bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 1827
/
Luke 24
Luke 24
Albanian 1827
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
1
E të parën’ e javësë, pa kdhirë dhe, vanë ndë varr e prunë aromatë që panë bënë gati, edhe ca të tjerë me ato bashkë.
2
E gjenë gurë që qe ngrijturë nga varri.
3
E si hinë brënda nukë gjenë kurmnë të Zotit Iisu(i)t.
4
E tek rrijnë çuditeshnë ato për këtë, na, e u duknë afër’ ature di burra me rroba që vetëtijnë.
5
E si u frikuanë ato, e ujnë faqenë ndë dhe, u thon’ ature: Pse kërkoni juvet ndë të vdekurë atë që ësht’ i gjallë?
6
Nuk’ ësht’ ai këtu, po u ngjall. Kujtouni ç’ju ka thënë juvet, kur qe akoma ndë Galileë.
7
Që u tha: Është hria të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet gjunahqarë, e të mbërthenetë ndë Kruq, e të tretënë ditë të ngjalletë.
8
E u kujtuanë fjalëvet së tij.
9
E si u kthienë nga varri rrëfienë gjithë këto të dimbëdhjetëvet edhe gjithë së tjerëvet.
10
E ato që u rrëfienë këto apostojet qenë Magdhalini Maria, edhe Ioanna, edhe Maria e ëmm’ e Iakovit, edhe të tjeratë që qenë me to bashkë.
11
E këto fjalë u duknë përpara ature posi marrëzi, e nukë dhanë besë mbë to.
12
E Petrua u ngre e vate ndë varr me vrap, e si u unj, sheh çarçafëtë mbë dhe vetëmë. E u kthie prapë, e çuditej me vetëhe të tij për ato që u bënë.
13
E na, di nga ata që vijënë atë ditë ndë një fshat që qe larg nga Ierusalimi gjashtëdhjetë stadhe, që quhej Emmaus.
14
E këta kuvëndoijnë njëri me jatërinë për gjithë këto që gjajtinë.
15
E tek kuvëndoijnë ata e rrëfeijnë njeri-jatërit, u afërua edhe Iisui e vij me ta bashkë.
16
E sit’ e ture u qenë thambosurë, që të mos e njihnë atë.
17
E u thot’ ature: Ç’kuvënde janë këto që bëni njeri me jatërinë tuke ecurë, e pse jini të helmuarë?
18
E njeri nga ata që quhej Kleopë, u përgjegj, e i thot’ atij: Ti vetëmë je i huaj ndë Ierusalim, e nukë di këto që janë bënë mbë të ndë këto dit?
19
E u thot’ ature: Cilatë? Edhe ata i than’ atij: Punëratë që u bënë rrotullë Iisuit Nazareut, që qe profit i fortë ndë punë edhe ndë fjalë përpara Perndisë edhe gjithë llaoit.
20
Edhe qish të parët’ e priftëret edhe arhondëtë tanë e dhanë atë të mundonetë me vdekëjë, e e mbërthienë atë ndë Kruq.
21
E navet kemi omuth se ai është, që do të lefterosjë Israilnë. Po ndashti përveçe këture, tri dit ka sot që kur u bënë këto.
22
Ma edhe ca gra nga nevet na nxuarë nga mëntë, si vanë që mëngjesënë ndë varr.
23
E si nuk’ e gjenë kurmin’ e tij, erdhë e thanë që panë edhe të dukurë Ëngjëjet që thoshnë, se ai ësht’ i gjallë.
24
E vanë ca nga nevet ndë varr, e gjenë kështu, si than’ edhe gratë, po atë nuk’ e panë.
25
Edhe ai u thot’ ature: O të pamënd e të mënuarë prej zëmëret që të besoni ndë gjith’ ato që thanë profitëtë.
26
Nukë duhej të pëson Krishti të tila, e kështu të hin ndë lëvdim të tij?
27
E nisi që nga Moisiu e nga gjithë profitëtë, e u ksijis ature ndë gjithë kartëra, ato që qenë thënë për të.
28
E u afëruanë ndë fshat që vijnë, e ai dëfton sikur do të vij më teje.
29
E ata e shtrëguanë atë, e i thoshnë: Mbetu me nevet, sepse u err e u thie dita. E hiri të rrij me ta bashkë.
30
E gjau kur ndënji ai ndë mësallë me ata bashkë, mori bukënë e e bekoi, e si e theu, e vu përpara ature.
31
E ahiere u hapnë sit’ e ture e e njohnë atë, po ai u humbi nga sit’ e ture.
32
E ata thanë njeri me jatërinë: Nukë na digjej zëmëra jonë ndë vetëhe tonë, kur na kuvëndon mb’udhë e na zbulon navet kartëratë?
33
E u ngrenë atë çast e u kthenë ndë Ierusalim, e gjenë mbëjedhurë bashkë të njëmbëdhjetë, edhe ata që qenë me ta.
34
Që thoshnë, se Zoti me të vërteta u ngjall e ju duk Simonit.
35
E ata ju rrëfeijnë ato që u gjajtinë mb’udhë, edhe qish e patnë njohurë ndë të thierë të bukësë.
36
E tek kuvëndoijnë ata këto kuvënde, vetë ai Iisui qëndroi ndë mes të ture. E u thot’ ature: Paq mbë juvet.
37
E ata si u trëmbnë shumë e u frikuanë, u dukej sikur shihnë ndonjë Shpirt.
38
E u thot’ ature: Pse jeni të nakatosurë e pse hipëjënë ndë zëmëra tuaj silloira?
39
Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ai vetë. Zirmëni me dorë e shihmëni, se Shpirti nukë ka mish edhe eshtëra, sikundrë shihni mua që kam.
40
E si u tha këto, u dëftoi ature duartë edhe këmbëtë.
41
E tek nukë besoijn’ edhe ata, e qenë jashtë vetiut nga gazi, u thot’ ature: Kini gjë këtu për të ngrënë?
42
Edhe ata i nxuarë përpara një copë pishk të pjekurë edhe pite mjaltë.
43
E si e mori, e hangri përpara ture.
44
E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua.
45
Ahiere u hapi mëndien’ ature, që të kupëtoijnë kartëratë.
46
E u tha ature, se kështu është shkruarë e kështu duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë të tretënë ditë.
47
E të dhidhaksej nd’ëmër të tij metani e të ndëjierë të fajevet ndë gjithë filira, e do të nisni juvet nga Ierusalimi.
48
E juvet do të jeni martirë të këture punëravet.
49
E ja unë që dërgoj mbë juvet taksëjën’ e Babait sim; e juvet rriji ndë qutet Ierusalim ngjera sa të visheni fuqi lartazit.
50
E i shpuri ata jashtë ngjera mbë Vithani, e si ngrijti duart’ e tij, i bekoi ata.
51
E atje tek bekonte ai ata, u nda prej sure e vinte sipër prej Qiellit.
52
E ata si ju falë atij, u kthienë ndë Ierusalim me gëzim të madh.
53
E rrijnë gjithënjë ndë Iero, tuke lëvduarë e tuke bekuarë Perndinë. Vërtet.
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24