bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 22
Luke 22
Albanian 1827
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 23 →
1
E u afërua e krëmptea e lipsovet, që thuhetë pashkë.
2
E kërkoijnë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me çfarë lloi punë ta vrisnë atë, sepse trëmbishnë nga llaoi.
3
E hiri satanai nde Iudha, që quhej Iskariot, që ai qe një nga të dimbëdhjetë.
4
E vate e kuvëndoi me të parët’ e priftëret e me të parët’ e vëndit, me çfarë punë t’ua ip ai atë mbë dorë ature.
5
E u gëzuanë e bënë kuvënd t’i ipnë atij asprë.
6
E u sterks e kërkon kohë t’ua ip atë ature mbë dorë pa nakatosí.
7
E erdhi dita e lipsovet që mb’atë duhej të therë për pashkë.
8
E dërgoi Petronë edhe Ioannë, e u tha: Hajdeni, e bënani gati pashkënë, të hamë.
9
Edhe ata i than’ atij: Ku do të bëjëmë gati?
10
Edhe ai u tha ature: Ja, me të hijturë të parë tuaj ndë qutet, do të piqeni me një njeri që mban një stamnë me ujë, hajdeni pas atij nd’atë shtëpi që të hijë.
11
E do t’i thoi zotit së shtëpisë: Dhaskali të thotë tij, ku është të ndënjuritë tek do të ha pashkënë bashkë me mathitit’ e mi?
12
E ai do t’u dëftojë juvet një çardhak të madh, të shtruarë. Atje të bëni gati.
13
E si vanë, gjenë sikundrë ju tha ature; e bënë gati pashkënë.
14
E kur erdhi koha, ndënji ndë mësallë; edhe të dimbëdhjetë apostojtë bashkë me të.
15
E u tha ature: Me shumë dëshërim desha të ha këtë pashkë me juvet bashkë, më përpara të pësuarit sim.
16
Se u thom juvet, që nukë do të ha më nga ajo, ngjera sa të mbushetë ajo ndë mbretëri të Perndisë.
17
E si mori potirë, efharistisi e tha: Merri këtë, e ndanie njëri me jatërinë.
18
Se u thom juvet, që do të mos pi nga ç’pjell vështi, ngjera sa të vijë mbretëria e Perndisë.
19
E mori bukë, e si efharistisi, e theu, e ua dha ature, e u tha: Kij është kurmi im, që ipetë për juvet. Këtë bëni për të mbajturë mënd mua.
20
Ashtu edhe potirë si dërkujti, e tha: Kij është potiri i dhjatësë së re mbë gjak tim, që do të derdhetë për juvet.
21
Po ja, dor’ e atij që do të më paradhosjë me mua bashkë ndë mësallë.
22
E sa për të bir’ e njeriut, ai vete sikundr’ është thënë, po ve mb’atë njeri, që prej si paradhosetë.
23
E ata zunë të kërkoijnë njëri me jatërinë, vallë cili nga ata është kij që do ta bëjë këtë.
24
E u bë edhe qartë ndëpërmes të ture mbi këtë, cili prej ature duketë të jetë m’i madh.
25
Edhe ai u tha ature: Mbretërit’ e filivet së tjera i zapëtojënë me fuqi, e ata që i urdhërojënë ato thonë se u bëjënë të mirë.
26
E ndër ju nuk’ është kështu; po ai që është m’i madh ndër ju, le të bënetë posi më i vogëli, e i pari posi shërbëtori.
27
Sepse kush është më i madh, ai që rri ndë mësallë, a ai që shërben? Nuk’ është m’i madh ai që rri? E unë jam ndë mes tuaj posi një që shërben.
28
E juvet jini ata që kini mbeturë bashkë me mua ndë pirasmonje të mia.
29
E sikundrë më bëri mua gati babai im mbretërinë, ashtu edhe unë do t’ua bëj juvet.
30
Që të hai e të piji ndë mësallë time, ndë mbretëri time, e të rriji mbi dimbëdhjetë frone të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
31
E i tha Zoti Simonit: Simon, ja, satanai kërkon t’u shosjë juvet sikundrë shosjënë grurëtë.
32
E unë u lutçë për ti, që të mos të të lipsjë besa jote e ndonjëherë kur të ktheneç, stereos vëllazërit’ e tua.
33
Edhe ai i thot’ atij: Zot, jam gati të vete me ti bashkë edhe ndë hapsanë edhe ndë vdekëjë.
34
Edhe ai i thotë: Të thom ti, o Petro, do të mos këndojë kokoshi sot përpara se ti të m’ arniseç tri herë, që s’më ke njohurë.
35
E u tha ature: Kur u dërgova juvet pa kuletë, e pa torvë, e pa këpucë, u lipsi gjë kurrë? Edhe ata i thanë: Nukë na lipsi gjë.
36
E u tha ature: Po ndashti ai që ka një kuletë, le ta marrë, kështu edhe torvë; e ai që nukë ka, le të shesë këmishën’ e tij e le të blejë thikë.
