bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 4
Luke 4
Albanian 1827
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 5 →
1
E Iisui plot nga Shënjti Shpirt u kthie nga Iordhani, e shpirej prej Shpirtit nd’erimi.
2
E për dizet dit gucitej nga i paudhi; e s’hangri fare gjë mb’ato dit. E si u sosnë ato dit, pastaj i erdhi u.
3
E i thot’ atij i paudhi: Ndë je i biri i Perndisë, thuaj këtij gurit të bënetë bukë.
4
E ju përgjegj atij Iisui, e i tha: Është shkruarë, që nukë rron me bukë vetëmë njeriu, po me çdo fjalë të Perndisë.
5
E si e hipi atë i paudhi ndë një mal të lartë, i dëftoi atij sa të përpjekç sinë gjithë mbretërit’ e jetësë.
6
E i thot’ atij i paudhi: Ti do të ta ap gjithë këtë urdhër, edhe nderet’ e ture, se mua më është dhënë, e kujt të dua unë ja ap atë.
7
Ti adha ndë u unjëç përpara meje të më faleç, do të jenë gjithë të tuatë.
8
E ju përgjegj atij, e i thotë Iisui: Ikë nga meje satana, se është shkruarë: T’i faleç Zotit Perndisë sate, e atij vetëmë t’i bëç lëvdim, e llatri.
9
E e pru atë ndë Ierusalim, e e vuri mbi kulm të Ieroit, e i tha atij: Ndë je i biri i Perndisë gremis vetëhenë këteje përposh mbë dhe.
10
Se është shkruarë: Se do të porsitjë Ëngjëjt’ e tij për ti, që të ruajnë.
11
Edhe se do të të ngrënë ti mbë duar, që të mos përpjekç këmbënë tënde mbë gur.
12
E ju përgjegj, e i thot’ atij Iisui, se: është thënë pameta, të mos guciç Zotnë Perndinë tënde.
13
E si sosi i paudhi gjithë gucitë, iku prej si ngjera mbë tjetër kohë.
14
E u kthie Iisui me fuqi të Shpirtit ndë Galileë, e zëri dolli për të ndë gjith’ ato vënde rrotullë.
15
E ai dhidhaks ndë sinagoje të ture, e nderonej nga gjithë.
16
E erdhi ndë Nazaret tek pat qënë rriturë, e hiri sikundrë qe mpsuarë, ndë sinaguaj të shëtunë, e u ngre të dhiavas.
17
E ju dha atij mbë dorë një kartë e profitit Isaiut, e si e hapi kartënë, gjeti vëndnë tek qe shkruarë:
18
Shpirt’ i Zotit mbi mua, pra andaj më hrisi; të vangjelis të varfëritë më ka dërguarë, të shëroj ata që kanë zëmërënë copa-copa, të dëftej skllevet shpëtimn’ e ture, e të verbëret që t’u hapenë sitë, e të lefteros ata që janë ndë shtrëngim.
19
Për të dhidhaksurë vitn’ e dëshëruarë të Zotit, e ditën’ e shpëtimit.
20
E si mbilli kartënë, e ja dha kopilit, ndënji mbë dhe. E sit’ e gjithë sinagojit qenë kthierë, e vështroijnë mbë të.
21
E nisi t’u thoshte ature, se sot digjuatë të vërtetën’ e kësaj kartet me veshë tuaj.
22
E gjithë thoshnë se kështu është, e çuditejnë për fjalë t’ëmbla, që dilë nga goj’ e tij, e thoshnë: Nuk’ është kij i biri i Iosifit?
23
E u thot’ ature: Vërtet do të më thoi këtë paravoli: Jatro, shëro vetëhenë tënde. Gjith’ ato punëra që digjuam, që u bënë ndë Kapernaum, bëni edhe këtu ndë patridhë tënde.
24
E u tha: Me të vërteta u thom juvet, se ndonjë profit nuk’ ësht’ i pëlqierë ndë patridhë të tij.
25
E u thom juvet: Me të vërteta, shumë gra të va qenë mbë dit të Iliut ndë Israil, kur u mbill Qielli tri vjet edhe gjashtë muaj, sa u bë u e madhe mbë gjithë dhe.
26
E mbë ndonjë nga ato nuk’ u dërgua Iliu, përveçme ndë Sarepta, vënd të Sidhonësë, mbë gruan’ e ve.
27
Edhe shumë të leprosurë qenë ndë kohë të profitit Elisseut ndë Israil, e ndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveçme Neemanit Sirosë.
28
E si digjuanë këto gjithë sa qenë ndë sinaguaj, u frinë gjithë me të zëmëruarë.
29
E u ngrenë e e krienë atë përjashta qutetit, e e prunë ndë buzë të malit, tek qe vënë binaja e qutetit së ture, që ta gremisnë atë.
30
E ai shkoi ndëpërmes të ture, e iku.
31
E zbriti ndë Kapernaum, qutet të Galileësë; e dhidhakste ata të shëtunatë.
32
E çuditejnë për dhidhahi të tij që u bën, sepse dhidhahi e tij ish me eksusi, e me urdhër.
33
E ishte ndë sinaguaj një njeri që kish Shpirt të dhemonit së pëgërë, e briti me zë të madh.
34
E thoshte: Lena, ç’kemi na të bëjëmë me ti, Iisu Nazarino? A erdhe të na priç nevet? Unë të di cili je tij, Shënjti i Perndisë.
35
E e qërtoi atë Iisui, e i tha: Pusho, e dil nga ai. E si e shtiu atë mbë dhe i paudhi, dolli nga ai pa bërë ndonjë të keq.
36
E tromaksnë të gjithë, e kuvëndoijnë njeri me jatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo fjalë, që me urdhër, e me fuqi porsit Shpirtëret’ e pëgëra, e dalënë?
37
E zër’ i tij vej tuke përhapurë mbë çdo vënd, mbë çdo anë.
38
E si u ngre nga sinagoji, hiri ndë shtëpi të Simonit. E vjehëra e Simonit mbahej nga një ethe e keqe, e i lutejn’ atij për atë.
39
E si u qas mbi të, e porsiti ethenë, e e la atë atë çast, e ajo u ngre, e u shërben ature.
40
E si perëndoi Dielli, gjithë sa kishnë të sëmurë, me çdofarë sëmundëra, i bijn’ ata tek ai, e ai si vij duartë mbi çdonjë nga ata, i shëron ata.
41
Edhe dhemonëtë dilë nga shumë, e thërrisnë, e thoshnë, se ti je Krishti i biri i Perndisë, e i qërton, e nuk’ i lijte ata të thoshnë, sikundr’ e dijnë, që ai është Krishti.
42
E si u kdhi, dolli e vate ndë vënd erimi, e turmët’ e kërkoijn’ atë, e erdhë ngjera tek qe ai, e e mbaijn’ atë, që të mos ikën nga ata.
43
E ai u tha ature, që: Duhetë të vangjelis mbretërin’ e Perndisë, edhe ndë të tjeratë qutete, se për këtë jam dërguarë.
44
E dhidhakste ndë sinagoje të Galileësë.
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24