bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 42
Isaiah 42
Albanian 2018
← Chapter 41
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 43 →
1
Ja, shërbëtori im që unë e përkrah! Ja, i zgjedhuri im që shpirtin ma kënaq! Mbi të kam vënë shpirtin tim, ai do t'u sjellë kombeve drejtësinë.
2
Nuk do të bërtasë, zërin s'do ta ngrejë, s'do t'i dëgjohet zëri nëpër rrugë.
3
Kallamin e shkelur s'do ta thyejë, kandilin që nxjerr tym s'do ta shuajë, të drejtën me vërtetësi do ta shpallë.
4
S'do të meket, s'do të mposhtet, derisa të ketë vënë drejtësi mbi tokë; ujdhesat presin të mësojnë ligjin e tij.
5
Kështu thotë Zoti Perëndi, ai që krijon qiejt e i ndeh, ai që shtrin tokën me gjithçka prodhon, që mbi tokë frymë i jep njeriut e shpirt atyre që ecin mbi të:
6
unë, Zoti, të thirra në drejtësi e për dore të kam kapur. Të kam ruajtur e të kam caktuar si besëlidhje për popullin, si dritë për kombet,
7
për t'u hapur sytë të verbërve, të burgosurit për t'i nxjerrë nga burgu, prej shtëpisë së robërisë, ata që rrinë në terr.
8
Unë jam Zoti, ky është emri im, lavdinë time tjetërkujt s'ia jap, as lavdërimet e mia idhujve të gdhendur.
9
Ngjarjet e mëparshme, ja, kanë ndodhur e tani po shpall gjëra të reja. Para se të ndodhin, do t'jua bëj të njohura.
10
Këndojini Zotit një këngë të re, jepini lavdi prej skajeve të dheut, ju që lundroni në det e ju krijesat e detit, ujdhesat me gjithë banorët e tyre.
11
Le ta ngrejë zërin shkretëtira e qytetet e saj, bashkë me fshatrat e vendbanimeve të Kedarit, banorët e Selaut le të brohorasin, prej majave të maleve le të thërrasin.
12
Le t'i japin lavdi Zotit, nëpër ujdhesa lavdërimin e tij të shpallin.
13
Si trim marshon Zoti, porsi luftëtari e ndez zellin e tij, me britma lëshon kushtrimin, mbi armiqtë ngadhënjen.
14
Kam heshtur për shumë kohë, kam mbyllur gojën, jam përmbajtur, tani do të këlthas si gruaja kur lind, do të gulçoj e do të turfulloj njëherësh.
15
Do të shkretoj male e kodra, bimësinë e tyre do ta vyshk, lumenjtë në ujdhesa do t'i kthej e pellgjet do t'i thaj.
16
Të verbërve do t'u prij në udhë të panjohura, shtigjeve që s'i njohin do t'i drejtoj, errësirën para tyre në dritë do ta kthej, udhët e shtrembra të drejta do t'i bëj. Do t'i bëj këto gjëra për ta e nuk do t'i braktis.
17
Do të kthehen të mbuluar me turp ata që në idhujt besojnë, ata që shtatoreve të derdhura u thonë: «Ju jeni perënditë tona».
18
Dëgjoni, o të shurdhër! O të verbër, hapni sytë e shihni!
19
Kush është i verbër, në mos shërbëtori im, apo i shurdhër si lajmëtari që kam dërguar? Kush është i verbër si i zgjedhuri im apo i shurdhër si shërbëtori i Zotit?
20
Shumë gjëra pa, por s'u kushtoi vëmendje, veshët hapur i pati, por nuk dëgjoi.
21
I pëlqeu Zotit, për hir të drejtësisë së tij, ta madhërojë ligjin e ta bëjë të lavdishëm.
22
Një popull i plaçkitur e i vjedhur është ky, të gjithë të prangosur nëpër gropa, nëpër burgje i kanë mbyllur. Janë bërë pre e askush nuk i çliron, janë bërë plaçkë e askush s'thotë: «Ktheji!».
23
Kush prej jush po i vë vesh kësaj? Kush prej jush do t'i kushtojë vëmendje e do të dëgjojë për të ardhmen?
24
Kush e bëri Jakobin pre të plaçkitësve? Kush e la Izraelin në dorë të kusarëve? A nuk qe Zoti, kundër të cilit mëkatuam? E, pra, udhëve të tij nuk deshën të ecnin, ligjit të tij nuk iu bindën.
25
Furinë e zemërimit të tij mbi ta e derdhi, bashkë me tmerrin e luftës. I rrethoi zjarri nga të gjitha anët, por as që e kuptuan, i përpinë flakët, por vesh nuk morën.
← Chapter 41
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 43 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66