bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 41
Isaiah 41
Albanian 2018
← Chapter 40
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 42 →
1
Le të heshtin para meje ishujt, le ta përtërijnë fuqinë popujt, le të afrohen e të flasin, le të shkojmë bashkë për të bërë gjyq.
2
Kush e ngriti, pra, atë prej lindjes, kush e thirri të ngrihet për të bërë drejtësi? Para tij i dorëzon kombet, para tij i rrëzon mbretërit. Shpata e tij i kthen në pluhur, harku i tij, në kashtë të hapërdarë.
3
I ndjek pas e i kalon pa pësuar gjë, nëpër shtigje, ku këmba e tij s'ka shkelur kurrë.
4
Kush e bëri? Kush e kreu këtë? Kush i shpall breznitë që në fillim? Unë, Zoti, jam i pari. Unë do të jem edhe me të fundit.
5
Shohin ujdhesat e dridhen, skajet e tokës tmerrohen; po afrohen, po mbërrijnë!
6
Secili ndihmon të afërtin, vëllait të vet i thotë: «Bëhu i fortë!».
7
Mjeshtri i jep zemër argjendarit, bakërpunuesi, farkëtarit me kudhër. «Mirë është», i thotë për ngjitjen, dhe me gozhdë e forcon, që të mos tundet vendit.
8
Po ti, o Izrael, shërbëtori im, ti, o Jakob, i zgjedhuri im, fara e Abrahamit, mikut tim,
9
ty, që nga skajet e tokës të mora, të thirra prej viseve të largëta e të thashë: «Ti je shërbëtori im, ty të zgjodha e poshtë nuk të kam hedhur».
10
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
11
Ja, do të turpërohen e do të skuqen gjithë sa janë të zemëruar me ty, do të kthehen në hiç, do të zhbihen ata që luftojnë kundër teje.
12
Do t'i kërkosh, por nuk do t'i gjesh ata që të kundërshtojnë, do të jenë si të mos ishin, do të asgjësohen, ata që të sulmojnë.
13
Se unë jam Zoti, Perëndia yt, unë të marr për dore e të them: «Mos ki frikë, unë jam ndihma jote.
14
Mos u tremb, o krimb i Jakobit, o burra të Izraelit, se unë jam ndihma juaj», kumton Zoti, shpëtimtari yt, i shenjti i Izraelit.
15
Ja tek po të bëj shirëse të mprehtë, të re e me dhëmbëza të mprehta. Do t'i shish malet e do t'i copëtosh, kodrat do t'i kthesh në byk.
16
Do t'i hedhësh lart e do t'i marrë era, stuhia do t'i shpërndajë. E ti do të gëzosh në Zotin, me të shenjtin e Izraelit do të lavdërohesh.
17
Skamnorët e nevojtarët kërkojnë ujë, por ujë nuk ka, nga etja gjuha e tyre thahet. Unë, Zoti, do t'u gjendem, unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis.
18
Lumenj do të shpërthej prej kodrave të zhveshura, burime ujërash në mes të luginave, shkretëtirën do ta bëj pellg ujërash, tokën e thatë gurrë përrenjsh.
19
Në shkretëtirë do ta mbjell cedrin, akacien, mërsinën e ullirin, në shkretëtirë qiparisin do ta vë, bashkë me vidhin e me bredhin.
20
Kështu, do të shohin e do ta dinë, do ta kuptojnë e do ta marrin vesh tok, se këtë e bëri dora e Zotit, këtë e krijoi i shenjti i Izraelit.
21
«Paraqiteni çështjen tuaj», thotë Zoti, «Parashtrojini arsyetimet tuaja», thotë mbreti i Jakobit.
22
Të afrohen e të na tregojnë ç'do të ndodhë, të na tregojnë gjërat që kaluan, që t'i shqyrtojmë në zemër e të dimë përfundimin, ose të na shpallin gjërat që do të vijnë.
23
Na tregoni ç'do të ndodhë në të ardhmen, që ta pranojmë se jeni perëndi. Bëni diçka të mirë apo diçka të keqe, që të mahnitemi e të shohim njëri-tjetrin me habi.
24
Ja, ju s'jeni askush, vepra juaj s'vlen aspak, i neveritshëm kush ju zgjedh.
25
E kam ngritur dikë prej veriut e ai po vjen, prej atje ku lind dielli emrin tim ai thërret, do t'i shkelë prijësit porsi baltën, si poçari që shtyp argjilën.
26
Kush e shpalli këtë që në krye, që ta dinim, apo prej kohëve të moçme, që të thoshim: «E drejtë». Jo, askush nuk e tha e askush nuk e shpalli. Jo, askush nuk i dëgjoi fjalët e tua.
27
I pari isha që i thashë Sionit: «Ja, ja tek janë!». Lajmëtarin unë ia dërgova Jerusalemit.
28
Pashë, por nuk ishte askush, mes tyre s'kishte asnjë që të jepte këshillë apo që ta pyesja e të më përgjigjej.
29
Ja, të gjithë këta janë veç kotësi, veprat e tyre krejt pa vlerë, idhujt e tyre erë e zbrazët.
← Chapter 40
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 42 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66