bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 54
Isaiah 54
Albanian 2018
← Chapter 53
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 55 →
1
Ngazëllohu, o shterpë, që nuk linde, shpërthe e bërtit nga gëzimi, ti, që dhimbjet e lindjes nuk i pate. Ja, bijtë e të braktisurës më të shumtë do të jenë se bijtë e asaj që ka burrë, thotë Zoti.
2
Zgjeroje vendin e tendës sate, shtriji pa kursim pëlhurat e banesës sate, zgjati litarët e tendës sate, hunjtë e saj përforcoji,
3
se do të përhapesh në të djathtë e në të majtë, pasardhësit e tu do të zotërojnë kombet, qytetet e shkretuara do t'i popullojnë.
4
Mos ki frikë, se nuk do të turpërohesh, mos u skuq, se nuk do të çnderohesh. Turpin e rinisë do ta harrosh, çnderimin e vejërisë më s'do ta kujtosh.
5
Krijuesi yt do të jetë bashkëshorti yt, Zot i ushtrive është emri i tij. Shpenguesi yt është i shenjti i Izraelit, Perëndi i mbarë tokës quhet ai.
6
Se si një grua të lënë, të lënduar në shpirt, të thirri Zoti. «Gruaja e viteve të rinisë a hidhet poshtë?», thotë Perëndia yt.
7
«Për pak kohë të lashë, por nga dhembshuria e madhe po të marr sërish.
8
Kur më shpërtheu zemërimi, e fsheha për një çast fytyrën prej teje, por nga mirësia e amshuar pata dhembshuri për ty», thotë Zoti, shpenguesi yt.
9
«Si në ditët e Noeut është tani për mua, kur u betova se ujërat e Noeut s'do të vërshonin më mbi tokë. Po ashtu betohem se s'do të zemërohem më me ty e më nuk do të të kërcënoj.
10
Malet mund të tunden vendit e kodrat mund të tranden, por mirësia ime për ty s'do të tundet dhe besëlidhja e paqes sime s'do të trandet», thotë Zoti që ka dhembshuri për ty.
11
O e pikëlluar, e rrahur prej stuhive, e pangushëlluar! Ja, me gurë të çmuar do të të ndërtoj, themelet e tua mbi safirë do t'i vendos.
12
Muret e tua prej rubini do t'i bëj, portat e tua me gurë berili, gjithë rrethimin tënd me gurë të çmuar.
13
Të gjithë bijtë e tu do të mësojnë prej Zotit, e madhe do të jetë paqja e bijve të tu!
14
Themelet do t'i kesh në drejtësi, larg do të jesh nga shtypja. Frikë nuk do të kesh e as tmerri nuk do të të prekë.
15
Nëse duan të të sulmojnë, kjo s'do të vijë prej meje. Kush do të të sulmojë, para teje do të bjerë.
16
Ja, unë e krijova farkëtarin, që fryn mbi prushin e zjarrit, që prodhon vegla për punën e tij, por unë krijova edhe shkatërruesin, që të shkatërrojë.
17
Asnjë armë e farkëtuar kundër teje nuk do t'ia dalë mbanë. Çdo gjuhë, që ngrihet në gjyq kundër teje, do të ndëshkohet. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit, e drejta e tyre vjen prej meje, kumton Zoti.
← Chapter 53
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 55 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66