bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 7
Isaiah 7
Albanian 2018
← Chapter 6
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 8 →
1
Në ditët e Ahazit, birit të Jotamit, të birit të Uziahut, mbretit të Judës, Recini, mbreti i Aramit, dhe Pekahu, biri i Remaliahut, mbretit të Izraelit, shkuan për të sulmuar Jerusalemin, por nuk mundën ta pushtonin.
2
I dërguan lajm shtëpisë së Davidit e i thanë: «Arami ka ngritur fushimin në Efraim». Ahazit e mbarë popullit iu drodh zemra, ashtu siç dridhen pemët e pyllit prej erës.
3
Atëherë Zoti i tha Isaisë: «Nisu bashkë me birin tënd Shear Jashubin për të takuar Ahazin. Dili përpara te cepi i ujësjellësit të depos së sipërme, udhës për në Arën e Rrobalarësit,
4
e thuaji: bëj kujdes e rri i qetë! Mos ki frikë e mos të të tutet zemra nga flaka e zemërimit të Recinit të Aramit dhe birit të Remaliahut, këtyre dy cungjeve që digjen e lëshojnë tym.
5
Arami, Efraimi e biri i Remaliahut kanë shestuar të këqija kundër teje e kanë thënë:
6
“Ta sulmojmë Judën e t'i fusim tmerrin, ta pushtojmë e t'i vëmë për mbret birin e Tabealit”.
7
Kështu thotë Zoti Perëndi: “S'ka për të ngjarë e s'ka për të ndodhur ashtu!
8
Kryeqyteti i Aramit është Damasku, sunduesi i Damaskut është Recini. Edhe gjashtëdhjetë e pesë vjet e Efraimi nuk do të jetë më popull.
9
Kryeqyteti i Efraimit është Samaria dhe sunduesi i Samarisë është biri i Remaliahut. Nëse nuk do të keni besim, nuk do të qëndroni”».
10
Zoti i foli përsëri Ahazit e i tha:
11
«Kërko një shenjë prej Zotit, Perëndisë tënd, në thellësitë e skëterrës ose në lartësitë e qiellit».
12
Ahazi iu përgjigj: «Nuk do të kërkoj asgjë e nuk do ta vë në provë Zotin ».
13
Atëherë Isaia i tha: «Dëgjo, pra, o shtëpi e Davidit! Pak ju duket të mundoni njerëzit, që doni të mundoni edhe Perëndinë tim?
14
Prandaj vetë Zoti do t'ju japë një shenjë: ja, vashëza do të mbetet shtatzënë, do të lindë një djalë e do ta quajë Emanuel.
15
Do të ushqehet me ajkë e me mjaltë, derisa të mësojë të hedhë poshtë të keqen e të zgjedhë të mirën.
16
Por para se djali të arrijë të mësojë të hedhë poshtë të keqen e të zgjedhë të mirën, vendi, dy mbretërit e të cilit ti i ke frikë, do të mbetet i shkretë.
17
Zoti do të sjellë mbi ty, mbi popullin tënd e mbi shtëpinë e atit tënd, ditë që nuk janë parë që kur Efraimi u nda nga Juda. Ai do të sjellë mbretin e Asirisë».
18
Ja se ç'do të ndodhë atë ditë: Zoti do t'u fishkëllejë mizave që gjenden në brigjet e lumenjve të Egjiptit, si edhe bletëve prej trojeve të Asirisë.
19
Do të vijnë e nëpër lugina plot rrëpira do të ngulen, nëpër të çara shkëmbinjsh, nëpër ferrishte, nëpër të gjitha kullotat me ujë.
20
Atë ditë Zoti do të marrë briskun e do të rruajë, do ta marrë hua prej përtej Eufratit, e ky është mbreti i Asirisë. Do të rruajë koka e këmbë, mjekrat do t'i qethë krejt.
21
Do të ndodhë që atë ditë njeriu një mëshqerrë e dy dele gjallë do t'i mbajë.
22
Nga begatia e qumështit, me ajkë qumështi do të ushqehet. Me ajkë e me mjaltë do të ushqehen tërë ata që në vend do të kenë mbetur.
23
Atë ditë çdo tokë me një mijë hardhi, me vlerë një mijë monedha argjendi, do të shkretohet nga ferrat e shkurret.
24
Do të hyjnë në të me shigjeta e harqe, se tërë vendi do të mbulohet me ferra e shkurre.
25
Të gjitha kodrat, që dikur prashiteshin, s'do të përshkohen dot prej ferrave e shkurreve. Do të kthehen në rrah për gjedhët, në një vend që e shkelin dhentë.
← Chapter 6
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 8 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66