bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 19
Luke 19
Albanian 1827
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 20 →
1
E si hiri ndë Ieriho, shkonte ndëpërmes të qutetit.
2
E ja, një njeri që quhej Zakheo, e ai ishte i pari i kumerqarëvet, e ishte shum’ i pasurë.
3
E dëshëron të shih Iisunë ndë faqe, e nukë mund nga turma, sepse qe i vogëlë ndë shtat.
4
E shkoi përpara e hipi mbë një manezë, ta shih atë, se nga ajo udhë duaj të shkon.
5
E si erdhi mb’atë vënd, ngrijti sitë Iisui e e pa atë, e i thotë: Zakheo, shpejto, zbrit mbë dhe, se sot do të koneps ndë shtëpi tënde.
6
E zbriti me të shpejta, e e priti atë me gëzim.
7
E si panë këtë, murmurisnë gjithë, e thoshnë, që: Vate të konepjsë ndë shtëpi të njëit njeriut fajëtorit.
8
E Zakheua dolli përpara Zotit, e i thotë: Ja që unë, o Zot, gjismën’ e gjërit sim e ap mbë të varfërë. E nd’i kam marrë njeriut gjë më tepër nga haka, ja ap prapë katër pjesë.
9
Edhe Iisui i thot’ atij: Sot këjo shtëpi mori shpëtimnë, sepse edhe kij i biri Avraamit është.
10
Se i biri njeriut erdhi të kërkojë e të sosjë ata që qenë të humburë.
11
E si digjuanë ata këto, shtoi e tha një paravoli, sepse ishte ai afër Ierusalimit, e sepse besoijn’ ata se atë çast duaj të çfaqej mbretëria e Perndisë.
12
Tha dha: Një njeri bujar vate ndë një vënd të largë të mirr një mbretëri për vetëhe të tij, e të kthenej pagjene.
13
E si thirri dhjetë nga shërbëtorët’ e tij, u dha ature dhjetë mnara, e u thot’ ature: Punoni këto ngjera sa të kthenem.
14
E fshatarët’ e tij nuk’ e duajnë atë, e dërguanë pleqësi pas tij, e thoshnë: Nukë duamë këtë të mbretërojë mbë nevet.
15
E si mori mbretërinë e u kthie, porsiti të thërrisnë tek ai këta shërbëtorë, që u kish dhënë asprëtë, të mpson se ç’fitim kish bënë gjithëkush.
16
E vjen i pari e thotë: Zot, mnaja jote çoi dhjetë të tjera.
17
E i thot’ atij: Mirë për ti, kopil i besuarë, sepse ndë të pakënë u bëre i besësë. Do të jeç zot ndë dhjetë qutete.
18
E vjen i diti, e thotë: Zot, mnaja jote, çoi pesë mnara.
19
E i tha edhe atij: Edhe tij do të jeç zot ndë pesë qutete.
20
E vjen tjatër, e thotë: Zot, ja mnaja jote, që e ruajta pështjellë ndë një destemel.
21
Sepse u trëmbçë tij, se je njeri i ashprë, ngrë atë që nukë vure, e kuarr atë që nukë mbolle.
22
E i thot’ atij: Nga fjala ote do të të gjukoj ti, shërbëtor i lig, e dije që jam unë njeri i ashprë, e ngrë atë që s’vura, e kuarr atë që nukë mbolla.
23
E pse nukë dhe asprët’ e mia nde sarafi, që ndë të kthierë tim dojë t’i marrë me dhjafuar?
24
E u thot’ ature që qenë përpara: Merri nga ai mnanë, e epjani atij që ka të dhjetë mnatë.
25
E ju përgjegjnë atij: Zot, ai ka dhjetë mnara.
26
E u thom juvet, që cilitdo që ka do t’i ipetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që ka, do të mirretë prej si.
27
Po sa për ata hasmërit’ e mi, që nukë deshnë të mbretëroj mbë ta, birmëni këtu, e theri përpara meje.
28
E si tha këto, shkonte përpara së tjerëvet, e hipën ndë Ierusalim.
29
E kur u afërua ndë Vithfagji e ndë Vithani, ndë mal që thuhetë i ullinjet, dërgoi di nga mathitit’ e tij.
30
E u tha: Hajdeni ndë fshat të përtejme, e si të hini atje, do të gjeni një kroç lidhurë, që edhe s’ka hipurë mbi të njeri. Zgjidhnie atë, e birmani këtu.
31
E nd’u pietë njeri juvet: Pse e zgjidhni? Kështu do t’i thoi atij, se i duhetë zotit së tij.
32
E si vanë ata që i dërgoi, e gjenë sikundr’ u tha ature.
33
E kur zgjidhnë ata kroçnë, u than’ ature zotërinjt’ e tij: Pse e zgjidhni kroçnë?
34
Edhe ata u thanë, që: zotit së tij i duhetë.
35
E e prunë atë tek Iisui, e si shtinë ata rrobat’ e ture mbi kroçnë, hipnë mbi të Iisunë.
36
E ateje që shkonte ai, shtroijnë bota rrobat’ e ture mb’udhë.
37
E kur u qas ai mbë të zbriturë të malit së ullinjet, nisnë gjithë turma e mathitivet të lëvdoijnë Perndinë tuke gëzuarë me zë të madh për gjith’ ato çudira që panë.
38
E thoshnë: I bekuarë mbreti, ai që vjen mbë ëmër të Zotit, paq ndër Qiell, e lëvdim ndë më të lartë.
39
E ca nga Farisejtë bashkuarë me turmë i thon’ atij: Dhaskal, qërto mathitit’ e tua.
40
E ju përgjegj ature, e u tha: U thom juvet, që ndë pushofçinë këta, do të thërresënë gurëtë.
41
E si u afërua e pa qutetnë, qau për të.
42
E tha, se: Të njohje edhe tij, edhe ndë këtë ditë, atë që vjen për të mirë tënde! Ma ndashti këjo është mbuluarë nga sit’ e tua.
43
Sepse do të vijënë dit për ti, kur të të pështjellënë hasmërit’ e tu me hendek, e të të mbulojënë rrotullë, e të të shtrëngojënë mbë të gjith’ anë.
44
E të të gremisjënë për dheut ti, edhe djelmt’ e tua me ti bashkë, e do të mos lënë tek teje gur mbi gur, sepse nukë njohë kohënë të parit që u bë tek teje.
45
E si hiri ndë Iero, zuri të kren jashtë ata që shitnë e bleijnë brënda mbë të.
46
E u thosh ature: Është shkruarë, shtëpia ime, është shtëpi e së falturit, e juvet e bëtë atë spile të kusarëvet.
47
E dhidhakste ngaditë ndë Iero. Po të parët’ e priftëret, edhe grammatejtë, edhe të parët’ e llaoit, kërkoijnë ta humbisnë atë.
48
E nukë dijnë se ç’të bëijnë për të, se gjithë llaoi rrijte me gojë hapëtë ta digjon atë.
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 20 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24