bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 10
Isaiah 10
Albanian 2018
← Chapter 9
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 11 →
1
Mjerë ata që nxjerrin rregulla paudhësie e shkruajnë ligje që përligjin shfryrëzimin,
2
për t'u shkelur të drejtën skamnorëve, për t'u mohuar drejtësinë mjeranëve të popullit tim, për t'i bërë vejushat prenë e tyre, për t'i plaçkitur jetimët.
3
Ç'do të bëni ditën e ndëshkimit, kur të vijë mjerimi prej së largu? Te kush do të vraponi për ndihmë, thesaret tuaja ku do t'i lini?
4
Sepse do të gjunjëzoheni mes të burgosurve e do të bini ndër të vrarët. E megjithëkëtë zemërimi i tij nuk u fashit e krahu i tij mbeti i shtrirë.
5
Mjerë Asiria, thupra e zemërimit tim! Në duart e saj është shkopi i furisë sime.
6
Kundër një kombi të pafe po e dërgoj, kundër një populli, që më zemëron, e urdhëroj, që ta plaçkitë e ta bëjë pre, që ta shkelë me këmbë si baltën e rrugës.
7
Por ai nuk e mendon kështu, në zemër sheston tjetër gjë, ka vendosur të shfarosë, të shuajë kombe jo të pakta.
8
E thotë: «A nuk janë prijësit e mi si mbretërit?
9
A s'është Kalnehu si Karkemishi? A s'është Hamati si Arpadi? Si Damasku a s'është Samaria?
10
Dora ime pushtoi mbretëritë idhujtare, ndonëse idhujt e tyre ishin më të shumtë se në Jerusalem e në Samari.
11
A nuk do t'ia bëj Jerusalemit e idhujve të tij siç ia bëra Samarisë e idhujve të saj?».
12
E kur Zoti ta ketë përfunduar veprën e tij në malin e Sionit e në Jerusalem, do ta ndëshkojë krenarinë e zemrës së mbretit të Asirisë e vështrimin kryeneç të syve të tij,
13
se tha: «Veprova me fuqinë e krahut tim, me urtinë e mençurinë time. Kufijtë mes popujve i zhduka, thesaret e tyre i plaçkita, si trim i plandosa ata që ulen ndër frone.
14
Dora ime i gjeti thesaret e popujve, si të ishin në një fole zogjsh, dhe siç mblidhen vezët e braktisura, ashtu e mblodha botën mbarë. Askush s'i hapi dot krahët për të fluturuar, askush s'e hapi sqepin për të cicëruar».
15
A mburret sëpata para atij që me të pret? A krenohet sharra para atij që e përdor? A thua shufra e drejton atë që e mban në dorë, apo shkopi e ngre lart atë që s'është prej druri?
16
Prandaj, Zoti, Zoti i ushtrive, mes më të fortëve të tij plagë do të dërgojë, atje ku kishte lavdi do të ndizet flaka, do të djegë si zjarri përvëlues.
17
Drita e Izraelit do të jetë si zjarri, i shenjti i Izraelit porsi flaka, do të djegë e do të përpijë brenda ditës shkurret e ferrat e tij.
18
Lavdisë së pyllit e të kopshtit të tij do t'ia përpijë mishin e shpirtin, si i sëmuri që lëngon për vdekje, ashtu do të mbetet.
19
Do të mbesin aq pemë nga pylli i tij, sa t'i numërojë edhe një fëmijë.
20
Atë ditë do të ndodhë që teprica e Izraelit dhe të mbijetuarit e shtëpisë së Jakobit nuk do të mbështeten më tek ai që i godiste, por do të mbështeten me besnikëri te Zoti, i shenjti i Izraelit.
21
Teprica, teprica e Jakobit, do të kthehet te Perëndia i fuqishëm.
22
E megjithatë, o Izrael, edhe nëse populli yt do të ishte si rëra e detit, vetëm teprica do të kthehej atje. Është vendosur shfarosja, që të shkojë në vend drejtësia.
23
Urdhrin e shfarosjes e dha Zoti, Zoti i ushtrive, dhe po e zbaton në mbarë vendin.
24
Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti i ushtrive: «Mos ki frikë prej Asirisë, o populli im, që banon në Sion. Njëmend do të të godasë me thupër e shkopin do të ngrejë mbi ty, ashtu si Egjipti,
25
por edhe pak e do të marrë fund, se zemërimi im do të ndizet flakë për t'i shkatërruar».
26
Mbi të Zoti i ushtrive do të ngrejë një fshikull, ashtu siç bëri kundër Midianit te shkëmbi i Orebit. Do ta lartësojë shkopin e tij mbi det, ashtu siç bëri në Egjipt.
27
E do të ndodhë atë ditë, që barra e tij do të hiqet prej shpatullës sate, zgjedha e tij prej qafës sate, prej të majmurit do të thyhet zgjedha e tij.
28
Ia behu në Ajat, nëpër Migron kaloi, në Mikmas plaçkat shkarkoi.
29
Ja, tek përshkuan shtegun, në Gebë po kalojnë natën, Ramahu po dridhet, Gibeahu i Saulit merr arratinë.
30
Gërthit sa të kesh zë, o bija e Galimit! Dëgjo mirë, o Lajshah, përgjigju, o Anatot!
31
Madmenahu ka marrë arratinë, banorët e Gebimit kanë ikur.
32
Po atë ditë do të qëndrojë në Nob e do të tundë grushtin kundër malit të bijës së Sionit, kundër kodrës së Jerusalemit.
33
Ja, Zoti, Zoti i ushtrive me dhunë do t'i presë degët, më të lartat do të priten, majat do të shkurtohen.
34
Pyllin e dendur do ta presë me sëpatë, Libani do të bjerë me gjithë madhështinë e tij.
← Chapter 9
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 11 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66