bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 57
Isaiah 57
Albanian 2018
← Chapter 56
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 58 →
1
Po merr fund i drejti e askush nuk shqetësohet! Njerëzit besnikë po shfarosen e askush s'e vret mendjen! Po, i drejti po degdiset prej së keqes!
2
Por, paqja vjen, kush ecën udhës së drejtë, do të prehet në shtratin e vet.
3
Afrohuni këtu, o bij të shortares, bij të të përdalit e të lavires.
4
Me kë talleni? Kundër kujt hapni gojën e nxirrni gjuhën? A s'jeni ju bij të paudhësisë e pjellë e mashtrimit?
5
Ju ndizeni në epshe ndër lisa, poshtë çdo peme të harlisur. Fëmijët tuaj i flijoni nëpër lugina, nëpër të çarat e shkëmbinjve.
6
Mes rrëpirave të luginës është pjesa jote, ato, po, ato janë çka të takon. Atyre u kushtove fli stërpikjeje, fli drithi u blatove. Mos vallë prej tyre u dashka të zbutem?
7
Mbi mal të lartë e të thepisur u ngjite e atje shtratin tënd e vure. Atje lart u ngjite fli për të kushtuar.
8
Pas derës e pas pragut i vure përkujtimoret e tua. Fshehtas meje u zhveshe, mbi shtrat u ngjite e shtratin e zgjerove. Marrëveshje me ta ti bëre, shtratin e tyre fort e dëshirove, lakuriqësinë me ëndje ua vështrove.
9
Shkove te mbreti e lyer me vaj, e lyer me shumë erëra të mira. Deri larg i nise lajmëtarët e tu dhe zbrite deri në skëterrë.
10
Prej udhës së gjatë u lodhe, por nuk the: «Është e kotë!». I mblodhe forcat sërish, prandaj dhe nuk u këpute.
11
Prej kujt u tute e pate frikë, që të gënjeje, të më harroje e të mos më kishe për zemër? Kam heshtur për një kohë të gjatë, prandaj dhe nuk ma ke frikën.
12
Ja, unë do ta shpall hapur drejtësinë tënde bashkë me veprat e tua, por kjo s'do të të sjellë dobi.
13
Kur të bërtasësh, le të të shpëtojë moria e idhujve të tu. Por ata do t'i marrë era, do t'i përpijë puhiza. Por, kush kërkon strehë tek unë, do të trashëgojë tokën, do të zotërojë malin tim të shenjtë.
14
«Sheshoni, sheshoni, shtrojeni udhën!», do të thuhet, «Hiqini pengesat nga udha e popullit tim!».
15
Se kështu thotë i Larti e i Tejlarti, ai që banon në amshim, emri i të cilit është i shenjtë: Në vend të lartë e të shenjtë banoj, por edhe pranë atij që pendohet e atij që ka përulësi në shpirt, për t'ua përtërirë shpirtin të përulurve, për t'ua përtërirë zemrën të penduarve.
16
Ja, unë nuk dua të grindem përherë as dua të jem i zemëruar përgjithmonë, se para meje do të këputej çdo shpirt e çdo qenie që unë kam krijuar.
17
Prej paudhësisë së tij të pangopur u zemërova, e godita e i zemëruar prej tij u fsheha. E ai u end me kokëfortësi udhës së zemrës së vet.
18
I njoh mirë udhët e tij, por dua ta shëroj. Do t'i prij, do ta ngushëlloj sërish atë vetë dhe ata që vajtojnë me të.
19
Do të vë fjalë hareje në buzët e tij. Paqe, paqe për atë që është larg e afër, thotë Zoti, e do ta shëroj.
20
Të paudhët janë si deti i trazuar, që nuk di të qetësohet, ujërat e tij nxjerrin llucë e baltë.
21
Nuk ka paqe për të paudhët, thotë Perëndia im.
← Chapter 56
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 58 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66