bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 7
Luke 7
Albanian 1827
← Chapter 6
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 8 →
1
E si i sosi gjithë fjalët’ e tij ndë veshë të llaoit, hiri ndë Kapernaum.
2
E kopili i njëit Ekatondarhut, që e kish të dashurë, qe shumë sëmurë, e qe afër për të vdekurë.
3
E si digjoi që flitnë për Iisunë, dërgoi nde ai nga pleqt’ e Çifutet, e i lutej që të vin e të shëron kopil’ e tij.
4
Edhe ata si vanë nde Iisui, i lutishnë atij gjithënjë, e i thoshnë, se: ësht’ e udhësë që t’i bëç këtë të mirë.
5
Sepse do filinë tënë, edhe sinagojnë ai na e dërtoi navet.
6
Edhe Iisui vijte me ta bashkë; e kur qe pak larg nga shtëpia, dërgoi nde ai Ekatondarhu miq, e i thosh atij: Mos u mundo, Zot, se nukë jam i zoti që të hiç mbë shtëpi time.
7
Pra andaj nuk’ e silloisa mirë që të vijë vetë edhe u tek tij po thuaj me fjalë, e do të shëronetë kopili im.
8
Se edhe unë jam njeri ndënë urdhër, e kam ndënë vetëhe time trima, e i thom këtij: Hajde, e vete; e tjatërit eja, e vjen; edhe kopilit sim: Bën këtë, e e bën.
9
E si digjoi këto Iisui, u çudit mbë të, e u kthie e tha mbë turmë që i vin prapa: U thom juvet, se as ndë Israil nukë gjeçë kaqë besë.
10
E si u kthienë të dërguaritë ndë shtëpi, e gjenë kopilë shëruarë, atë që qe sëmurë.
11
E gjau tjetërënë ditë, vij ndë një qutet që quhetë Nain, e vijnë me të bashkë shumë nga mathitit’ e tij, edhe turm’ e madhe.
12
E kur u afërua mbë derë të qutetit, ja e nxirë një të vdekurë, që e kish të vetëmë mëm’ e tij; e ajo qe e ve. E qe shumë turmë qutetit bashkë me të.
13
E si e pa atë Zoti, i erdhi likshtë për të, e i tha asaj: Mos qaj.
14
E si u afërua, zuri shtratnë me dorë (e ata që e kishnë mbë krahë qëndruanë) e i tha: Trimshor, ti të thom, ngreu.
15
E u ngre mbë bithë i vdekuri, e nisi të flit; e ja dha atë mëmësë tij.
16
E i zu të gjithë një frikë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë, se: profit i madh u ngre ndër ne, e që ktheu sitë Perndia mbë llao të tij.
17
E u përhap ajo fjalë për të ndë gjithë Iudheë, edhe ndë gjithë atë vënd rrotullë.
18
E mathitit’ e Ioannit i rrëfienë atij për gjithë këto.
19
E Ioanni si thirri di nga mathitit’ e tij, i dërgoi nde Iisui, e i thosh: Ti je ai që do të vijë, a presëmë tjatër?
20
E ata si vanë tek ai i thanë: Ioanni Vaptistiu na dërgoi navet tek teje, tuke thënë: Ti je ai që do të vijë, a presëmë tjatër?
21
E atëherë shëroi shumë nga sëmundë, e nga plaga, e nga Shpirtëra të pëgëra, e mbë shumë të verbërë dhëroi dritënë.
22
E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Si të veni rrëfeni Ioannit ato që patë, edhe digjuatë, se të verbërë shohënë, të çalë ecëjënë, e të leprosuritë qëronenë, të shurdhëritë digjojënë, të vdekuritë ngjallenë, të varfëritë vangjelisenë.
23
E i lumur’ ësht’ ai që të mos skandhalisetë mbë mua.
24
E si iknë ata që qenë dërguarë nga Ioanni, nisi të thosh mbë turmë për Ioannë: Pse dualltë të shohëtë ndë erimi? Kallam që tundetë nga era?
25
Ma përse dualltë të shohëtë? Njeri veshurë me rroba të buta? Ja ata që kanë rroba të nderçura, e që rrojënë me huzure, ata janë ndë shtëpira të mbretëret.
