bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 63
Isaiah 63
Albanian 2018
← Chapter 62
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 64 →
1
Kush është ky që vjen nga Edomi, nga Bocrahu me petka të kuqe? Ky, që është veshur me kaq madhështi, që po afrohet me kaq forcë? Jam unë që flas me drejtësi, që kam fuqi të shpëtoj.
2
Përse, pra, je veshur me të kuqe dhe petkat i ke si ai që shtrydh rrushin?
3
I vetëm e shtrydha rrushin e nga popujt askush s'qe me mua. I shtypa me këmbë nga zemërimi, i shtrydha nga mëria ime. Gjaku i tyre m'i stërpiku petkat, gjithë rrobat m'i njollosi.
4
Ja, ditën e hakmarrjes e kisha në zemër, viti i shpengimit tim mbërriti!
5
Pashë e s'kishte kush të ndihmonte! U shtanga e askush nuk më përkrahte! Atëherë ngadhënjeu krahu im e më përkrahu furia ime.
6
Me zemërim i shtypa popujt, i deha me mërinë time, gjakun e tyre përtokë e derdha.
7
Mirësinë e Zotit do ta kujtoj, lavdërimin e Zotit dhe gjithçka Zoti bëri për ne, mirësinë e madhe, ndaj shtëpisë së Izraelit, që i dhuroi nga dhembshuria dhe nga mirësia e tij e pamasë.
8
Se tha: «Vërtet janë populli im, bij që nuk merren me mashtrime» dhe u bë shpëtimtari i tyre
9
në çdo fatkeqësi që kishin. Nuk i shpëtoi as ndonjë njeri e as ndonjë engjëll, por i shpëtoi vetë ai dhe nga dashuria e mëshira i shpengoi. Ai vetë i ngriti e i mbajti gjatë gjithë ditëve të moçme.
10
Por ata ngritën krye dhe e hidhëruan shpirtin e tij të shenjtë. Prandaj u bë armiku i tyre, vetë ai luftoi kundër tyre.
11
Atëherë popullit iu kujtuan ditët e lashta, Moisiu me mbarë popullin. «Ku është ai që i nxori ata prej ujit», thanë, «Bashkë me barinjtë e tufës së tij? Ku është ai që mes tyre vuri shpirtin e tij të shenjtë?
12
Ai që, përmes krahut të djathtë të Moisiut, i drejtoi me krahun e tij të madhërishëm? Ai që i ndau ujërat para tyre, për të fituar një emër të amshuar?
13
Ai që i kaloi nëpër fundin e humnerës, siç kalon kali nëpër shkretëtirë, pa u penguar?
14
Ashtu si zbresin bagëtitë në luginë, ashtu i çonte drejt prehjes Shpirti i Zotit. Kështu i prive popullit tënd, për të bërë një emër të madh».
15
Vështro prej qiellit e shiko prej banesës sate të shenjtë e të madhërishme! Ku është zelli e fuqia jote? Dëshira jote e zjarrtë dhe mëshira jote larg prej nesh qëndrojnë.
16
Sepse ti je ati ynë! Abrahami nuk na njeh dhe Izraelit s'i kujtohemi, por ti, o Zot, je ati ynë, «Shpenguesi ynë» është emri yt që prej amshimit.
17
Përse na bën të endemi, o Zot, larg prej udhëve të tua? Përse i ngurtëson zemrat tona, që ty mos të të druajmë? Kthehu për hir të shërbëtorëve të tu, për hir të fiseve të trashëgimit tënd.
18
Vetëm për pak kohë populli yt i shenjtë e trashëgoi tokën, erdhën armiqtë dhe e shkelën shenjtëroren tënde.
19
Prej kohësh jemi bërë një popull mbi të cilin ti nuk sundon më e nuk thirret me emrin tënd. Ah, sikur t'i shqyeje qiejt e të zbrisje, para teje malet do të dridheshin!
← Chapter 62
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 64 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66