bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 20
Luke 20
Albanian 1827
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 21 →
1
E ndë një nga ato dit, tek dhidhaks ai llaonë ndë Iero, e vangjelis, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me pleqësinë bashkë.
2
E e pietnë atë e i thanë: Thuajna nevet me ç’urdhër bën ti këto punëra? A cili ësht’ ai që të dha ti këtë urdhër?
3
E u përgjegj, e u tha ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e të më thuani.
4
Pagëzimi i Ioannit nga Qielli qe, a nga njerëzitë?
5
E ata mëndonishnë me vetëhe të ture, e thoshnë, se: ndë thafçim nga Qielli, do të na thotë: Pse adha nuk’ i besuatë atij?
6
E pa ndë thafçim nga njerëzitë, do të na vrasë navet gjithë llaoi me gurë, se u ishte mbushurë koka se Ioanni ish profit.
7
E u përgjegjnë: Nukë dimë se ngaha është.
8
Edhe Iisui u tha ature: As unë u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto.
9
E nisi të thosh llaoit këtë paravoli: Një njeri vuri një vështë, e ua dha atë bujqet, e ai vate ca vjet ndë tjatër vënd.
10
E mbë kohë dërgoi një kopil ndë bujq që t’i ipnë atij nga pemët’ e vështit. E bujqtë, si e rrahnë atë, e dërguanë me duar mbrazëtë.
11
E përsëri dërgoi edhe një tjatër kopil; e ata si e rrahnë edhe atë, e e ksenderuanë, e dërguanë me duar mbrazëtë.
12
E përsëri dërgoi edhe një të tretë. Edhe ata si e plagosnë edhe këtë, e nxuarë jashtë.
13
E tha i zoti i vështit: Ç’të bëj? Do të dërgoj birë tim të dashurinë; mbase si të shohënë këtë, do të turpëronenë.
14
E bujqtë, si e panë atë, silloisishnë me vetëhe të ture, e thanë: Kij ësht’ i zoti vështit, që i bie pjesë. Ejani ta vrasëmë atë, të na mbetetë nevet klironomia.
15
E si e nxuarë atë jashtë nga vështi, e vranë. Ç’do t’u bëjë dha ature i zoti vështit?
16
Do të vijë, e do të shuajë këta bujq, e do ta apë vështënë së tjerëvet. E ata si digjuanë këtë, thanë: Mos qoftë kurrë këjo punë!
17
Edhe ai si u kthie e vështroi mbë ta, u tha: Ç’është dha këjo që është shkruarë: Gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë që bëijnë shtëpitë, kij u bë quç i qoshesë?
18
E cilido që të bjerë mbi atë gur, do të thërmonetë, e mbi cilinëdo që të bjerë ai, do ta bëjë pluhur.
19
E të parët’ e priftëret edhe grammatejtë kërkoijnë të shtijnë duartë mbi të atë çast, po u trëmbnë nga llaoi, sepse e njohnë që për ata e tha këtë paravoli.
20
E si rrijnë tuke ruajturë dërguanë kullauzë, që dëftoijnë vetëhen’ e ture se janë njerëz të drejtë, që ta zijnë atë ndë ndonjë fjalë, e ta ipnë atë ndë duar të zotërisë, edhe ndë duar të mbretit.
21
E e pietnë atë, e i thanë: Dhaskal, navet e dimë që ti flet e dhidhaks të drejtënë, e nukë mban hatër njeriut, po dëfton udhën’ e Zotit me të vërteta.
22
Është ndëjierë t’apëmë navet pagë nde Qesari, a jo?
23
E si u kupëtoi ature dreqëzinë, u tha ature: Pse më gucitni?
24
Dëftomëni një dhinar. E kuja është kona, edhe ëmëri që ka kij sipër? Ju përgjegjnë e i thanë: E Qesarit.
25
Edhe ai u tha ature: Epni adha ato që janë të Qesarit te Qesari, e ato që janë të Perndisë nde Perndia.
26
E nukë mundnë ta zijnë mbë fjalë përpara llaoit. E si u çuditnë ndë të përgjegjurë të tij, pushuanë.
27
E si duallë përpara ca nga Sadhuqejtë (ata që nukë besojënë se do të jetë të ngjallturë) e pietn’ atë.
28
E i thanë: Dhaskal, Moisiu na la navet shkruarë, që ndë i vdektë ndonjëit vëllai, që ësht’ i martuarë, e të mos lërë djelm, të marrë gruan’ e tij i vëllai tij, e të lërë farë vëllait së tij.
29
Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e vdiqi pa djelm.
30
E mori i diti gruanë, edhe kij vdiqi pa djelm.
31
E e mori atë edhe i treti, e kështu edhe të shtatë, e nukë lanë djelm, e vdiqnë.
32
E pastaje nga të gjithë vdiqi edhe gruaja.
33
E ndë të ngjallturë dha të së vdekuret, cili nga ata do ta ketë grua? Se që të shtatë e patnë atë për grua.
34
Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Djelmt’ e kësaj jetet martojënë edhe martonenë.
35
Ma ata që janë gjukuarë për nd’atë jetë të zotë e të ngjallenë nga vdekëja, as martojënë as martonenë.
36
Se as të vdesënë mundjënë më, po janë baraj me Ëngjëjtë, e janë bijt’ e Perndisë, kur janë të bijt’ e së ngjallturit.
37
E pa që ngjallenë të vdekuritë, edhe Moisiu e dëftoi mb’anë të ferrësë, kur thotë: Zotnë, Perndin’ e Avraamit, e Perndin’ e Isaakut, e Perndin’ e Iakovit.
38
E Perndia nuk ësht’ i së vdekuret, po i së gjallëvet, sepse për atë janë të gjithë të gjallë.
39
E u përgjegjnë ca nga Grammatejtë, e i thanë: Dhaskal, mirë the.
40
E nukë guxon më ta piet atë njeri gjë.
41
E u tha ature: Qish thonë Krishtinë që është biri i Dhavidhit?
42
E vetë Dhavidhi thotë ndë kartë të Psallmovet: Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë.
43
Ngjera sa të vë armiqt’ e tua posi frone ndënë këmbë të tua.
44
Dhavidhi dha e thot’ atë: Zot. E qish ësht’ ai i biri tij?
45
E tek digjonte gjithë llaoi, u tha mathitivet së tij:
46
Ruajuni nga Grammatejtë, që duanë të ecëjënë me rroba të gjata, e duanë t’i përshëndetjënë bota mb’udhëra, edhe vëndet’ e para ndë të mbëjedhura, e të rrinë ndë krie të mësallëvet ndë gostira.
47
E ata që me sebep që falenë shumë hanë shtëpit’ e së vavet; këta do të marrënë mundimnë më të tepërë.
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 21 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24