të ftoneç nga njeri mbë dasmë, mos rriç ndë vënd të parë, se mos ndodhetë e ka ftuarë i zoti i shtëpisë ndonjë më të nderçurë nga teje.
9
E si të vijë ai që ka ftuarë tij edhe atë, do të të thotë tij: Lë vënd këtij. E ahiere me turp do të rriç ndë vënd të pastajmë.
10
Po kur të ftoneç, hajde e rri ndë vënd të pastajm, që kur të vijë ai që të ka ftuarë tij, të të thotë tij: Mik, shko më lart. Ahiere do të të jetë tij nder përpara gjithëvet ature që rrinë ndë mësallë.
11
Se cilido që larcon vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që unjetë, do të ngrihetë.
12
E i thosh edhe atij që e kish thirturë atë: Kur të bëç drekë a darkë, mos fto miqt’ e tu, as vëllazërit’ e tu, as gjërit’ e tua, as gjitonë të pasurë, se mos ndodhetë e të ftojënë edhe ata tij, e të paguhetë gostia jote.
13
Po kur të bëç gosti thirrë të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
14
E do të jeç i lumurë, se nukë kanë të ta kseshpërblejënë tij, e do të të kseshpërblenetë tij kur të ngjallenë të drejtëtë.
15
E si digjoi një nga të ftuaritë ndë gosti këto, i thot’ atij: Lum ai që të hajë bukë ndë mbretëri të Perndisë.
16
Edhe ai i thot’ atij: Një njeri bëri një drekë të madhe e ftoi shumë.
17
E dërgoi kopil’ e tij ndë kohë të drekësë t’u thosh së ftuaret: Ejani se mënjënd të gjitha janë gati.
18
E zunë të gjithë për një fjalë të hiqishnë. I pari i thot’ atij: Bleva një arë, e kam shtrëngim të vete ta shoh atë. Të lutem, të më ndëjeç.
19
E një tjatër i tha: Bleva pesë pëndë qe, e do të vete t’i shoh ata. Të lutem, të më ndëjeç.
20
E një tjatër tha: Mora grua, pra andaj nukë mund të vij.
21
E si erdhi ai kopil i rrëfeu këto zotit së tij. Ahiere u zëmërua zoti i shtëpisë, e i thotë kopilit së tij: Hajde, shpejto ndëpër sheshe e ndëpër rruga të qutetit, e kallmë këtu brënda të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
22
E i thotë kopili zotit: E bëra sikundrë më porsite, e tepëron edhe vënd.
23
E i thotë zoti kopilit: Dil mb’udhëra e mbë gardhe, e anangasi të vijënë, që të mblonetë shtëpija ime.
24
Se u thom juvet, që: Ndonjë nga ata njerëzit’ e ftuarë do të mos hajë drekënë time.
25
E vij me të bashkë turm’ e madhe njerëzet, e si u kthie u thot’ ature:
26
Ndë vjen njeri tek unë, e nukë mçon baban’ e tij, edhe mëmënë, edhe gruanë, edhe djelmtë, edhe vëllazëritë, edhe motratë, e akoma edhe Shpirtin’ e tij, nukë mund të jetë mathitiu im.
27
Edhe ai që nukë merr mbë krahë Kruqn’ e tij, e më vjen pas meje, nukë mund të jetë mathitiu im.
28
Sepse cili nga juvet kur do të bëjë një taracë, nukë rri protoparë të silloisjë ksodhinë që duhetë, e ndë ka me se ta sosjë?
29
Se mos si të vërë binanë, e të mos mundjë ta sosjë, nisjënë gjith’ ata që e shohënë të qeshjënë me të.
30
E të thonë: Kij njeri zuri të dërton shtëpi, e nukë mundi ta sos.
31
A cili ësht’ ai mbret, që kur do të bëjë luftë me një tjatër mbret, nukë rri protoparë të silloisetë, nd’është i zoti t’i dalë përpara me dhjetë mijë tjatërit që vjen mbi të me njëzet mijë?
32
E ndë mos kur ësht’ ai akoma larg, dërgon elçi e i lutetë të bëjë paq.
33
Kështu dha cilido nga juvet që nuk’ i mçon gjith’ ato që ka, nukë mund të jetë mathitiu im.
34
E mirë është kripa, po ndë qoftë kripa e pabulmime, me se do të kripetë?
35
Nuk’ ësht’ e vëjierë as për dhe as për plehë, po e shtienë atë poshtë. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24