26
Po ç’është që dualltë të shohëtë? Profit? Vërtet u thom juvet: Edhe më tepër se profit.
27
Kij ësht’ ai që për të është shkruarë: Ja unë dërgoj Ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, atë që do të dërtojë udhënë tënde përpara teje.
28
Sepse u thom juvet, nga ata që lenë nga gra, profit m’i madh nga Ioanni Vaptistiu nuk’ është ndonjë, e m’i vogëli ndë mbretëri të Perndisë është m’i madh se ai.
29
E gjithë llaoi si digjuanë, edhe kumerqarëtë, dhanë lëvdim Perndisë, sepse pagëzonishnë me pagëzim të Ioannit.
30
E Farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit për dëm të ture lanë skopon’ e Perndisë, sepse nuk’ u pagëzuanë prej si.
31
E tha Zoti: Me se t’i shëmbëllej njerëzit’ e këtij brezit? E me çfarë gjërit shëmbëllejënë?
32
Ata kanë të gjarë me djelm që rrinë mb’udhë, e thërresënë njëri me jatërinë, e thonë: I ram flloeresë, e juvet nukë luajtitë valle, ulërijtim, e juvet nukë qajtitë.
33
Sepse erdhi Ioanni Vaptistiu, që as bukë s’ha, as verë s’pi, e thoi se të paudhë ka.
34
Erdhi i biri i njeriut që ha e pi, e thoi: Ja njeri hamës e verëpimës, miku i kumerqarëvet, edhe i fajëtorëvet.
35
E u nderua sofia nga gjithë bijt’ e saj.
36
E i lutej atij një nga Farisejtë të hajë me të bashkë, e si hiri ndë shtëpi të fariseut ndënji ndë mësallë.
37
E ja një grua që qe fajëtore ndë qutet, poqë digjoi që gjëndetë ndë mësallë ndë shtëpi të fariseut, mori një rogje pa dorë me miro.
38
E si qëndroi prapazë afër këmbëvet së tij tuke qarë, nisi të lag këmbët’ e tij me lot, e t’i fshin me leshërat’ e kreit së saj, e i puth këmbët’ e tij, e i lien me miro.
39
E si e pa fariseua, ai që e kish thirturë atë, tha me vetëhe të tij ndë qe kij profit duaj ta dij cila e çfarë grua ësht’ ajo që e zë atë, se ajo është fajëtore.
40
E u përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Simon, të kam për të thënë tij një fjalë. Edhe ai i tha: Thuaj, dhaskal.
41
Një mameleçi kish di hreofiletë, njëri i duaj pesëqind dhinarë, e tjatëri pesëdhjetë.
42
E sepse nukë kishnë ata të ja ipnë, ua dhëroi që së divet. Cili adha nga ata, thuajmë, do ta dojë atë më shumë?
43
Edhe Simoni u përgjegj e tha: Më duketë se ai që i dhëroi më të shumënë. Edhe ai i thot’ atij: Mirë u përgjegje.
44
E si u kthie nga gruaja, i thotë Simonit: E sheh këtë grua? Hira ndë shtëpi tënde, e ti ujë ndë këmbë të mia nukë më derdhe; e këjo lagu këmbët’ e mia me lot, edhe m’i fshiu me leshërat’ e kreit së saj.
45
Ti të puthura nukë më dhe, e këjo që atëherë që erdhi nukë pushoi tuke puthurë këmbët’ e mia.
46
Me vaj krietë tim nukë ma leve, e këjo më leu këmbët’ e mia me miro.
47
Për këtë punë të thom tij: I ndëjenenë fajet’ e saj të shumatë, sepse deshi shumë. Pak do adha ai që i ndëjenenë pak.
48
E i thot’ asaj: Të ndëjenenë fajet’ e tua.
49
E nisnë ata që qenë ndë gosti të thoshnë me vetëhe të ture: Cili është kij që ndëjen edhe fajetë?
50
E i tha gruasë: Besa jote të sosi ti, hajde mbë të mirë.
← Chapter 6
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 8 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24