bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 9
Luke 9
Albanian 1827
← Chapter 8
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 10 →
1
E si thirri të dimbëdhjetë mathitit’ e tij, u dha ature fuqi, edhe urdhër mbi gjithë të paudhëtë, edhe të shërojënë sëmundëtë.
2
E i dërgoi ata të qiriksnë mbretërin’ e Perndisë, e t’u ipnë shëndetnë së sëmurëvet.
3
E u tha ature: Mos merri fare gjë mb’udhë, as stap, as torvë, as bukë, as asprë; as di palë rroba të kini.
4
Edhe mbë çdo shtëpi që të hini, mbeti atje ngjera sa të dili.
5
Kudo që të mos u qasjënë juvet, kur të dili nga ai qutet, shkundni edhe pluhurinë nga këmbëtë tuaj, për martiri kondr’ ature.
6
E si duallë nisnë të vijnë rrotullë ndëpër fshatëra
7
E digjoi Irodhi Tetrarhi ato që bënishnë nga ai të gjitha; e çuditej, sepse thoshnë ca, që Ioanni u ngre nga të vdekuritë.
8
E ca të tjerë thoshnë, që u duk Ilia, e të tjerë pa që u ngre një profit i lashtë.
9
E tha Irodhi: Ioannit un’ i preva krietë. Po cili është kij, që digjoj të thonë për të kaqë punëra? E kërkonte ta shih atë.
10
E si u kthienë apostojtë, i rrëfienë atij gjith’ ato që bënë. E si i mori ata me vetëhe, u hoq mbë një vënd të shquarë të qutetit që quhetë Vithsaidha.
11
E si digjuanë këtë punë turmëtë, i vanë pas si. E si i priti ata, u kuvëndon ature për mbretëri të Perndisë, e shëronte ata që kishnë shtrëngim.
12
E nisi dita të thihej. E ju afëruanë atij të dimbëdhjetë, e i thon’ atij: Lësho turmënë, të venë rrotullë fshatëravet e çefliqevet, të konepsjënë, e të gjejënë të ngrënë, se këtu jemi ndë vënd erimi.
13
E u thot’ ature: Epuni juvet ature të hanë. Edhe ata i thanë: Nukë kemi navet këtu më tepër përveçe pesë bukëvet, edhe di pishqet; veçme ndë vafçim navet të blejëmë të ngrëna për gjithë këtë llao.
14
Sepse qenë ngjera pesë mijë burra. E u tha mathitivet së tij: Viri ata të rrinë tufa-tufa nga pesëdhjetë.
15
E bënë kështu; e i vunë e ndëjnë të gjithë.
16
E si mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqitë, e ngrijti sitë ndër Qiell, i bekoi ato, e i theu, e ua ip mathitivet t’ua vijnë turmësë përpara.
17
E hangrë, e u frinë të gjithë; e ngrijtinë atë që u tepëroi ature, dimbëdhjetë kofina.
18
E u bë kur ai qe mbënjanë që falej, qen’ edhe mathitit’ e tij bashkë me të; e i pieti ata, e u tha: Cili thonë turmëtë se jam unë?
19
Edhe ata u përgjegjnë, e i thanë: Ioannë Vaptistinë, e të tjerë Ilianë, e të tjerë se ndonjë profit i lashtë u ngjall.
20
E u thot’ ature: E po juvet cili thoi se jam? E u përgjegj Petrua, e i tha: Krishti i Perndisë.
21
E ai i foverisi ata fort, e i porsiti të mos e thonë njeriut këtë.
22
E u tha, se i biri i njeriut do të pësojë shumë, e do të shtiretë e të ksenderonetë nga pleqtë, e të parët’ e priftëret, e grammatejtë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.
23
E thoshte pa ndë gjithë: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisjë vetëhen’ e tij, e le të marrë Kruqn’ e tij ditë për ditë, e le të vijë pas meje.
24
Sepse ai që do të sosjë Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë, e ai që ta humbasë Shpirtin’ e tij për mua, kij do ta sosjë atë.
25
Sepse ç’i vëjen njeriut të pohtisjë gjithë dinianë, e të humbasë vetëhen’ e tij, a ta dëmëtojë?
26
Sepse kush do të ketë turp për mua edhe për fjalët’e mia, për atë do të ketë turp edhe i biri i njeriut kur të vijë ndë nder të tij edhe të jatit së tij, edhe të Shënjtorëvet Ëngjëjet.
27
E vërtet u thom juvet: Janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos vdesënë, ngjera sa të shohënë mbretërin’ e Perndisë.
28
E shkuanë si tha këto fjalë ngjera tetë dit, e mori me vetëhe Petronë, edhe Ioannë, edhe Iakovonë, e hipi ndë mal të falej.
29
E gjau tek falej ai, e ju bë të dukurit’ e faqesë tij tjatër lloi, e rrobat’ e tij të bardha që llamburitnë posi vetëtimë.
30
E ja di burra që kuvëndoijnë me të bashkë, e ata qenë Moisiu edhe Ilia.
31
Që ata u duknë me nder, e thoshnë për të dalë të tij që do të bën ndë Ierusalim.
