bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 3
Isaiah 3
Albanian 2018
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 4 →
1
Ja! Zoti, Zoti i ushtrive po heq prej Jerusalemit e prej Judës çdo përkrahje e çdo mbështetje, çdo ndihmë me bukë e çdo ndihmë me ujë,
2
trimin e luftëtarin, gjyqtarin e profetin, shortarin e plakun,
3
kreun e njësisë pesëdhjetëshe, bashkë me fisnikun, këshilltarin dhe magjistarin e aftë, yshtësin plot mjeshtëri.
4
Do t'u vë djelmosha si prijës, foshnjat do të sundojnë mbi ta.
5
Njëri-tjetrin do ta shkelin me këmbë, i afërti do të shtypë të afërtin, i riu do të sillet keq me plakun dhe i pandershmi me të ndershmin.
6
Do të rrëmbejë vëllai vëllanë, brenda në shtëpinë e të atit. «Ja, ku e ke gunën», do t'i thotë. «Prina, kjo rrënojë është tani në dorën tënde».
7
Atë ditë do të ngrejë zërin e do të thotë: «S'kam për t'u bërë mjeku i plagëve, në shtëpi nuk ka as bukë e as gunë, mos më caktoni prijës të popullit».
8
Jerusalemi po rrënohet, Juda po bie, gjuha e veprat e tyre janë kundër Zotit, i kundërvihen sy më sy të Lavdishmit.
9
Vetë pamja e fytyrës dëshmon kundër tyre, mëkatin e vet si Sodoma e shpallin e nuk e fshehin. Mjerë shpirti i tyre, se vetes i kanë bërë keq!
10
I thoni të drejtit se është i lum, se do të hajë frytin e veprave të veta.
11
Mjerë i paudhi, fatkeqësitë do ta godasin, do ta gjejnë ato që ka bërë me duart e veta.
12
Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, gratë sundojnë mbi të. O populli im, udhëheqësit e tu po të mashtrojnë e drejtimin e udhës po ta ngatërrojnë.
13
Në këmbë u ngrit Zoti për të bërë padi, në këmbë po rri për të gjykuar popujt.
14
Po vjen Zoti për të bërë gjyq me pleqtë e popullit e prijësit e tij: Jeni ju që e shkatërruat vreshtin, në shtëpitë tuaja i keni plaçkat që u rrëmbyet të varfërve.
15
Me ç'të drejtë e shtypni popullin tim dhe dërrmoni fytyrën e të varfërve? Kumton Zoti, Zoti i ushtrive!
16
E Zoti tha: krenohen bijat e Sionit, ecin me qafën zgjatur e me vështrime joshëse, ecin me hapa të vegjël lozonjarë, unazat nëpër këmbë u tringëllojnë.
17
Por Zoti do t'ua bëjë kokën qerose, Zoti do t'ua lërë ballin zbuluar.
18
Atë ditë Zoti do t'ua heqë stolitë e kyçeve të këmbës, fjongot e kokës e varëset gjysmëhënëshe,
19
vathët, byzylykët e vellot,
20
kësulat, gjerdanët e këmbës, brezat, enët e aromave e hajmalitë,
21
unazat e stolitë e hundës,
22
rrobat festive, mbulojat, shajet e çantëzat,
23
pasqyrat, këmishëzat, shamitë e kokës e xhubletat.
24
Atëherë, në vend të erës së mirë do të ketë kalbësi, në vend të brezit, litar, në vend të kaçurrelave, shogë, në vend të rrobës festive, grathore, në vend të hijeshisë, shëmti.
25
Burrat e tu do të bien nga shpata, trimat e tu në betejë.
26
Gjëmë e vaj do të ketë në portat e tua, i shkretuar do të ulesh përdhe.
← Chapter 2
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 4 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66