bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 16
Isaiah 16
Albanian 2018
← Chapter 15
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 17 →
1
Dërgojini një qengj sunduesit të vendit, nga Selau i shkretëtirës në malin e bijës së Sionit.
2
Porsi shpendi që rreh krahët, kur e dëbojnë nga foleja, ashtu do të jenë bijat e Moabit, nëpër vatë e Arnonit.
3
Jep këshillë, merr vendim! Në mesditë hijen tënde bëje porsi natën! Fshihi të ikurit, mos i tradhto të arratisurit!
4
Le të gjejnë strehim te ti të dëbuarit e Moabit, ji për ta strehim prej shfarosësit! Se tirani mori fund, shkatërrimi reshti, shtypësi u zhduk prej vendit.
5
Do të ngrihet një fron me themelet në mirësi, me besnikëri do të ulet në tendën e Davidit një gjykatës që do të kërkojë drejtësi, i zellshëm për të dhënë të drejtën.
6
Kemi dëgjuar për krenarinë e Moabit, vërtet shumë krenar, për krenarinë, kryeneçësinë e kokëfortësinë e tij, por madhështia e tij është e kotë.
7
Prandaj Moabi do të vajtojë për Moabin, i gjithi do të shkrihet në vaj, për bukët me rrush të Kir Haresetit, i dëshpëruar kujën do të vërë.
8
Ja, fushat e Heshbonit u shkretuan bashkë me vreshtin e Sibmahut. Sunduesit e kombeve ia shkatërruan shermendet që shtriheshin deri në Jazer, degët nëpër shkretëtirë gjarpëronin e deri përtej detit të Vdekur kalonin.
9
Prandaj, bashkë me vajtuesit e Jazerit vreshtin e Sibmahut do të vajtoj. Do të të përmbyt me lotët e mi, ty, o Heshbon, dhe ty, o Elealeh, se mbi të korrat e mbi të vjelat e tua ra gjëma.
10
U zhduk gëzimi e hareja prej fushave pjellore, nëpër vreshta s'dëgjohet as këngë, as brohori, nuk ka më verë nëpër torqe, nuk ka mbetur kush për ta shtrydhur, britmave të gëzimit u ka ardhur fundi.
11
Prandaj gjithçka përbrenda meje dridhet për Moabin porsi harpa, tërë qenia ime për Kir Heresin.
12
Më kot do të mundohet Moabi, te faltorja në vend të lartë për t'u ngjitur, do të hyjë në shenjtërore për t'u lutur, por nuk do të ketë kurrfarë dobie.
13
Kjo është fjala që tha Zoti dikur për Moabin.
14
E tani kështu thotë Zoti: «Brenda tre vjetëve, vitet e një punëtori me mëditje, do të zhduket lavdia e Moabit, me gjithë popullin e tij të shumtë. Do të mbetet vetëm një pakicë e vogël dhe e pafuqishme».
← Chapter 15
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 17 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66