32
E Petrua edhe shokët’ e tij qenë rënduarë nga gjumi, e si u zgjuanë panë të madht’ e tij, edhe të di burratë që rrijnë me të bashkë.
33
E kur u ndanë ata prej si, i thotë Petrua Iisuit: Dhaskal, pun’ e mirë është të rrimë navet këtu. Le të bëjëmë tri tenda, një për ti, e një për Moisinë, e një për Ilianë, pa digjuarë se ç’thosh.
34
E tek thosh ai këto fjalë, u ngre një mjergullë e i pushtroi ata, e u trëmbnë kur hinë ata ndë mjergullë.
35
E dolli një zë nga mjergulla që thosh: Kij është biri im i dashuri, atij t’i digjoni.
36
E pas këtij zërit, u gjënd Iisui vetëmë; e ata besuanë, e nuk’ i thanë më njeriut mb’ato dit fare për ato që panë.
37
E u bë ditën’ e pastajme, kur zbrisnë ata nga mali, i dolli atij mb’udhë një turm’ e madhe.
38
E ja një njeri nga turma, thirri e tha: Dhaskal, të lutem tij, të rrotulloç sinë mbë birë tim, se m’ është i vetëmë.
39
E ja, e zë atë i paudhi, e thërret aksafna, e e përshqien atë me shkumë, e mezi e lë atë, si e thërmon e pastaj.
40
E u luçë mathitivet së tu, që ta nxirë atë, e nukë mundnë.
41
E Iisui u përgjegj, e tha: O fili e pabesë e e shtrëmbërë, ngjera kur do të jem me ju, e t’u duroj juvet? Bjere këtu birë tënd.
42
E tek afëroi ai të vin, e shtiu atë i paudhi mbë dhe, e e përshqien. E Iisui e porsiti Shpirtin’ e pëgërë me urgji, e e shëroi djalënë, e ja dha atë jatit së tij.
43
E çuditishnë gjithë për të madht’ e Perndisë. E kur lijnë mëntë gjithë për gjith’ ato që bëri Iisui, u tha mathitivet së tij:
44
Viri juvet ndë veshë tuaj këto fjalë, se i biri i njeriut do të ipetë ndë duar të njerëzet.
45
E ata nukë kupëtoijnë këtë që u tha; e qe mbuluarë nga ata, që të mos e kupëtoijnë atë, e trëmbishnë ta pietn’ atë për këtë fjalë.
46
E silloisishnë me vetëhe të ture, se cili është m’i madh ndë ta.
47
E Iisui si pa ato që mëndonishnë me zëmërë të ture, mori nga dora një djalë, e e vuri mb’anë të tij.
48
E u thot’ ature: Cilido që të përmbëjedhë një djalë të tillë mbë ëmër tim, përmbëjedh mua. E cilido që të përmbëjedhë mua, përmbëjedh atë që ka dërguarë mua; se ai që është m’i vogëlë ndë ju gjithë, ai është m’i madh.
49
E Ioanni u përgjegj e tha: Dhaskal, pam një njeri që nxjer të paudhëtë mbë ëmër tënd, e e mbodhism atë, sepse nukë vjen pas nevet.
50
E i thot’ atij Iisui: Mos e mbodhisni atë, sepse kush nuk’ është kondrë navet, është për navet.
51
E kur u afërua koha të së ngriturit së tij, e ai ktheu faqen’ e tij të vij ndë Ierusalim.
52
E dërgoi hapërdarë përpara faqesë tij, e si vanë hinë ndë një qutet të Samaritet të bëijnë gati atij vënd.
53
E nuk’ e dheksnë atë, se u ipte të njihnë ata që vij ndë Ierusalim.
54
E si panë këtë mathitit’ e tij Iakovoi edhe Ioanni, i thonë: Zot, do të thomi të zbresë zjar nga Qielli, e t’i djegë ata, sikundrë bëri edhe Ilia?
55
E u kthie e i qërtoi ata me foveri, e u tha: Nukë diji ju, nga ç’lloi Shpirtit ini ju.
56
Sepse i biri i njeriut nuk’ erdhi të humbasë Shpirte njerëzet, po të sosjë, e vanë ndë tjatër fshat.
57
E tek vijnë ata mb’udhë i thotë një njeri: Zot, të vij pas teje, ku të veç ti?
58
E i thot’ atij Iisui: Dhelpëratë kanë folet’ e ture, edhe zogjt’ e Qiellit të ndënjurë, e i biri i njeriut nukë ka ku të kumbisjë kokënë.
59
E i thotë njëit tjatërit: Eja pas meje. Edhe ai i tha: Zot, amë urdhër të vete më përpara të kllas tim at mbë dhe.
60
E i thot’ atij Iisui: Le të vdekuritë të kllasënë të vdekurit’ e ture; e ti, si të veç, rrëfe mbretërin’ e Perndisë.
61
E një tjatër i tha: Zot, unë do të vij pas teje, po lemë më përpara të përshëndet ata të shtëpisë sime.
62
Edhe Iisui i tha atij: Kurrë ndonjë si të vërë dorën’ e tij ndë parmëndë, e të kthenetë të vështrojë prapa, s’është i zoti për mbretëri të Perndisë.
← Chapter 8
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 10 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24