bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 5
Luke 5
Albanian 1827
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 6 →
1
E u bë kur u përmbëjuadh turma të digjoijnë fjalën’ e Perndisë, e ai rrijte mbanë gjolit së Gjennisaretit.
2
E pa di varka që ishnë mb’anë të gjolit, e pishkëtorëtë si duallë nga ato, laijnë rrjetetë.
3
E si hiri ndë një nga ato varka që qe e Simonit, i thotë të largon pakëzë nga dheu, e ndënji e dhidhakste turmëtë nga varka.
4
E si pushoi nga dhidhahia i thotë Simonit: Hikni më brënda ndë gjol, e shtiri rrjetetë tuaj për gja.
5
E ju përgjegj Simoni, e i thot’ atij: Dhaskal, gjithë natënë u munduam, e nukë zum gjë, ndonëse me fjalënë tënde të shtie rrjetinë.
6
E si bënë këtë u mbillë një turm’ e madhe pishqet, e u çirej rrjeti ture.
7
E u bënë isharet shokëvet që qenë ndë tjetërënë varkë, të vijnë, e t’u ndihnë ature; e erdhë e i mbushnë të di varkatë, saqë mbiteshin’ ato.
8
E si pa Simon Petrua, ra ndër këmbë të Iisuit, e i thosh: Dil nga meje, Zot, se jam njeri fajëtuar.
9
Sepse e zuri atë tromara, edhe ata që qenë bashkë me atë, nga gjaja e madhe e pishqet që zunë.
10
Ashtu edhe Iakovonë edhe Ioannë, të bijt’ e Zevedheosë, që qenë shokë të Simonit, e i thot’ Iisui Simonit: Mos u trëmb se sot di e parë, do të zëç njerëz.
11
E si hoqnë varkatë mbë dhe, i lanë të gjitha, e vanë pas sij.
12
E u bë kur gjëndej ai ndë një qutet, ja e vjen një njeri mbluarë me leprë, e poqë pa Iisunë ra përmbis, e i lutej, e i thosh: Zot, ndë daç mund të më qëroç.
13
E ndëri dorënë, e si e zuri atë me dorë, i tha: Dua, qërou. E atë çast iku lepra prej sij.
14
E ai e porsiti atë të mos thosh njeriut. Po haide e dëfto vetëhenë tënde priftit, e shpjerë dhurëtinë për të qëruarë tat, sikundrë porsiti Moisiu për martiri të ture.
15
E zëri përhapej më tepër kudo, e mbëjidheshnë shumë turmë të digjoijnë, e të shëronishnë prej si nga sëmundët’ e ture.
16
Po ai shtëmëngej ndë vënde që s’qenë njerëz, e falej.
17
E u bë një ditë tek dhidhaks ai, e rrijnë farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit që kishnë ardhurë nga çdo fshat të Galileësë, e të Iudheësë, e të Ierusalimit, e fuqi e Zotit qe atje, për të dhënë shëndet aturevet.
18
E ja ca njerëz bijnë ndë një shtrat një njeri të mbajturë, e kërkoijnë ta shpijn’ atë brënda, e ta vijnë përpara tij.
19
E si nukë gjenë udhë nga ta klisnë atë, për turmë të madhe që qe, hipnë mbi shtëpi, e e lëshuan’ atë bashkë me shtrat nga qeramidhetë, ndë mes të shtëpisë, përpara Iisuit.
20
E si pa besën’ e ture, i thot’ atij: O njeri, të janë ndëjierë tij fajet’ e tua.
21
E Grammatejtë nisnë të mëndonejnë, e të thoshnë: Ç’është kij që flet vllasfimira? Kush mund të ndëjejë fajetë, përveçme vetëmë Perndisë?
22
E Iisui sepse kupëtoi silloit’ e ture, u përgjegj, e u thot’ ature: Pse mendoneni ndë zëmëra tuaj?
23
Cila është m’e kollajtë, të thom: Të qofinë ndëjierë fajet’ e tua, a të thom: Ngreu, e ecë?
24
Po që të shihni se i biri njeriut ka eksusi të ndëjejë fajetë mbi dhe (i thotë së mbajturit): Ti të thom, ngreu, e merr shtratnë tënd, e hajde ndë shtëpi tënde.
25
E si u ngre atë çast përpara gjithëvet, mori shtratthinë që dergjej mbë të, e vate ndë shtëpi të tij tuke lëvduarë Perndinë.
26
E çuditejnë, e lijnë mëntë të gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e u mbushnë friket, e thoshnë, se pam çudira sot.
27
E pasandaj dolli, e pa një kumerqar, që quhej Levi, që rrijte mbë kumerq, e i tha atij: Eja pas meje.
28
E si la të gjitha, u ngre, e vate pas tij.
29
E i bëri gosti të madhe atij Leviu ndë shtëpi të tij. E ishnë turmë kumerqarëvet e madhe, e botësë tjerë, që qenë me të bashkë ndë mësallë.
30
E mçoijnë Grammatejt’ e ture edhe Farisejtë mbë mathitit’ e tij, e u thoshnë: Pse hai e píi bashkë me kumerqarë e me fajëtorë?
31
Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Nukë duhenë të shëndoshëtë jatro, po ata që kanë të keq.
32
Nuk’ arçë të thërres të drejtëtë ndë metani, po fajëtorëtë.
33
Edhe ata i than’ atij: Pse mathitit’ e Ioannit, ashtu edhe ata të Farisejet agjërojënë nëndurë, edhe falenë, e të tutë hanë e pinë?
34
Edhe ai u thot’ ature: Mos mundni juvet të bëni shokët’ e dhëndërit t’agjërojënë kur kanë dhëndërinë mb’anë të ture?
35
Po do të vijënë dit, kur të mirretë dhëndëri nga ata, e ahiere mb’ato dit do t’agjërojënë.
36
E u thosh ature edhe paravoli, që: Ndonjë njeri nukë kolis mbi një rrobë të vjetrë një copë nga rrobë të re; e ndë mos e reja prish të vjetërënë e nuk’ ujdis mballoma e re.
37
E asndonjë nukë vë verë të re ndë kaçupe të vjetëra, ma ndë vuftë do të shpojë vera e re kaçupetë, edhe ajo do të derdhetë, edhe kaçupetë do të humbasënë.
38
Po verën’ e re ndë kaçupe të ra duhetë të vëmë, e të dia do të ruhenë.
39
E asndonjë që pi verë të vjetërë, atë çast do të re, sepse thotë: E vjetëra është m’e mirë.
← Chapter 4
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 6 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24