bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 60
Isaiah 60
Albanian 2018
← Chapter 59
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 61 →
1
Ngrihu e shkëlqe, se po vjen drita jote! Lavdia e Zotit mbi ty po agon!
2
Ja, tokën po e mbulon terri, popujt errësira e thellë, ndërsa mbi ty do të agojë Zoti, lavdia e tij mbi ty do të shfaqet.
3
Drejt dritës sate do të ecin kombet, mbretërit drejt shkëlqimit të agimit tënd.
4
Ngriji sytë përreth e shiko, janë mbledhur të gjithë e po vijnë te ti. Prej së largu do të vijnë bijtë e tu, bijat e tua do të sillen në krahë.
5
Atëherë do të shohësh e do të shkëlqesh, zemra fort do të të rrahë, se pasuritë e detit mbi ty do të derdhen e të mirat e kombeve te ti do të vijnë.
6
Një mori devesh do të të mbulojë, gamile prej Midianit dhe Efahut, të gjithë do të vijnë prej Shebës. Ar e temjan do të mbartin e do të shpallin lavdërimet e Zotit.
7
Gjithë dhentë e Kedarit do të mblidhen te ti, deshtë e Nebajotit do të jenë në shërbimin tënd. Do të kushtohen si fli e pëlqyeshme mbi altarin tim e do ta madhëroj më shumë tempullin tim të lavdishëm.
8
Ç'janë ato që fluturojnë si retë, porsi pëllumbat drejt foleve të tyre?
9
Ja, ishujt e largët tek më presin, me në krye anijet e Tarshishit. Bijtë e tu prej së largu do t'i sjellin, me vete do të mbajnë argjendin e arin e tyre, për nder të emrit të Zotit, Perëndisë tënd, për nder të të shenjtit të Izraelit, që të dha lavdi.
10
Të huajt do t'i ndërtojnë muret e tua, mbretërit e tyre do të të shërbejnë, se vërtet në zemërimin tim të ndëshkova, por nga mirësia ime pata mëshirë për ty.
11
Portat e tua do të rrinë përherë hapur, nuk do të mbyllen as ditën, as natën, që të të sjellin pasurinë e kombeve, me mbretërit e tyre në krye.
12
Kombet dhe mbretëritë që nuk do të të shërbejnë, do të marrin fund. Po, ato kombe do të rrënohen krejt.
13
Te ti do të vijë lavdia e Libanit, qiparisat e pishat, bashkë me bredhat, për të stolisur vendin e shenjtërores sime, të lavdishëm do ta bëj vendin ku shkelin këmbët e mia.
14
Kokulur do të vijnë te ti bijtë e atyre që të shtypnin, përmbys do të bien te këmbët e tua të gjithë ata që të përçmonin, do të të quajnë «Qyteti i Zotit », «Sioni i të shenjtit të Izraelit».
15
E braktisur dhe e urryer ishe e askush nëpër ty s'kalonte, por ja, po të bëj madhështi të amshuar, gëzim, brez pas brezi.
16
Do të pish qumështin e kombeve, prej begatisë së mbretërve do të thithësh. Do ta marrësh vesh se unë jam Zoti, shpëtimtari e shpenguesi yt, i forti i Jakobit.
17
Në vend të bronzit, do të sjell ar, në vend të hekurit, argjend, bronz, në vend të drurëve, hekur, në vend të gurëve. Paqen do të caktoj si udhëheqësin tënd, drejtësinë si sunduesin tënd.
18
Në vendin tënd për dhunë më s'do të flitet as për shkatërrim e rrënim, në trojet e tua. «Shpëtim» do t'i quash muret e tua, «Lavdërim», portat e tua.
19
Nuk do të të ndriçojë më dielli ditën, as hëna nuk do të të shkëlqejë natën, se Zoti do të jetë drita jote e amshuar, Perëndia, shkëlqimi yt.
20
Dielli yt nuk do të perëndojë më e hëna jote nuk do të erret më, se Zoti do të jetë drita jote e amshuar dhe ditët e vajtimit do të marrin fund.
21
Mbarë populli yt do të jetë i drejtë dhe vendin do ta trashëgojë në amshim. Ata janë fara që unë mbolla, vepra e duarve të mia, lavdia ime.
22
I vogli do të bëhet një mijë, i pakti, një komb i fuqishëm. Vetë unë, Zoti, në kohën e duhur, do ta bëj shpejt këtë.
← Chapter 59
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 61 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66