37
Sepse u thom juvet, se duhetë të paguhetë mbë mua edhe këjo që është shkruarë, që: edhe me të panomtë u nëmërua; sepse punëtë që qenë për mua janë mbë të sosurë të ture.
38
Edhe ata i thanë: Zot, ja di thikëra këtu. Edhe ai u tha ature: Sado është.
39
E si dolli, vate sikundrë kish adetnë ndë mal t’Ullinjet. E i vanë pas atij edhe mathitit’ e tij.
40
E poqë vate ndë vënd, u thot’ ature: Faluni që të mos hini ndë piraksi.
41
E ai u largua nga ata sa të shtieç një gur, e ra mbë gjunjë, e falej.
42
E thoshte: Baba, ndë do largo nga meje këtë potir; ma le të mos bënetë thelima ime, po jotea.
43
E u duk nde ai një Ëngjëll nga Qielli, për të forcuarë atë.
44
E si erdhi mbë shtrëngim, falej më nëndurë. E ju bë tjers’ e tij posi pika gjakut që bijnë mbë dhe.
45
E si u ngre nga të falturitë e erdhi ndë mathitit’ e tij, i gjeti ata fleturë nga helmi.
46
E u tha ature: Pse fliri? Ngrihi, e faluni, të mos hini ndë piraksi.
47
E pa sosurë edhe ai fjalënë, na e arriu një turmë njerëzet, edhe ai që thuhej Iudhë, që qe një nga të dimbëdhjetë, vinte përpara ature, e u afërua nde Iisui, e duan ta puth atë.
48
Edhe Iisui i tha atij: Iudhë, me një të puthurë paradhos të bir’ e njeriut?
49
E si pan’ ata që qenë rrotull’ atij, atë që do të bënej, i than’ atij: Zot, do t’u biemë me thikë?
50
E një nga ata i ra me thikë kopilit të së parit së priftëret, e i preu atij veshn’ e djathëtë.
51
E Iisui u përgjegj, e tha: Sado ngjera këtu. E zuri veshn’ e atij e ja shëroi atë.
52
E u thotë Iisui të parëvet së priftëret, e të parëvet së Ieroit, e pleqet që qenë ardhurë mbë të: Posi mbë një kusar dualltë, armatosurë me thikëra e me shkopinj?
53
Kur gjëndeshë unë me juvet bashkë ngadita ndë Iero, nukë shtitë duartë mbë mua. Po këjo është koha juaj, edhe fuqi e erësirësë.
54
E si e zunë atë, e shpun’ atë brënda ndë shtëpi të së parit së priftëret’ e Petrua vij pas si për së largut.
55
E dheznë zjar ndë mes të vathit, e ndëjnë ata, ndënji edhe Petrua ndë mes të ture.
56
E poqë e pa atë një kopile që rrijte mb’anë të zjarit, e vështroi atë mirë, e tha: Edhe kij me atë bashkë qe.
57
E ai e arnisi atë, e tha: Nuk’ e di, o grua, atë.
58
E për një çikë, si e pa atë një tjatër, tha: Edhe tij nga ata je. E Petrua tha: S’jam, o njeri.
59
E si shkoi afër një sahat e pastaje, veveos një tjatër, e thoshte: Vërtet edhe kij qe me ata, sepse është Galileo.
60
E Petrua i thotë: Njeri, nukë di se ç’thua. E atë çast pa sosur’ ai këtë fjalë, këndoi kokoshi.
61
E Zoti si u kthie vështroi Petronë, e Petrua u kujtua fjalësë Zotit, që i tha atij, se pa kënduarë dhe kokoshi, do të m’arniseç tri herë.
62
E si dolli jashtë Petrua, qau me pikëllim.
63
E ata burra që mbaijnë Iisunë lidhurë, e përqeshnë atë e e rrihnë.
64
E i mbuloijnë sit’ e tij, e i bijnë shuplaka faqevet, e e pietnë, e i thoshnë: Profiteps se cili ësht’ ai që të ra.
65
Edhe të tjera vllasfimira thoshnë kondrë tij.
66
E si u kdhi e u bë ditë, u mbëjodh gjithë pleqësia e llaoit, e të parët’ e priftëret, e grammatejtë, e e shpunë atë ndë mbëjedhëjë të ture.
67
E i thoshnë: Ndë je ti Krishti thuajna edhe navet. E u thot’ ature: Nd’ua thafça juvet, ju do mos më besoni.
68
Edhe ndë ju pietça, do të mos më përgjegjeni, as do të mos më lëshoni.
69
Ma ndashti e pastaje, do të rrijë i Biri njeriut mb’anë të djathëtë të fuqisë Perndisë.
70
E i thanë të gjithë: Ti adha je i biri i Perndisë? Edhe ai u tha ature: Juvet thoi se unë jam.
71
Edhe ata thanë: Ç’na duhetë më martiria, navet digjuam nga vetë goj’ e tij.
← Chapter 21
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 23 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24